08/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 tetor 1998

Majko, qeveri me Miqtë

Kryeministri paraqet programin në parlament. Kushtetuta, rendi, ekonomia, prioritetet emergjente Program trevjeçar: Luftë kontrabandës që nuk u eleminua nga “Nano” Kryeministri paraqet programin në parlament. Kushtetuta, rendi, ekonomia, prioritetet emergjente Majko, qeveri me Miqtë Program trevjeçar: Luftë kontrabandës që nuk u eleminua nga “Nano” Faqe 3

Si nuk besojmë!?...

Edhe jemi keq, edhe kërkojmë më të mirën. Edhe shikojmë se po bëhet më mirë, edhe nuk besojmë. Paradoksi ndodhet mes nesh. Pse po ndodh kështu? Në radhë të parë le të gjykojmë cila është e mira, më e mira, dhe cila është e keqja. Duke u nisur nga pika më e keqe kërkojmë atë që mund ta quajmë “e mirë” ose “më e mirë”. Fatkeqësisht pika jonë e referimit ndodhej në humnerën e krizës që la pushteti i perënduar në Qershor 1997. Shumëkush po kërkon të dijë se çfarë po ndodh tani. Po ndodh pikërisht ky fenomen: Shqipëria civile dhe politike shqiptare po ndryshojnë pikën e referimit për të krahasuar të mirën dhe më të mirën, jo nga humnera e kaluar, por nga një pikë e ajrosur. Arritja e kësaj pike ka dy argumenta: Argumenti i parë është një punë titanike e qeverisjes plus të qeverisurve për më shumë se një vit; ndërsa argumenti i dytë bazohet në konditat e reja që janë krijuar kohët e fundit. Kondita e parë është qeveria e re, që u del nga duart mafiozëve, kontrabandistëve dhe anti-komunistëve. Askush nuk mund ta akuzojë këtë qeveri, të paktën. Kondita e dytë është e Keqja e ngarkuar së tepërmi. Ndosh[t]a është pak e pakuptueshme. Por në qoftëse pushteti i humbur në Qershor 1997 nuk do ta kishte tejkaluar të keqen, mund të mos e kishim besuar se sa keq ishim. Për shkak se e keqja e atëmhershme i solli Shqipërisë si “dhuratë” terrorizmin e tipit fundamentalist islamik, tanimë Bota e përparuar është aq e vetëdijshme ndaj Shqipërisë. Seriozisht duhet kuptuar më në fund: Nuk mund të lihet ky vend që të bëhet pre e terrorizmit të çfarëdo lloji. Në këtë punë të madhe është e përfshirë forca Botërore, plus nesh. A nuk është një shpresë tjetër, të paktën kjo?! Kondita tjetër është Përbashkësia qytetare botërore për të kuruar Shqipërinë e sëmurur. Disa ditë më parë, Presidenti i Amerikës, Klinton, shpalli iniciativën e tij për krijimin e “Miqve të Shqipërisë”. Kjo iniciativë nuk përfshinë as pesë dhe as pesëqind miq, por përfshinë shtete dhe institucione të tëra Perëndimore që “rretho” me kujdes Shqipërinë. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër kjo gjë? Pse nuk besojmë, ndërsa shikojmë se po bëhet më mirë? Nuk besojmë për shkak se një qeverisje e mbrapshtë nga 1992-1997 mashtroi për të rrënuar çdo thërrime të besimit të njerëzve. Tani zjarri dhe dëshira, e pastaj të ndërtoh[s]h kolona shtetërore. Por do të bëhet. Nuk besojmë, sepse politika dhe sociologjia nuk dinë të flasin. Me njerëzit po flitet një gjuhë cinike dhe mospërse. Këta që flasin këtu janë vetën intelektualë dhe illuminarë. Për fat të keq. Duhet të besojmë tek e mira, sepse kështu jemi të vërtetë dhe ndihmojmë atë.

Trupa ruse me NATO-n në Kosovë

Aeroplanmbajtësja amerikane Eisenhower duke lundruar në ujrat e Mesdheut gjatë një stërvitjeje të NATO-s Foto REUTERS

Skandal me pashaportat shqiptare

Shpallen hetime për 200 mijë Janë hedhur në treg, do egzaminohen në laborator Faqe 2

Konferenca Islamike në Gjyka[lë?]

Rikthehet në skenë debati Nuk ka asnjë dokument, por bashkëpunimi me islamikët do vazhdojë Faqe 4

Hajdaraga vërelen Grushin e Shtetit

Ministri tregon përpjekjet e 14 shtatorit “Çdo çast kërcënime me telefon: ikni të gjithë më mirë” Faqe 2