Koha Jonë
9 tetor 1998
Agresion Shqiptarësë
Breshëri mbi fshatin, ushtria shqiptare nuk i përgjigjet provokacionit
Faqe 2
Basti i Majkos
NGA BLENDI FEVZIU Edhe njëherë parlamenti shqiptar ka ngritur kartonin jeshil duke aprovuar programin qeveritar të Pandeli Majkos dhe stafit të tij. Me një procedurë të thjeshtë, shumica socialiste dhe pjesëtarët e tjerë të koalicionit, i kanë dhënë votbesimin Kryeministrit 31 vjeçar pa bërë më shumë komente për prioritet e tij dhe të qeverisë që drejton. Padyshim, pjesa më e madhe e tyre janë mjaftuar me faktin që Majko është votuar në PS dhe që qeveria e tij është në një mënyrë apo një tjetër vazhdim i qeverisë së Nanos. Por asnjëri prej tyre nuk ka ditur të analizojë në diskutimet e djeshme se cilat duhet të jenë prioritet reale të Qeverisë Majko dhe pse duhet të nënvijëzohen pikërisht këto. Shumica e diskutantëve, nuk i ka dhënë ka dhënë realist përgjigje pyetjes, përse shqiptarët votuan për PS dhe çfarë kërkuan ata në këmbim të votës? Të fiksuar në idenë se votimet qenë të lidhura me praninë e Berishës në krye të shtetit dhe dëshirën e përgjithshme për ta larguar atë prej aty, socialistët mëllë kanë analizuar angazhimet e tyre elektorale. Në një vështrim të tillë, duket se Majko përballet me dy probleme të trashëguara, të paqgjidhura nga qeveria Nano dhe me një të tretë, të përftuar në përmasa shqetësuese gjatë qeverisjes së vetë PS. Problemet e trashëguara janë rivendosja e rendit dhe transparenca e firmave piramidale, ndërsa problemi i tretë është kontrabanda. Është krejt logjike të mendosh se 70 % të shqiptarëve votuan për PS dhe aleatët e saj me shpresën se kjo forcë do të riparonte dy gabime fatale: rendin e shkatërruar dhe do të tregonte botërisht se si humbën 1.1 miliard USD që popullsia i kishte investuar në firmat piramidale. Fatkeqësisht, Qeveria Nano, me gjithë përmirësimet e ndjeshme nuk arriti të realizojë plotësisht asnjë nga këto. Rendi iu dha një partie me 3 %, e cila nuk kishte mbështetjen e nevojshme për një luftë të fortë, ndërsa transparenca e firmave, e premtuar gjatë më shumë se pritje dhe pas 13 muajsh, asnjë shqiptar nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga paratë e investuara dy vjet më parë. Majko duhet të marrë masa konkrete në këtë drejtim. Rendi ka kaluar tashmë në duart e PS dhe kjo parti duhet të dëshmojë se di të qeverisë, duke zgjidhur një nga problemet më shqetësuese. Rendi është testi i parë i Majkos, por edhe hapi ku mund të rrëzohet qeveria e tij. Problemi tjetër mbetet kontrabanda. Gangrena e Qeverisë Nano dhe elementi që e dëmtoi atë më shumë. Majko duhet të dëshmojë jo vetëm ndershmërinë e tij të njohur, por edhe ta provojë se qeveria e tij mund të ndryshojë strukturat e gajshme të kontrabandës dhe t’i eliminojë ato. Kthimi i parave duhet të jetë një prioritet i tij. Ndonëse e tij, qoftë, edhe sikur ai t’ju deklarojë shqiptarëve se paratë kanë humbur dhe askush nuk do t’i kthehet më asgjë. Majko është ngjitur në krye të qeverisë me një luk të ri, por ai ndërruar ende mbi shpinë kostumin elektoral. Bastet e tij nuk është më me partinë që e votoi, por me 3 milion shqiptarë që do të drejtojë.
Rrezikohet festivali i Këngës në RTV
Nje refugjat kosovar në pritje të ndërhyrjes së NATO-s
Ardian Klosi me shumë tek e shoqja në Gjermani se në Tiranë
Rrezikohet festivali i Këngës në RTV
Artistët dhe këngëtarët shqiptarë janë të merakosur për festivalin e Këngës në RTV të këtij viti, pasi nuk është bërë pothuaj asgjë, përderisa nuk mblidhet Këshilli Drejtues i RTV, i cili duhet të miratojë shumë gjëra për festivalin. Shumica e anëtarëve të këshillit Drejtues kanë kërkuar me shkrim që të mblidhet urgjent Këshilli, porse Pan-go ka frikë se mos e heqin, pasi edhe atij i ka mbaruar mandati që prej dy muajsh. Këshilli Drejtues nuk mblidhet gjithashtu, pasi Klosi ka frikë se mos e shkarkojnë, ndaj sapo lajmërohet për mbledhje ai niset urgjent për në Gjermani, atje tek e shoqja gjermanolëse, e cila nuk merr vesh asgjë se ku bie Shqipëria. Pas tri katër apo pesë ditë në Gjermani drejtori i Përgjithshëm i RTVSH vjen në Tiranë dhe sapo njohet se do të mblidhet Këshilli Drejtues thotë "Kam probleme, me pret gruaja në Gjermani, ndaj po nisem". Ky është drejtori i Përgjithshëm i RTV, Klosi, një mashkull që vetëm burrë nuk mund të quhet dhe një njeri me delirë, i cili deklaroi në "ZP" se "kur të vdes, unë populli shqiptar do të ..."
Foto REUTERS