Rendi, një muaj në provë
Majko: “Punoni në tetor, pastaj kërkoni gjithçka” Faqe 3
Politikanët e konsumuar NGA BASHKIM GJERGJI Formimi i qeverisë së re të zotit Majko i dha fund krizës së mprehtë politike në vend, çka pritet të ndikojë dukshëm në vazhdimin e punës për stabilizimin e situatës dhe realizimin e programit të inauguruar që nga koha e qeverisjes së kryeministrit Nano. Kthesa e ngjarjeve në të gjithë hapësirën pas 14 shtatorit duke se diktoi lëvizje radikale në koalicionin drejtues, lëvizje kjo që është identifikuar tashmë me dorëheqjen e kryeministrit të mëparshëm dhe të disa ministrave, kollt e të cilëve kanë qenë ndër më të përfolurit për shkak të korrupsionit apo paaftësisë. Mënyra ndryshimet në ekzekutivin e vendit kanë qenë një temë e rrahur së tepërmi jo vetëm në aspektin e ndërrmarrjes së ndërmarrjes së hapave konkretë për të operuar plagët e qeverisjes, por edhe si veprim politik me një rezonancë të gjerë, realizimi i të cilit në kohën e duhur do të ndihmonte në krijimin e një klime të re politike në vend. Më konkretisht, nëse Nano mbante përgjegjësi për mos aplikimin e masave të ashpra e të thella në luftën kundër kontrabandës e korrupsionit dhe për pasojë duhej të jepte dorëheqjen, po ashtu edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare, protagonisti kryesor i zhvillimeve të deritanishme politike, duhej t’i jepte lamtumirën postit të vet në mënyrë që PD të marrë frymë lirshëm dhe të përfshihet në mjedisin politik në parametra normalë e me një sens të theksuar konstruktiv. Kjo logjikë duket se mbizotëron në shumicën e opinionit publik, apo në meskret e ardhuna nga kancelaritë dhe personalitetet e jetës politike ndërkombëtare për qetësimin e situatës dhe angazhimin e emrave të rinj, të pa përlyer me korrupsionin apo me të shkuarën e hidhur. Mirëpo përgjigja që vjen nga ana e kundërt e gjërave se re nuk ka vend për të menduar se në kampin blu do të triumfojë fryma e re. Berisha vazhdon të përsërisë insistimin e tij për të mos u tërhequr nga jeta politike, duke mos njohur aspak dështimet apo përgjegjësitë e veta për një pjesë ngjarjesh në Shqipërinë e viteve pas ’92. Nga ana tjetër, të vetmet argumente për të sulmuar Majkon në postin e ri janë një pretendim për një sëmundje imagjinare të tij dhe fakti që ka qenë nr.2 pas Nanos në PS. Është e tepërt të thuhet se çështje të tilla si sëmundja mendore apo ato të një karakteri tjetër duhen marrë në konsideratë kur është fjala për drejtues institucionesh shtetërore. Por do të ishte mirë që probleme të tilla, të cilat nuk janë në traditën tonë të diskutimeve për persona të zgjedhur, të ishin aplikuar më parë edhe për vetë autorët e deklaratave të tilla, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë se për ngacmimet e thella patologjike, pasojat e të cilave i vuan i gjithë vendi. Interpretimet e tilla banalë mund të konsiderohen si gjetje të kërkuara me zor për të përligjur veprimet dhe taktikat mohuese të një pjesë të opozitës. Kjo do të thotë shfaqje e tensionit politik, të replikuara dhe të akteve të mugaçërisë. Ndaj bëhet edhe më i domosdoshëm ndryshimi në radhët e drejtuesve të konsumuar, të cilët nuk paraqesin alternativa, por vetëm etiketime pa vlerë.
Kryeministri bën vizitën e parë në Ministrinë e Rendit/Kërkon të bëhen korrigjimet në segmentet e policisë