25/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 gusht 1998

PD dëshmon krimet

. Mbi 6 orë në sallën e gjyqit, ja çfarë thanë të akuzuarit. Faqe 2

Pastimi i politikës

NGA FATOS LUBONJA Në një kohë kur pjesa më e madhe e shqiptarëve ka patur bindjen se përgjegjësit e tragjedisë së vjetshme duhet të dalin në bangat e drejtësisë, sot, megjithatë të befasuar ngremë pyetjen: Pse i arrestuan gjashtë PD-istët? Vështirë të besohet se këto arrestime janë rezultat i drejtësisë. Sepse qëndrimi ndaj ngjarjeve të vjetshme, kryesisht i shprehur nëpërmjet fjalëve të Presidentit dhe kryeministrit, megjithë kundërthëniet, ka qenë i prirur ndaj harresës. Sepse deri pak ditë më parë flitej për një takim Nano-Berisha si shpresë e normalizimit të politikës. Sepse edhe vetë Perëndimi ka qenë për pajtim dhe jo për drejtësi. Atëherë, përse këto arrestime? Padyshim këtu s’kemi të bëjmë me hakmarrje të Nanos dhe as me tentativa për mbuluar dështimin, sikurse pretendojnë PD-istët. Por një gjë është e vërtetë. Ekipi në pushtet dukej shumë i dobët për ta ndërrmarë këtë veprim pa miratimin e aleatëve perëndimorë. Po çfarë i ka bindur këta të fundit se më në fund kjo punë duhej bërë? Pas shumë gjasash, provat bindëse se PD-ja vazhdon aktivitetin destabilizues dhe nuk mund t’i sjellë veçse të këqija jetës politike shqiptare. Nuk përjashtohet mundësia që të jenë gjendur prova që kërcejnë e Ambasadës amerikane kanë lidhje me PD-në apo prova lidhjeje meterroristët islamikë ashtu sikurse dihet aktiviteti destabilizues edhe në qëndrimet për Kosovën. Në fakt një gjë është e qartë: krimineli nuk futet në burg vetëm për krimin që ka kryer, por edhe sepse, duke qenë i lirë, mund të kryejë krime të tjera. Kjo u harrua për një vit rresht dhe jeta shqiptare pati boll telashe nga kjo. Mjafton të kujtojmë ngjarjet në Shkodër, eksplozivet në Gjirokastër, mitingjet e panumërta pa leje e të tjera. Shqipëria nuk mund të vazhdojë me këtë lloj gjendjeje prag-destabilizimi. Të gjithë atyre që janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë për të ardhur në pushtet dhe për të grabitur pasuritë, u duhet treguar vendi. Nga kjo pikëpamje ky arrestim duhet përshëndetur si hap i parë i pastrimit të politikës nga krimi. Nano dhe të tija duhet të bëjnë politikë nga ideja se mund të rrijnë në pushtet duke mos e ndjekur përpara alternativën e frikës dhe duke na nxjerrë përpara alternativën e frikës shumë Berisha. Vendi ka nevojë për zhvillime të mëtejshme të politikës drejt dialogut dhe kthimit të krimit politikës dhe jo për këtë ekuivalent negativ dhe paralizues. Megjithatë, lidhur me këtë perspektivë, ky arrestim mbart i erë dhe nuk ka se si të mos rrezikojë simptomat e disa skandaleve kronike të politikës shqiptare të tilla si: A do të bëhen këto politikës shqiptare të tilla si: A do të bëhen këto politikës shqiptare të tilla si: A do të bëhen këto arrestime të drejta të veprojnë pavarësisht nga situatat dhe interesat politike? A do të shihet nga personat dhe situatat politike? A do të shihet nga politika shqiptare besimin për të vepruar drejt dhe energjikisht, pa marrë më parë dorën e të huajve, të cilët jo rrallë kanë parë interesa të tjera? Dhe më në fund: a do të ketë transparencë transaparencë dhe kredibilitet politik ka shqiptarë?

Blerim Çela, i shoqëruar me policë, duke hyrë dje në sallën e gjyqit. Foto GENT SHKULLAKU

Prokuroria: Hetimet sapo kanë filluar

Do ketë arrestime të tjera Pranga për të gjithë ata që ka prova, jo vetëm nga PD, por edhe nga ish-opozita “Për çdo person, i PD-së apo PS-së qof’të ai, për të cilin do të sigurohen prova të pakontestueshme për implikimin direkt në shkatërrimin e shtetit shqiptar, do të procedojmë me arrest. Për ne hetimi nuk ka asnjë ngjyrë politike, përveç drejtësisë”. Agim Tirana, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka dhënë dje në mesditë një tjetër deklarim të bujshëm, vetëm 48 orë pas prangosjes së gjashtë eksponentëve të PD-së. F 3

Pas arrestimeve, ja ç’thonë politikanët Nëntë marsi nuk u shkel F 5 PD akuzon kryeministrin Ndalimet janë politike Urdhërin e dha Nano F 4 Të afërmit e të akuzuarve tregojnë natën e prangave Si u bënë arrestimet F 6 Qindra vetë protestojnë para shtëpisë së Nanos Berisha në miting F 4 I sëmurë nga diabeti, nuk mund të kurohet në qeli Zhullali në spital F 3 Incident në Ambasadën e SHBA, marinsat qëllojnë Pse u vra polici F 9 Tritoli shkatërron një qendër industriale Shpërthim në Gjirokastër F 11