Mitingu i PD degradon në shpërthim dhune/ Partitë kërkojnë respektimin e kushtetutës
PD jashtë ligjit
Përleshje me rendin, plagosen gjashtë policë
Faqe 3-5
Aventura e dytë
NGA GAVROSH LEVONJA Nuk kishte asnjë dyshim që Berisha dhe partia e tij do të reagonin në momentin kur në adresë të saj do të mbërrinin faturat për ngjarjet e marsit të vitit të kaluar. Po, mënyra e përqafuar prej tij për të protestuar kundër arrestimit të ish-zyrtarëve të pushtetit të PD-së jo vetëm që s’është më efikase, po më së shumti po dëmton vetë Berishën. Duke paragjykuar hapin e hedhur nga prokuroria në natën e të shtunës, lideri i PD-së, konfirmon para opinionit të jashtëm dhe të brendshëm disa nga hipotezat e formuluara për të prej kundërshtarëve të tij. Në radhë të parë duke pritur “me këmbët e para” hapin e hedhur nga organi i prokurorisë lidhur me ngjarjet e marsit, Berisha paraqitet edhe një herë si një politikan me mentalitetin arkaik për të politizuar gjithçka. Në këtë aspekt për të dhe PD-në në përgjithësi, do të ishte më e përshtatshme që të prisnin duke lënë organet e drejtësisë të hidhnin hapa të tjerë për të goditur pastaj në momentin më të përshtatshëm i cili nuk do të vononte të vinte duke pasur parasysh vështirësitë për mbrojtjen e akuzës ndaj të arrestuarve, gjë që e përmendi dhe Nano në fjalën e tij në televizion. Pas kësaj edhe reagimet e PD-së do të shiheshin si më të përligjura. Po më e lehtë lidhet me thirrjet histerike për të “mbrojtur demokracinë me armë” të hedhura nga vetë Berisha dhe të amplifikuara nga ndonjë bashkëpunëtor i tij apo segmente të caktuara të PD-së. Nëse flitet për armë, PD dhe Berisha të cilët nuk qenë në gjendje të mbronin shtetin nga ai që e quajnë “rebelim i armatosur”, vështirë se do të jenë në gjendje të korrin fitore tani që janë të privuar nga shfrytëzimi i pushtetit. Veç kësaj duke dhënë kushtrimin për të rrokur armët, Berisha po e paraqet edhe një herë veten si gjeneratori kryesor i destabilizimit në vend duke i bërë të besueshme akuzat për rolin e tij në ngjarjet e vitit të kaluar por edhe e të qenit “i padëshirueshëm” për ato qarqe ndërkombëtare të cilat janë të interesuara për një Shqipëri të qetë e të qëndrueshme. Duke bërë thirrje për revolta, lideri i PD-së dhe njerëzit që e rrethojnë i krijojnë mundësinë shtetit të “tradhësojë brenda kuadrit ligjor në përgjegjësi dhe duke mbrojtur rendin kushtetues, gjë e cila nuk qe në gjendje ta bënte pushteti i mëparshëm. Dhe përsa i përket kësaj, me përfundimin e ditëve të fundit, ata njerëz që flasin në emër të PD-së, po konsumojnë shijet e atyre dispozitave që parashikojnë shkeljen e një partie jashtë ligjit. Po edhe pse institucionet e shtetit të sotëm nuk do të arrijnë deri tek kjo, do të ishte një rast që të tregonte tolerancën, shpirtin e shtetit të tregonte tolerancën, shpirtin e një demokracie e cila do të ishte përsëri një blerë i madh për Berishën dhe PD-në.
Si shpëtoi depoja e helmeve
Reparti 1001 te Rrapi i Treshit u mor në ruajtje nga fshatarët në ditët e vrëmujshme të marsit 1997
Historia e mbijetesës së provës së fortë kundër ish funksionarëve të PD
Lëndët Helmuese Luftarake, që akuzojnë të arrestuarit e marsit për krime kundër njerëzimit, i ka shpëtuar shkatërrimit krejt rastësisht. Një nga anëtarët e grupit të hetimit tregoi dje se në ç’mënyrë ra në dorë prova më e fortë materiale për prokurorët, klorpikrina helmuese, publikuar pak ditë më parë në media nga vetë prokurori i Republikës.
F 7
Pjetër Arbnori dje në mitingun e PD. Foto LEONARD FILOPATI
Tirana dje në masa sigurie të lartë
PD përgatiti një 2 prill
F 2
Ish shefi i shtabit në arrati, pranga në mungesë
Adem Çopani, gjykata firmos arrestin
F 7
Ushtria shqiptare demonstron forcën
firmos arrestin
F 7
Ushtria shqiptare demonstron forcën
Predha shqiptare në kufirin jugosllav
F 11
Marrëveshje e heshtur e PD me një pjesë të PS
Arrestimet, lojë kundër Nanos
F 4
Ushtria e Kosovës, plane ambicioze
UÇK aktive edhe në Maqedoni
F 6
Baza kërkon daljen nga koalicioni
PAD në krizë, faji i Cekës
F 4
Hapen dhe vidhen pakot që vijnë nga jashtë
Shpërtheu skandali i Postës shqiptare
F 9
signs the
Albanian shells on the Yugoslav border
P. 11
A quiet agreement between the PD and part of the PS
The arrests, a game against Nano
P. 4
The Kosovo army, ambitious plans
The KLA active in Macedonia too
P. 6
The grassroots demands withdrawal from the coalition
PAD in crisis, Ceka’s fault
P. 4
Packages arriving from abroad are opened and stolen
Albanian Post scandal erupts
P. 9