07/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 tetor 1998

Majko: Hetime Nanos e Meksit

Kryeministri takon shefat e Prokurorisë, SHIK, Kontrollit të Shtetit, Drejtësisë/ Luftë kontrabandës “Ju kërkoj të investigoni këtë qeveri, por edhe paraardhëset” Faqe 5 Kryeministri takon shefat e Prokurorisë, SHIK, Kontrollit të Shtetit, Drejtësisë/ Luftë kontrabandës Majko: Hetime Nanos e Meksit “Ju kërkoj të investigoni këtë qeveri, por edhe paraardhëset” Faqe 5

Protektorati 2000

“Miqtë e Shqipërisë”, organizmi që u propozua nga presidenti amerikan Klinton dhe kryeministri fqinj Prodi, nuk është një fondacion bamirësie apo organizatë tjetër konsultative për shqiptarët dhe shtetin e tyre. Më shumë se një iniciativë kujdestare, forumi që mbledh diplomatët e të gjithë vendeve perëndimore dhe përfaqësuesit e dhjetra institucioneve ndërkombëtare, duket se është fundi i durimit të Perëndimit ndaj nesh. Ideja e shqiptarëve për një kujdestari të importuar nga jashtë, është po aq e gjatë sa edhe e gjithë historia e shtetit. Por veçanërisht pas 1990, ëndrrat për “Planin Marshall” apo ndoshta edhe një çek të hapur, zunë pothuajse të gjithë fjalimet e zgjuara të politikanëve të vendit. Bile edhe të atyre që një vit më parë arritën të marrin thujase të pamundurën në Konferencën e Donatorëve, por që nuk mundën të thithin paratë e hedhura sepse nuk realizuan projektet. Nga ana tjetër destabiliteti politik gjithnjë e më prezent, ka larguar bashkë me investitorët edhe një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptarë. Në këto kushte, “Miqtë e Shqipërisë” janë shansi i vetëm që u jepet shqiptarëve, për t’u integruar drejt Perëndimit. Luftërat politike nuk do të diskutohen më si mundësi për disintegrimin e Shqipërisë, ashtu si vazhdimisht ka luftuar deri tani pozita me opozitën. Nuk do të ketë më thirrje për të mos investuar në Shqipëri dhe nëse ato do t’i bëjë një parti sado e madhe e opozitës, kjo nuk do të jetë domethënëse. Pra i gjithë terreni nxjerr jashtë loje, aktet në dëm të vendit të tyre që nuk kanë ngurruar t’i realizojnë me pasion jo vetëm një pjesë e mirë e klasës politike shqiptare, por edhe punonjësit e administratës, sidomos në dogana dhe në polici. Ndërhyrja tek të gjitha këto duket në ardhjen e 600 policëve dhe 52 doganierëve nga jashtë, tek vizitat me projekte në dorë që bëri aje ambasadorja amerikane Marisa Lino në disa ministra dhe për më tepër tek mbledhja e zhvilluar dje, e cila ishte më shumë diskutim i programit të qeverisë së re. Dhe kjo ishte rruga e vetme, që edhe pse nuk duket shumë e pëlqyeshme, nuk mund të shmanget më, pas papërgjegjshmërisë së politikës shqiptare. Tani shqiptarët do të jenë të sigurt të paktën për fatin e tyre. Pa asnjë rrugë tjetër ata do të ndërtojnë, do të punojnë dhe do të integrohen atje ku kërkuan që në fillim të pluralizmit, por u zhgënjyen vazhdimisht në tetë vjet. Në fund të fundit ky është një Protektorat modern, një kujdestari e pashmangshme, në afërsinë e vitit 2000.

Si janë zhdukur paratë e “Gjallicës”

Qytetarët vlonjatë, një vit e gjysëm më parë, në radhën e sporteleve të “Gjallicës”

Mision i vështirë i Holbrukut

Sot në Londër takim i Grupit të Kontaktit Faqe 7 Ofensiva e fundit diplomatike

Fillon pastrimi i parave

Rregulloret do të kthehen në akte ligjore Faqe 12 Banka e Shqipërisë miraton projektin

Wlaznia: Ja mafia e sportit

Starova: Na janë premtuar 60 minuta, kemi vetëm 20 Faqe 8 Reduktohet kaseta e Korçës