23/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 shtator 1998

Etika e krimit politik

NGA GAVROSH LEVONJA Deri tani, politikanët nuk kishin qenë në shënjestër të krimit pavarësisht nga kontrastet ndërmjet tyre, sido “të egra” të ishin këto. Me ndonjë përjashtim të rrallë, ku më tepër mund të bëhej fjalë për kërcënim mbi ndonjë figurë të dorës së tretë apo më poshtë, nuk kishte ndodhur kurrë që mbi politikanët të zbrazeshin karikatorët. Ajo që quhej “krim” deri pak kohë më parë, ishte përkufizuar deri në ndonjë rrahje apo fyerje publike ndaj kundërshtarit. Po, ngjarjet e ditëve të fundit po tregojnë se ndodh ajo që e trembenj një pjesë e mirë e opinionit. Atentati kundër deputetit Azem Hajdari, i njohur si simbol i demokracisë, duket se i ka hapur mugën atentateve me karakter politik. Dy ditë më parë, në harkun e 24 orëve, tre personalitete politike ose të lidhur me politikën, u bënë pre e atentateve: kryetari i PBDNJ, ministri i mbrojtjes i Kosovës dhe hetuesi i antitrafikimit. Pavarësisht se vetëm njëri prej tyre humbi jetën, tashmë duket se krimi po orient-ohet drejt njerëzve të politikës. Pas atentateve të dy ditëve më parë me të drejtë shumica e politikanëve me siguri do të pyesin njëri tjetrin se kush e ka radhën nesër. Këtu nuk është fjala se politikanët janë njerëz të veçantë që si pasojë e pozicionit në të cilin ndodhen mund të jenë të imunizuar përballë krimit. E keqja qëndron tek ajo se kjo kategori njerëzish kanë ithtarët e tyre një pjesë e mirë e të cilëve janë fanatikë, të cilët të përfshirë nga ndjenja e hakmarrjes, mund të kalojnë në veprime të ekzagjeruara deri në absurd. Shtoji kësaj dhe synimin për të manipuluar nga ana e disa politikanëve, të cilët e shfrytëzojnë krimin politik si pretekst për të realizuar skenaret e tyre, atëherë mund të presësh gjithshka. Ajo që ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit ishte shembulli më i qartë për të treguar se deri në ç’masë mund të arrijë pasoja e një vrasjeje politike. Në atmosferën e krijuar si dhe duke pasur parasysh mentalitetin shqiptar, e vetmja mënyrë për të arritur krimin me karakter politik, është funksionimi i strukturave të shtetit. Vetëm një shka, mekanizmat e të cilit funksionojnë rigorozisht do të shkaktojnë një rrjedhë të krimit në përpjekje për të imponuar ligjet e tyre. Dhe në përpjekje për të imponuar ligjet e tyre. Dhe në rastin në fjalë kjo do të fillonte me zbulimin e autorëve të vrasjes së Azem Hajdarit dhe ekzekutorëve të vrasjes politike. Ndryshe, atentatet mbi politikanët do të kthehen në modë. Ekspertët e luftës do të kthehen në mode. Ekspertët e luftës kundër krimi shprehen se moszbulimi dhe mosndëshkimi i kriminelëve krijojnë terrenin më të mirë për krim. Fakti që pak ditë pas vrasjes së Hajdarit u goditën njerëz të tjerë të politikës flet fare qartë.

Supertaksa, të gjithë lekë për policinë

Polic i forcave speciale duke patrulluar dje në Tiranë. Foto REUTERS

Hajdaraga: Kërkuan të evakuohem

Ushtria e heshtur, por e gatshme Orët e Grushtit në Ministrinë e Mbrojtjes Faqe 11

PS, gati dialogu me PD

Konsiderohet i nevojshëm bashkëpunimi Partia e maxhorancës dakord për tryezën Faqe 8

Pse nuk arrestohen puçistët

Nuk zbatohen vendimet e hetimit Prokuroria dhe kabineti akuzojnë policinë Faqe 7

KE: PD sabotoi demokracinë

Dita e dytë e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës/ Miratohet projekt rekomandimi “Marrja e pushtetit me forcë e papranueshme” — Faqe 3 “Marrja e pushtetit me forcë e papranueshme” Faqe 3