11/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 tetor 1998

Polemika të ashpra mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së PS/ Dokle: “Bëjmë edhe pa kryetarin”

Tentohet puç ndaj Nanos

Islami braktis mbledhjen: “Po shkelet statuti” Faqe 3

Kryeza ta antiNano

NGA EMIN BARÇI Në pjesë e kryesisë së PS mbrëmë ka konkluduar se bëhen edhe pa Nanon. Në analizë të fundit kjo do të thotë se kryetari i PS tashmë është në tabelën që antimoncionistët po përgatisin për ta gjyqtuar. Nisur nga tradita e shqiptarëve se njeriu që rrëshqet i vihet shkelmi në fyt, hakmarrja ndaj Nanos pa prapashestën kryeministër duket normale. Por anormal dhe amoral duket momenti kur bëhet tentativa e parë për largimin e liderit socialist. Sipas disa burimeve private, Nano ndodhet jashtë shtetit për arsye shëndetësore. Për këtë udhëtim, kreu i socialistëve nuk ka lajmëruar zyrtarisht asnjë nga vartësit e tij në parti. Duket se ky ka qenë dhe sebepi për të thënë shprehjen “kemi bërë dhe bëjmë pa Nanon”. Është e cu- çuditshme se po këta njerëz që paskan kaptuar se bëkan edhe pa Nanon, vetëm pak ditë se ky i fundit të jepte vullnetarisht dorëheqjen si kryeministër, i kishin dhënë unanimisht votën për të drejtuar një qeveri të re. U desh vetëm heqja e prapaskenës “I këshillit të Ministrave” që edhe “Kryetar” i PS të vihej në pikëpyetje. Ndërsa Nano i hapi rrugë brezit të ri në udhëheqjen e ekzekutivit të vendit, disa nga udhëheqësit më të vjetër të PS duket se po e konsiderojnë veten bashkëmoshatarë të Majkos (pjesa përftore e mesobrit të Nanos) dhe po kërkojnë riciklimin. Nano ndoshta e meriton të lerë edhe kreun e PS dhe këtë e vendos vetë partia, por fillimi i goditjes në momentin kur personalisht nuk ndodhet në një mbledhje të vogël në kryesinë socialiste, lë shije të lidhur pandershmërie dhe paburrërie. Me firmosjen e dorëheqjes, Nano automatikisht pranoi se nuk arriti objektivat e tij për rivendosjen e rendit, për luftën ndaj korrupsionit dhe drejtimit të drejtësisë. Këto autogol-a do të kishin vlerën e pikëve në klasifikimin e renditjes në parti, sikur KPD dhe kryesia të mos kishte dhënë atij kartabiankën për të bërë qeverinë “Nano III”. Nga ana tjetër, rrethana lehtësuese për të pandehurin Nano është se ai, i pasur me ata që sot po e sulmojnë, kërkoi vetë dorëheqjen. Grupi që sot po përgatit zëvendësimin e Nanos në kreun e PS, përfitoi nga teoria e gjithëpërfshirjes postë shumë e rëndësishme në shtet-dhënie, por edhe në partinë e maxhorancës. Për t’u theksuar është se ky grup nuk ka rrëshqitur asnjë moment nga funksionet e larta shtetërore. Kjo do të thotë se këta janë të pagabueshëm (fajtor për gjithshka negative është vetëm Nano) ose demagogjinë e kanë në art dhe përdorin çdo arritje të PS për vete, duke i faturuar çdo dështim Nanos. “Jemi një avion pa pilot, pasi ai është hedhur me parashutë. Le të takohemi së bashku në tokë dhe të bisedojmë”, tha një mbrëmë një nga drejtuesit socialist.

Amerika, paralajmërimi i fundit për PD

Pasaportat, falso nga mafia

Hipoteza e fundit lidhet me Italinë Ish zyrtarë të ministrisë i kanë blerë lirë nga prodhues ilegalë Faqe 2 Hipoteza e fundit lidhet me Italinë Pasaportat, falso nga mafia Ish zyrtarë të ministrisë i kanë blerë lirë nga prodhues ilegalë Faqe 2

Vejsiu: PD në kushtetutë

Do mblidhet urgjent kryesia Vejsiu: PD në kushtetutë Demokratët pranë përfshirjes në procesin kushtetues Faqe 7

Presidenti i SHBA, Bill Klinton Foto REUTERS Presidenti i SHBA, Bill Klinton. Foto REUTERS