12/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 nëntor 1998

Shqipëria nën terror

Hidhet në erë shtëpia e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Pas Shkodrës, përpjekje për rebelim në Kukës/ Gjinushi bllokohet nga një grup i armatosur Faqe 3

Shpërfillja e precedentit

NGA GAVROSH LEVONJA Megjithëse qeveria e re e ka programin e paraqitur në parlament kishte vendosur përmirësimin në mënyrë të ndjeshme të rendit, pavarësisht nga përkushtimi i ministrit të ri Koçi, periudha e deritanishme ka treguar se është bërë tepër pak në këtë drejtim për të mos thënë aspak. Kështu, pa injektuar angazhimin e njerëzve të policisë në luftën kundër krimit, nuk mund të thuhet se është arritur ndonjë sukses. Ngjarjet e Shkodrës, Kukësit dhe atentati ndaj kryetarit të gjykatës kushtetuese Abdiu, janë ndoshta sfida më e rëndë që u bëhet drejtuesve të rendit. Kjo sepse organet e rendit nuk kanë qenë në gjendje të parandalojnë sulmin e një grupi njerëzish të armatosur dhe “pushtimin” nga ana e tyre të institucioneve më të rëndësishme të pushtetit në qytetin verior. Është fakt i stërnjohur, sidomos duke u mbështetur në eksperiencën e këtyre viteve të fundit, që sa herë shteti vendos të veprojë, vështirë se mund të mungojnë reagimet nga grupe që preken interesat. Skenare të tilla kanë shoqëruar pothuajse të gjitha protestat e ndryshme duke filluar nga ato që lidhen me kundërshtimin ndaj ekzekutimit të ndonjë komisari policie të padëshirueshëm e deri tek arrestimi i ndonjë personi me influencë në qarqe të ndryshme të qytetit. Duket se drejtuesit e rendit, në radhë të parë ata në qendër, nuk e kanë përfillur një eksperiencë të tillë që që në fund të fundit, mund të konsidohet edhe angazhim profesional. Siç u tha në njoftimin zyrtar, arrestimi u bë në përpjekje të shmangur trazirat e planifikuara për t’u zhvilluar në ditën e referendumit të 22 nëntorit. Sipas logjikës më të thjeshtë, grupi i personave që do të hidhej në aksion më 22 nëntor normalisht nuk kishte si të mos reagonte pas arrestimit të dyshuarve si krerë të organizimit të trazirave të 22 nëntorit. Në këtë mënyrë, drejtuesit e operacionit e arrestimi të organizatorëve të trazirave të 22 nëntorit, duhet të kishin qenë të përgatitur për një reagim të këtij lloji. Kështu arrestimi duhej të ishte shoqëruar me masa të tjera sigurie për të siguruar mbrojtjen e institucioneve të rëndësishme e pushtetit. Duke mos u bërë kjo, ndodhi ajo që ndodhi. E kaqja tjetër është se pas asaj që ndodhi në Shkodër, në një dyshim fakti u imazhit, ndoshta në përmasa më të mëdha u realizua edhe ditën më të ...

Koçi, përplasje me Majkon dhe Metën

Trupat speciale duke patrulluar dje në mëngjes në rrugët e Shkodrës Foto REUTERS Trupat speciale duke patrulluar dje në mëngjes në rrugët e Shkodrës. Foto REUTERS

Shuli anulon për herë të dytë tenderin “Meta”

Kryeministri “Çështje penale për autorin e shkresës që nxjerr 30 vagonë falas” Ministria e Transporteve hedh poshtë tenderin. Qeveria sulmon “Koha Jonë” Faqe 4-5 Anullohet tenderi “Meta”. Dje, ministrja e punëve Publike dhe Transportit, Ingrid Shuli, nuk ka pranuar të vërë firmën e saj mbi një tender të paligjshëm. I cili, ndër të tjera as nuk duhej të ekzistonte. Vetë Shuli, nuk pranoi që të prononcohej për shkaqet dhe arsyet që e kanë detyruar atë për anulimin e tenderit, dhe tha se informacionin e plotë mund ta merrnim tek zëdhënësi i shtypit i kësaj ministrie.

Meta në darkë me drejtues të Hekurudhave

Lajm i orës së vonë nga qendra e Tiranës Pas debateve në shtyp për tenderin “Meta-Monika”, ku zv.kryeministri është vënë në akuzën e hapur nga mediat për dhënien në një tender ku ishte e përzier edhe e shoqja “Piaza” Ilir Meta kishte thirrur deri darkë dje drejtorin e Hekurudhave, ku darkonin edhe e shoqja Monika dhe deputeti Ndre Legisi, funksionari i lartë i PS-së. Monika si menaxherja e fotografi e gazeta “Koha Jonë” ... Pati hyrë brenda për të bërë një fotografi ... është ngritur Monika dhe ka urdhëruar rojet e të shoqit që ta nxjerrin jashtë fotoreporterin. Ndodhen rojet janë treguar korrektë për Monika urdhëronte duke bërtitur: “Jo fotografi. Mos e lini!” Pas kësaj ngjarjes e nivelit të lartë të restorantit janë nisur ...

Viktimat e prostitucionit

Drama e një familjeje në Shtërmen të Elbasanit, pasojat e ikjes për prostitucion të nënës së dy fëmijëve Mund të duket e pabesueshme, por ka një të vërtetë të hidhur e të lashtë, ashtu siç kanë ngelur në fshat shumë gjëra të tjera, pa u dëmtuar nga metropoli. Pasi është zënë një natë më parë me burrin për punën e lopës, një grua 25 vjeç nis me të tilla ndodhi, por kësaj radhe ...