“Kam prova për krimet që ka bërë shteti mbi Vlorën gjatë protestave”
Faqe 2
Beteja e socialistëve
Kanë kërkuar dje më shumë se gjashtë orë, ndryshimet e pritshme të tre Sekretarëve në Partinë Socialiste. Tonet e tensionuara të provokara nga një fërkim midis liderit të partisë Nano dhe Kryeministrit Majko, mbi marrëdhëniet e partisë me ekzekutivin, kanë qenë i vetmi kulm i një mbledhjeje që në të gjitha aspektet e tjera të saj mund të quhet rutinë. Megjithatë nuk ka qenë i tillë përfundimi i votimit. Pas një ndryshimi në çiftet e pritshme, ose më mirë të thuhet në vendet e tyre, votimi ka nxjerrë fitues Ndre Legisin ndaj Ardian Mylliut dhe Elmaz Sherifit për vendin e Sekretarit Organizativ; Ilir Zelën ndaj Luan Ramës për postin e Sekretarit të Marrëdhënieve Publike dhe Arta Daden ndaj Ben Blushit për vendin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë. Triumvari i Sekretarëve që do të zërë vendet e mbetura vakant nga largimi për në zyrat ministrore të Ulqinit, Koçi dhe Lakrorit, nuk mund të kalojë pa komente. Gjeja e parë në një analizë serioze është vendosja e tyre në grupimet e mundshme brenda PS dhe ekuilibrët e reja që përafëtohen prej kësaj. Me një vështrim të përciptë, nga tre fituesit, dy janë themelues dhe ish funksionarë të FRESH. Legisi dhe Zela kanë qenë dikur njerëz të afërt të Majkos e Metës dhe të gjitha hamendjet të bëjnë të mendosh se ata i janë rikthyer lobeve të vjetra dhe se zgjedhja e tyre ka qenë një kompromis midis dy njerëzve të fuqishëm të shtetit edhe PS. Dade mund të komentohet po në të njëjtën logjikë. Thyerja e saj me Nanon është bërë publike pas largimit nga posti i Ministres së Kulturës dhe kjo thyerje ka mbetur konstante edhe në zhvillimet e mëvonshme brenda partisë. Votimi i djeshëm ka qenë surprizë edhe për faktin që në postet e larta të PS nuk ka konkurruar asnjë prej ish ministrave të larguar nga qeverisja së bashku me Nanon. Fino, Islami, Malaj madje as kanë tentuar të hynë në një garë, që në një mënyrë apo një tjetër ju takonte. Mos përfshirja e tyre në poste të larta drejtuese, duket se e lë Nanon pa ndonjë mbështetje të ndjeshme brenda partisë që drejton. Zhvillimet e djeshme dhe të ardhshme kanë përftuar një situatë paradoksale. Ajo kanë dëshmuar se Nano është doksale. Ato kanë dëshmuar në mënyrë të padiskutueshme një i partiës së tij në autoritetin e tij ai mund tu besojë që janë përfaqësuesit nga kritikët. Nga ana tjetër, votimi ka treguar se jashtë diskutimit për numrin një, Nano e ka të vështirë të imponojë vullnetin dhe preferencat e tij. Sepse votimi i djeshëm, më shumë se sa fitore e një grupi komentohet si dobësim i pozitave të Nanos në përfaqësinë e partisë.
Kombëtarja, triumfi me shije të hidhur
Alban Bushi mbulon kokën pasi ka shënuar golin e parë mbrëmë në Oslo kundër Norvegjisë. Foto REUTERS
Akademiku kosovar pas akordit
Dosja kundër shtatsit të përkohshëm
Zgjidhja e drejtë është e pashmangshme
Faqe 5
Zgjidhen tre sekretarët
Nano, qeveria të mos pushojë PS
Dade, Legisi, Zela, pamja e re e socialistëve
Faqe 3
Kapobanda e përfolur do të tregojë gjithçka di ndaj të akuzuarve për “Krime kundër Njerëzimit”
Loja që të pasuron në “Koha Jonë”
FJALËKRYQI
100 MIJË LEKË (të reja)
Kush gjen 26 fjalëkryqe rresht, merr automatikën e madhe
FAQE 31