09/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 shtator 1998

Malaj: Jap dorëheqjen

“Nano ka shkelur kompetencat e mia” — Faqe 3 “ Nano ka shkelur kompetencat e mia” Faqe 3

Kaosi në qeverisje

NGA BLENDI FEVZU Një mbledhje e rënduar qeverie nuk ka arritur dje t’i japë zgjidhje problemeve të provokuara dy javët e fundit. Në një situatë të tensionuar disa prej ministrave kryesorë kanë shkarkuar mërinë e tyre jo vetëm mbi opozitën, por edhe mbi strukturat e koalicionit, të cilat, në vend të përpiqen për të konsoliduar qeverisjen, po e çmontojnë çdo ditë atë. Finalja e gjithë kësaj duket se ka qenë dorëheqja e Ministrit të Financave dhe kërcënimi i dy ministrave të tjerë se do të bëjnë së shpejti një veprim të ngjashëm. Sidoqoftë, pavarësisht nga mbledhja e djeshme dhe vendimet enigmatike që janë marrë atje, situata nuk ngjan aspak rozë dhe këtë mund ta konstatojë edhe një sy i pastërvitur. Shqipëria gjendet në një situatë kaotike dhe kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vendimit të gabuar për arrestimin e tre ish funksionarëve të PD dhe tre ish ushtarakëve. Vendimi i marrë me mendjelehtësi dhe i pamotivuar brenda akuzës, e ka transferuar Shqipërinë nga një vend disi i qetë dhe padyshim në favor të koalicionit qeveritar, në një fushë të minuar, ku duket se do të sakrifikohen jo vetëm individë dhe parti, po ku mund të reduktohen edhe përqindjet që mban në xhepat e saj Partia Socialiste. Gjithkush mund të konstatojë dhe të ketë guximin të thotë se pas arrestimit të të gjashtëve dhe protestave që pasuan atë, rendi në vend ka marrë goditje të ndjeshme. Ngjarjet në Lazarat, Shkodër, Lezhë, Kavajë etj, të çojnë në konkluzionin se stabilizimi i rendit varet ndjeshëm nga situata politike ose është një derivat i saj. Goditje të ndjeshme ka marrë edhe administrata publike, e mbi të gjitha strukturat që sjellin të ardhura. Fitet nga doganat janë reduktuar në dy javët e fundit, ndërsa kontrabanda duket të jetë shtuar. Si për t’i shkuar deri në fund të gjithë kësaj, kritikat e përsëritura të opozitës, po përvetësohen edhe nga drejtues të tjerë të partive të koalicionit. Majko dhe Gjinushi i kanë lëshuar një ultimatum Tetës, ndërsa Ceka, Zogaj, Manja dhe deputetë të tjerë kanë ngritur zërin për Jolon dhe deputetët e tjerë të koalicionit. Duke se koalicioni i doganës dhe kontrabandën. Duk[e] se koalicioni nuk po funksionon më, përderisa figura të rëndësishme të tij, përpara se të komunikojnë me njëri-tjetrin, pozjnë përpara mikrofonëve të gazetarëve dhe ju lëshojnë njëri-tjetrit, gazetarëve dhe ju lëshojnë njëri-tjetrit, gazetarëve dhe ju lëshojnë luftë kolegëve. Në një situatë të tillë kaotike, arnimi me njerëz apo struktura ndihmëse nuk do të japë asnjë rezultat pozitiv. Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje politike në dy kahe: Stabilizimin e një dialogu pozitë - opozitë dhe rikomponimin e koalicionit qeveritar. Jemi në një udhëkryq ku vendimet e prera kanë forcë detyruese dhe askush nuk duhet të ketë frikë për t’i marrë ato.

PD: Tryezë për kushtetutën

Opozita rikthehet në tavolinë për ligjin themelor — F 4 Opozita rikthehet në tavolinë për ligjin themelor PD: Tryezë për kushtetutën F 4

Largime masive në polici

Alarm në ministri, dhjetra oficerë preferojnë emigrimin — F 7 Alarm në ministri, dhjetra oficerë preferojnë emigrimin Largime masive në polici F 7

Sot: Allishverishe për drejtimin e TV

Më në fund mbledhja e Këshillit Drej-

Nano ngrin të Gjashtët e PD

“Të shtyhet procesi deri në një situatë më të qetë politike”. Experts pro propozimit, KE e kundërshton. Politika larg drejtësisë Arben Malaj Kryeministri deklaron përpara grupit iniciativën e pajtimit me opozitën Shefi i maxhorancës dhe kryeministri Fatos Nano ka marrë iniciativën për ngrirjen e procesit ndaj gjashtë ish funksionarëve të PD-së, të arrestuar në ngjarjet e vitit të kaluar. Në një mbledhje të grupit parlamentar të PS-së ku kryeministri mori pjesë bashkë me ministrat socialistë propozoi ngrirjen e procesit deri në një moment kur situata politike të jetë më e qetë. F 2

Sot: Allishverishe për drejtorin e TV

F 7 Më në fund mbledhja e Këshillit Drejtues të RTV do të bëhet sot në një nga zyrat e RTVSH. Drejtori i Përgjithshëm Klosi ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të TV z. Eduart Mazi. Ndërkohë që për të fituar votat e nevojshme për shkarkimin e Mazit, njerëzit e Klosit kanë kapur veç e veç disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues duke iu premtuar se “votoni kundër Mazit se Klosi do t’ju emërojë më pas ju drejtor, por mos i thuaj asnjëri”. Kështu së paku katër anëtarë të këshillit drejtues janë bërë gati për drejtor të TV, por asnjëri nuk do të jetë më vonë në listë për drejtor, pasi kandidaturat që do të propozohen, nëse shkarkohet Mazi, janë Blendi Gonxhe ose Gëzim Podgonica, ky i fundit i shoqëruar si gjithnjë nga Musa Ulqini, kryetari i Komisionit Parlamentar për Masmedian. Natyrisht që nuk duket se qëndron loja e “raportit Klosi”, por janë të tjera interesa lobesh në këtë mes për postin e drejtorit të TV. Drejtori Mazi, edhe mund të ketë bërë gabime, por së paku ka drejtuar një institucion që ka njohur evoluime dhe që është bërë i pranueshëm nga të gjithë. Ai mund të ketë edhe gabuar, por së paku është profesionist, por jo si drejtori i Përgjithshëm Ardian Klosi, i cili, ndonëse është intelektual i njohur, por nuk merr vesh nga punët e RTV. Ndaj sot lobet do luftojnë për të hequr një drejtor e për të vënë një tjetër drejtor, pjesëtar i lobeve të caktuara ose një manekin. Të shohim si do të veprohet, ndonëse janë prerë katër anëtarë për drejtor TV. Dikush tjetër është duke pritur sot në kafen “Pergola” për të marrë detyrën e re, me një shuk dollarësh në xhep. Me interes pritet sot reagimi i Aleksander Frangaj, Lubonjës, Bushkës dhe Martin Lekës, që të dy anëtarë të Këshillit Drejtues, ndërsa Nikollë Lesi, sekretar i Komisionit Parlamentar tha se “në mbledhje do të jem patjetër, pasi ligjërisht RTV është varur nga parlamenti”. Papërgjegjshmëria mbetet qyshdrimi i Ylli Pangos. A.VELA

Tronditen financat/ Ministri nuk është dakort me shkarkimet e drejtorëve Ahmetaj dhe Bleta