Gjinushi: “Ose Apostolin, ose dalim nga koalicioni” Faqe 3
Kryetari i PSD, kryetari i Parlamentit dhe anëtari i koalicionit Skënder Gjinushi
Liliputiada
NGA ENTON ABILEKAJ
Edhe fundi i durimit. Shqipëria nuk mund të më pa qeveri për hir të disa partive të vogla. Janë vetëm tre dhe së bashku nuk bëjnë as për qind të votave shqiptare të 29 qershorit, por po prishin çdo kompromis që ofrohet nga çdo kryeministër që e merr përsipër. Me një uri të pasosur i janë turur portofolëve më të majme dhe nuk lëshojnë në, ndërkohë që po dëshoj edhe herë qeveri vendi më i varfër në Evropë do të detyrohet t’i kthehet prapë zgjedhjeve. Por kjo duket shumë e parëndësishme për partitë lilipute të koalicionit qeveritar. Ato janë marrë dje, mbrëmë dhe vazhdojnë të merren dhe sot me portofolin e mbushur ose të zbrazur të ndonjë ministri mediokër, apo të ndonjë të papuni që u ka mbetur në dyert e çilitura të partisë. Nga ana e tij Presidenti Meidani, njeriu që teorikisht duhet të ndërhyjë për të ndaluar këtë babëzi, qëndron indiferent dhe e ka lënë vendin në kaosin e liliputëve.
Ndërkohë ekziston rreziku i pashuar i marrëveshjes së pushtetit me dhunën, po afrohet dimri dhe nuk dihet nëse do të ketë drita, nëse refugjatët e ardhur nga Kosova do të kenë ndonjë vend për të fjetur apo do të shpërndahen ku të mundin nëpër Shqipëri dhe të bëhen viktima të krimit, nëse do të bëhet në fund të këtij muaji konferenca e donatorëve që mund t’i japë një tjetër serum ekonomisë që po varfërohet për shkak të gjithë kësaj pasigurie. Eksponentët e PS kanë pranuar të tërhiqen për t’u hapur rrugën urisë së koalicionistëve të vegjël, por këta prapë nuk kënaqen. Dhe ndjejnë rrezik vetëm kur ministria që u ofrohet ka shumë pak mundësi të nxjerrë para për xhepat e tyre. Për këtë arsye Shqipëria po ri pa qeveri. Për këtë arsye liderët e 2 përqindëshit hyjnë në zyrat e kryeministrave duke e servilosur e dalin duke u sharë. Nuk arrijnë ta kuptojnë se orientojnë kështu të gjithë ata që presin të jetojnë normalisht, sepse nuk janë duke menduar këtë. Ata po mendojnë “interesat e përfitimit klanor e personal në dëm të interesave të Atdheut”. Kjo është dëshmia e një rruge që i afroi në qeveri dhe më pas u tërhoq vetë, Fatos Nano. U tërhoq Nano sepse ata nuk tërhiqeshin. Dhe nuk kishin as varrjen më të vogël të ndryshegjës, pasi ish-kryeministri u bërtit thurje publike e heqjen dorë nga kjo lloj sjelljeje. Ata kanë zgjedhur diskriminimin e tyre për hir të asaj që mund të përfitojnë nga pushteti dhe i jap mundësinë që varfërisë kokëdalë të gjithë të heqin edhe palcën.
Kjo histori liliputësh nuk mund të mos çojë në një injurimin e tyre si faktor politik. Largimi i tyre nga koalicioni, apo nga politika nuk do të shqetësojë më shumë se ata pak njerëz që presin të punësohen, për meritën e veçantë se janë anëtarë e fundit të partive që po vdesin në faj.
Arrestohet Franc Ikonomi
Është kapur nga Interpoli gjerman
Arrestohet Franc Ikonomi
Prej gjashtë vjetësh kërkohej për vrasjen e Gazmend Muçës
Faqe 8
Atentat bosit Harri Lena
Është në spital e janë tregtar i njohur
Atentat bosit Harri Lena
Qëllohet nga maskat në një pritë në fshatin Lazarat
Faqe 9
Kupa e kampionëve, barazojnë të mëdhenjtë
Manchester, Bajern e Juventus frenohen
Kupa e kampionëve, barazojnë të mëdhenjtë
Askush që fitoi dy javë më parë nuk përsëriti fitoren
Faqe 23