Nga paraditja e të dielës deri natën e djeshme/ Si policia ndaloi kryengritjen me armë
Koha Jonë
16 shtator 1998
Orët e Grushit të Shtetit
Kërkohet arrestimi për Sali Berishën dhe gjashtë deputetë të PD
Faqe 2-18
Kriza e tryezave
NGA ARBAN HASANI
Tentativa për një Grusht Shteti në Shqipëri, ka përfunduar mbasditën e së hënës, duke lënë pas veç flakëve dhe prushit të institucioneve të djegura edhe ankthin e përsëritjes së precedentit politik të 9 marsit 1997. I paralizuar në momentet kulmore të tij nga ndërhyrja energjike e rendit, Grushti i Shtetit gjithsesi nuk ka mundur të ndjejë përfundimisht faktorët e jetës politike shqiptare. Megjithë sfidën që rruga i bën shtetit me anën e armëve dhe dhunës së saj të hënën, mbi shqiptarët qëndrojnë ende të njëjtët faktorë dhe aktorë, të njëjtat politikanë dhe ndërmjetës të tyre, të njëjtat praktika për të ashtuquajturën zgjidhje të krizës në vend. Në fakt e gjithë ajo që përkufizohet “krizë”, mbetet ideja e vazhdueshme për marrjen e pushtetit me dhunë nga njëra palë tjetrës.
Përballë goditjes së djegur dhe shkatërruar të Këshillit të Ministrave, asaj të dhunuar të Parlamentit, zyrës së goditur me antitank të kryetarit Gjynushi dhe, dhunimit fizik dhe psikik të gazetarëve të RTV apo përdhosjes së mikrofonit kombëtar, qëndron hipoteza se aktorët apo faktorët e këtij shkatërrimi, mund të ulen në një tryezë të përbashkët me partitë e tjera. Nga zyrat e qeta të Presidencës, dje është hedhur ideja se faktor dramatik me emrin Partia Demokratike, do të vazhdojë të imponojë mbi Shqipërinë, megjithëse ka dhunuar rëndë rendin kushtetues. Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një rikthim në 9 marsin 1997, me të njëjtët persona. Me ndryshimin e vetëm se ata që nënshkruan atë marrëveshje ishin në opozitë, ndërsa tani po u kthejnë të njëjtët politrona presidenciale atyre me të cilët nënshkruan statu quo-në një vit më parë. Nëse disa ish opozitarë kanë nostalgji takimesh me ish presidentin, do të ishte më normale për ta dhe të tjerët që të gjenin një tjetër vend dhe kohë për të shuar mallin apo kthyer borxhin e qëndrimit në politikë njëri-tjetrit.
Qeveria shqiptare dhe partitë e koalicionit të saj kanë shprehur përfundimisht qëndrimin e tyre se nuk do të pranojnë ndonjë kompromis që do të shmangte nga forca e ligjit përgjegjësit e grushtit të shtetit që dështoi në Tiranë në 14 shtator. Përballë këtij qëndrimi, ku organet e drejtësisë kanë kërkuar dhe heqin imunitetet për të gjithë deputetët që organizuan pushtimin e institucioneve, dhënia e një tryeze me “faktorë politikë”, duket më shumë se kompleks i njerëzve që duhet të kthejnë diçka. Ky propozim nuk është gjë tjetër veçse një rikthim në të ardhmen me ankthin e destabilitetit dhe kaosit, të antilligjit dhe shkatërrimit. Sepse në fund të fundit, një tryezë e ripërsëritur si ajo e 9 marsit, mund të rrëshqasë të njëjtat zyra të djegura, të njëjtin televizion të përdhosur, të njëjtin Grusht Shteti.
Teta e Pashko, si shpëtoi Tirana
Demonstruesit e PD në orët kur zotëronin kryeqytetin
Foto REUTERS
Demonstruesit e PD në orët kur zotëronin kryeqytetin — Foto REUTERS
Tmer ri i Radio Televizionit
Si hynë dhe dolën pushtuesit në TV
Tmerri i Radio Televizionit
Ish nëndrejtoresha Malja në krye të rebelëve
Faqe 7
Vlora: Berisha në gjyq
Mit ing i partive të koalicionit qeveritar
Miting i partive të koalicionit qeveritar
Vlora: Berisha në gjyq
Policia në këmbë, rrethet në qetësi
Faqe 10
Policia: Do qëllohet pa paralajmërim
Urdhër i ministrisë së Rendit
Që dje të gjitha forcat e policisë kanë marrë urdhër për të qëlluar pa paralajmërim mbi banditët që vjedhin pasurinë private apo shtetërore, që tentojnë të dhunojnë institucionet shtetërore apo që kundërshtojnë forcat e policisë për kontroll.