Nano: Nuk largohen
“Individë të papërgjegjshëm shkelin statusin e Aleancës për Shtetin” Faqe 3
“Individë të papërgjegjshëm shkelin statusin e Aleancës për Shtetin”
Faqe 3
Majko, shansi i ish-komunistëve
NGA SOTIRAQ HRONI* Ka filluar të flitet gjerësisht se Majko është shansi i brezit të tij, shansi i vendit, por edhe shansi i vetë socialistëve për të qeverisur. Ndoshta është e vështirë të vlerësohet si e vërtetë përfundimtare çdo njëri prej deklarimeve të mësipërme përballë sfidave që presin kabinetin e ri, por gjykuar nga qëndrimet e deritanishme diçka duket se do të lëvizë për së mbari. Është një kryeministër që përpiqet të sjellë idealizmin e demokratëve, për shtet dhe institucione, për normalitet politik larg pozicioneve armiqësore dhe mendësive dhe praktikave korruptive të përvojës së fundit disavjeçare. Një synim që në të vërtetë përkon edhe me ob- objektivin kryesor të komunitetit ndërkombëtar për ndihmën ndaj vendit tonë. Transparenca, të qenit i hapur, por edhe i vendosur e dinjitoz në përpjekjet e veta janë tiparet më të lexueshme të mentalitetit të ri drejtues, që për shkak të përvojës, mund dhe duhet t’i mirëkuptohen edhe gabimet. Në krye të ekzekutivit, Majko është një shans për të gjithë politikën shqiptare dhe një shembull i shumëpritur që me siguri do të reflektojë në atë që e kemi quajtur krizë të polarizimit dhe të klasës politike të vendit. Një përvojë që në se do të jetë e suksesshme herët a vonë do të gjejë vend në të gjitha partitë e tjera duke futur përfundimisht elemente të tillë si loja e ndershme, dialogu, bon-sensi, këndvështrimi jo bardh e zi i gjërave, të panjohura deri tani nga politika shqiptare. Një përvojë që do të detyrojë lëvizjen nga pozicionet e politikës së intolerancës klanore që dëshmoi të kishte dhe të ketë uzurpuar politikën shqiptare duke njollosur Shqipërinë dhe shqiptarët me damkën e të qenit anti-shtet dhe problematikë. Sipërmarrja e kabinetit Majko ndonëse në fillimet e saj, meriton mbështetjen nga opinioni civil dhe klasa politike e përgjegjshme e vendit. Ashtu siç kërkon mbështetje totale dhe autoritative të vetë Partisë Socialiste. Shmangia e një djelli kundërshtuesh qeveri-parti socialiste, megjithëse embrional, do të jetë përcaktues për fatin e të dyjave, sepse aksesi i kabinetit të ri në opinionin vendas dhe të huaj është as i paragjykuar dhe as i kompleksuar. Si rrjedhojë, roli i vetë Majkos jo vetëm që duhet të forcohet në parti, por dhe të mbështetet totalisht nga partia, për të drejtuar me autoritet gjithë relacionin jetik të qeverisjes me popullin, ashtu si dhe raportin qeveri-parti e mazhorancës. Fati i dhe raporti qeveri-parti e ardhmja e Partisë Socialiste, për edhe vetë e ardhmja e Partisë Socialiste, rinovimi dhe freskimi i saj, apo integrimi i saj në strukturat e së majtës evropiane, tashmë lidhet me emrin e Kryeministrit më të ri të Europës. Çdo dyshim, apo mënjanim, çdo “përkujdesje” për t’i lënë kohë drejtuesve të rinj për ta marrë me angazhimet serioze të qeverisë, janë vetëm stërkëmbësha për të influencuar dhe mbajtur qeverinë brenda klaneve, apo grupimeve të militantëve të vjetër apo të rinj. * Këshilluar / Presidenti Meidani
Nesër Majko në Lezhë
Vizita e parë e kryeministrit në rrethe
Vizitën e parë kryeministri i ri Pandeli Majko do ta bëjë nesër në ora 10.00 në qytetin e Lezhës për t’u njohur me problemet dhe kërkesat e kësaj zone të rëndësishme të Shqipërisë së Veriut
Sot, konferencë shtypi e Angjelit
Sot në orën 11.00 ministri i Financave, z. Anastas Angjeli do të japë një konferencë shtypi lidhur me vizitën e tij të fundit në Washington.
Janë të ftuar përfaqësues nga shtypi dhe mediat elektronike që të marrin pjesë.
Konferenca e shtypit do të zhvillohet në ambientet e ministrisë së Financave
Zani Çaushti, dje në gjykatën e Tiranës duke takuar nënën e tij
Foto GENT SHKULLAKU
Zani Çaushti, dje në gjykatën e Tiranës duke takuar nënën e tij. Foto GENT SHKULLAKU