10/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 shtator 1998

Zv/kryeministri flet pas dorëheqjes së Malajt: “Nuk do t’ia pranojë Nano”

Fino tregon klanet

“Islami, njeriu që sulmon ministrin e Financave” (Faqe 2) “Islami, njeriu që sulmon ministrin e Financave” Faqe 2

Bukë e pagatuar

NGA FRROK CUPI Kjo është Shqipëria sot. Mbas i kishin tërmuar gjashtë vjet me radhë pas periudhës izolacioniste, u ngrit një dorë e dhimbëshme e popullit e cila e mblo-dhi miellin në magje me qëllimin për ta ribërë “bukën” e shtetit shqiptar. Nuk ishte e rastësishme që kjo dorë erdhi përsëri nga Vlora ku ishte ngritur flamuri i parë i shtetit. Fatmirësisht në Pranverën e vitit 1997 e Keqja u mund me votën popullore. Mirëpo përsëri shteti ndodhet në një pozitë delikate. Pse ka ndodhur kështu? 1. Në momentin kur “mielli” i shtetit u rimblodh në magje, ndodhi gati- gati-Rozafa. Ndërsa “punëtorët” që i mblodhën rripat njeriut. President që shkatërroi shtetin (dmth masat e popullit) u larguan nga vendi ku do të bëhej buka, duke besuar tek qeveria që u ngarkua me detyrën e “punëtorit të shtetit”. Por qeveria përsëriti simptomat e harresë, të entuziazmit, të harresës dhe folklorit politik. Qeveria nuk u mor aq mirë me shtetin. Atëherë pranë “magjes” u afruan përsëri ata që e thërmuan shtetin. Këta kanë shpallur eliminimin e mjeteve paqësore dhe përdorimin e forcës kundër “viktimës” së tyre që është sot shteti i pandërtuar plotësisht. Ndërkohë luajnë rolin e engjëjve, duke “harruar” veten.. 2. Nën motivin e qeverisjes “kristiane”, Shqipëria mori herë pamjen e Parajsës e herë pamjen e Ferrit. Parajsa ishte në formulimin e fjalimeve, ndërsa ferri në rrugë, në kufi, në kioska... Berisha u la të luante skenën e kësaj të mundshme, ndërsa nervozizmi masiv nuk mund të duronte më “spektakël”. Në këtë kohë u ruajtën të njëjtat linja të mafias ekonomike e financiare që kishte përdorur qeveria e Berishës. U aplikua Eminenca Gri, me personin që shfaqet “i parëndësishëm”, në fakt qeveris nga këndi i “vogël”. Asnjë këshillim, asnjë pikë tjeshtësie, asnjë personalitet publik. Shqipëria u ndodh para një fenomeni të ri: Ndërsa krimi ishte krijuar Ma-fi [?] ekonomike, tani rrezikohet që Kon-trabanda po pjell krimin me armë, me bomba, me maska. (vijon në faqe 4)

Ministri vë kushte pas dorëheqjes Malaj: Ose unë, ose koalicioni

F 3

Everts: Nuk ka ngrirje

Pas refuzimit të PD, bie propozimi për të Gjashtët F 4 Pas refuzimit të PD, bie propozimi për të Gjashtët Everts: Nuk ka ngrirje F 4

Burg për fabrikën

Në gjyq drejtuesit e filialit që prodhonte L&M e Vevë F 10

Humbet Klosi, fiton Mazi

Dje në Këshillin drejtues të RTV shtetëror Pas shumë debatesh, fyerjesh, fjalimesh dje në këshillin drejtues të RTV votimi i fshehtë nxori fitues drejtorin e TV Eduart Mazi dhe humbës drejtorin e Përgjithshëm të RTV, të zbarkuarin nga Gjermania Ardian Klosi. Gjithsesi anëtarët e Këshillit Drejtues të vetëdijshëm për akuzat dhe lojën e klanëve në kurriz të televizionit shtetëror votuan 9 me 5 në favor të Mazit, i cili, përveç gabimeve, ka edhe merita në drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm të informimit publik. Kryesorja mbetet se gjithçka filloi me zhurmë dhe forcë nga udhëheqja, por “baza” nuk i përfilli këta rradhë udhëheqësit, të cilët të mërzitur po mendojnë një skemë tjetër për të futur në dorë drejtimin e të vetmit kanal televiziv kombëtar. Ndërsa nuk jemi dakort me disa praktika të drejtorit Mazi, por së paku ai mbetet më profesionisti nga mosprofesionistët që kanë uzurpuar këtë institucion delikat informativ. Po dje, drejtori i Përgjithshëm i RTV, Ardian Klosi sulmoi egër shtypin e pavarur “duke aluduar për ‘ndërhyrje të medias private në punët e TV shtetëror’”. Edhe nëse ndonjë nga sulmet e tij mund të ketë doza të (Vijon në faqe 4)

Arben Malaj Kastriot Islami Arben Malaj; Kastriot Islami

Çakohen gjykatësit e Zanit

Brenda muajit procesi për kapobandën e Vlorës F 6

Hetime për dosjen e UDB

Skandali i zhdukjes së materialeve të kundërzbulimit F 7