Lajmëroi vetëm dhjetë minuta para takimit prezencën, më pas asnjë nuk di gjë për të
Faqe 3
Kundër vetes?!
NGA FRROK ÇUPI
Paradokse po ndodhin midis nesh dhe nesh. Një lëvizje kaotike, ndoshta qindravjeçare, që të gërrët, për arsye se nuk e filluan dot, i vunë emrin “shqiptarë kundër vetes”. E njëjta po ndodh:
1. Kryetari PD, ish-President, “i përgjegjshëm për kushtetutën”, tani në prag të arritjes del e thërret “Shqiptarë, jo Kushtetutë!”. Njeriu të etur i thërritet “Jo jetë”; pas kësaj çfarë vjen?!
2. Në malësitë veriore janë ngujuar “për gjak” mijëra burra e femijë, sepse mijëra të tjerë, nga të vetët, iu kërkojnë jetën. Anëkënd vendit bredhin “komisionet e faljeve”, më shumë të dështuara sa fatimtare, për të pajtuar ne kundër nesh. Malliri i jetës bluan e hedh poshtë energjitë tona kundër energjive tona.
3. Njerëzit në pushtet ngjisin në administratën e shtetit kriminelë e mafiozë “të klanit të vet”. Këta, natyrshëm, iu kthehen si sëpata raporteve mes individit dhe shtetit, dhe e tërheqin gjithçka në zero.
4. Dje në Kosovë, UÇK, d.m.th ushtria e shqiptarëve, ekzekutoi dy shqiptarë dhe arrestoi dy politikanë të LDK- partia shqiptare që ushtron autoritetin më të lartë në Kosovë. Këta shekuj më parë ka nisur të thuhet se shqiptarët janë njerëz që nuk mund të ndërtojnë shtet, pasi mungon aftësia e marrëveshjes mes tyre. Ja, edhe tani, çfarë ndodh.
Në fakt, fenomeni i vjetër “Ne kundër nesh”, tani ka pamje të re:
Pamja e parë: E keqja jonë kundër nesh është tepëruar aq shumë, saqë tani po reziston cilësia e thellë njerëzore e proteksionit kolektiv, dmth. balanca në favor të së mirës. Po humbi kjo kësaj here, humbi e tëra.
Pamja e dytë: Për shkak të tejkalimit të konfliktit në këtë rajon, Bota Perëndimore ka fokusuar fenomenin tonë, duke izoluar ujërat, terroristë dhe trafikantët. Fakti lëshim përdie, dhe ne shpresojmë.
Pamja e tretë: Vendas atë të huaj po thonë: “Sa i bukur ky vend, por përse kaq i varfër?!” Ndërkohë shqiptarët e emigruar po i sjellin paratë këtu dhe po ndërtojnë “shtëpi” e tyre. Po reziston dashuria për vendin përballë urrejtjes ndaj vetes.
Meidani e Majko, me turqit te Nëndetsja 105
Presidenti dhe kryeministri dje në Pashaliman
Foto M.XHUFKA
Presidenti dhe kryeministri dje në Pashaliman. Foto M.XHUFKA
Merimanga e anijeve të kontrabandës
Prokuroria: Askush nuk e di se në ç’hapetoka janë regjistruar, pronësi e kujt është dhe kush i përdor
Çfarë bën mafia: anijet ndërrojnë emrat dhe pronarët
“Anije me ekuipazh shqiptar, me pronësi greke, me flamur panamez. Anije me pronësi shqiptare, ekuipazh shqiptaro-maqedonas dhe flamur grek. Anije ruse e marrë me qira nga shqiptarët dhe punohet po nga ata”. Flota e anijeve e publikuar nga dega e antikontrabandës në Prokurorinë e Përgjithshme, për aktivitete të kundërligjshme, duket se është një lëmsh që do të hajë jo pak investim për tu zbërthyer. Një veprim dhe mendje tipike mafioze.
Faqe 10
Kupa e Kampionëve
Juventus, zonja e barazimeve
Fiton Bajerni, Dinamo e Kievit shkatërron Arsenalin
faqe 21
Në sesioni
40 ministra të jashtëm pro kushtetutës
Duhet finalizuar procesi në interes të Shqipërisë
faqe 4
Rendi vendim
Paga, zhgënjimi i madh i policëve
Përgjigje negative nga qeveria për ndryshim bordërosh
faqe 2
Opozita propozim
Berisha: Komitet kombëtar antimafia
“Drejtuese të jetë opozita, në pushtet do e bëj vetë”
faqe 7
Kryetari i partisë në pushtet mungon në mbledhjen e djeshme të kryesisë/ Do diskutohej për përgjegjësitë e referendumit
Loja që të pasuron në “Koha Jonë”
FJALËKRYQI 100 MIJË LEKË (të reja)
FJALËKRYQI
100 MIJË LEKË (të reja)
Kush gjen 26 fjalëkryqe radhazi, merr shumën e madhe
FAQE 31