18/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 shkurt 1998

Klosi kurban, rrëmujë në SHIK

Shërbimi sekret pret vendimin e Meidanit për fatin e shefit Faqe 3

Legjenda e Rozafës

NGA MARTIN LEKA Pas një ndërprerje të gjatë, është shfaqur para publikut shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare. Të nesërmen kanë bërë komentet dhe kanë dhënë opinionet e tyre sfera të ndryshme shoqërore që nga njerëzit e thjeshtë gjer tek komentatorët politikë, intelektualë të fushave të ndryshme, gazetarë e politikanë. E përgjithshmja dominuese e këtij opinioni global ja dominuese e këtij opinioni global ka qenë e përmbledhur në dy fjalë: “Realist e i sinqertë”. Shpesh herë, në opinionet e ndryshme të mëparshme përmendet, Kadare është shfaqur disi nervoz e pse jo, edhe subjektiv. Ndoshta kjo edhe e ka keqinformuar apo i “manipuluar” nga gazetari apo gazeta që e quan shkrimtarin e shquar “është i Yni”, siç ndodh rëndom në shoqërinë e sotme dhe që po përdoret apo keqpërdoret duke nënkuptuar partitë politike. Ndoshta për momentin nuk i’a vlen të bëjmë apologjinë e qëndrimeve të shkuara. As të Kadaresë, as të partive shqiptare, as të liderëve të tyre. Duke marrë shkas nga realiteti konkret në të cilin ndodhemi, i’a vlen që jo vetëm për Kadarenë, por për çdo njeri në këtë tokë që thotë një fjalë të mirë të themi të gjithë: “është i Yni”, siç themi për Kadarenë, Agollin apo një fshatar që punon tokën e vet për të ushqyer fëmijët dhe që pret nga politika zgjidhjet. Sot Shqipëria ndodhet para një evenimenti të rëndësishëm, që për nga rrethanat dhe momenti, mund të krahasohet me ngjarje të tilla si “Besëlidhja e Lezhës” apo “Kongresi i Lushnjës”. Pavarësisht se edhe ky moment nuk evoloi dot as dy fshullimet shqiptare “Bjalon me Gjergj”. Vende të fuqishme të botës, ditën e Kush- tetues e kanë gëdhendur si ngjarjen më të rëndësishme në altarin e kombit të tyre. Edhe shqiptarët e kanë këtë shans ditën e dielë. E kanë të gjithë. Edhe Presidenti i Republikës, edhe Kryeministri, edhe Sali Berisha e Fatos Nano, si e gjithë shqiptaria e tjerë që jetojnë mbi dhe. E kemi këtë shans që gjithë. Edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë që do të lindin pas kësaj dite. E dela na thotë të gjithëve, që këtu si shkohet në kishë, të hartojmë urrejtjet e të lëmë mëkatet. Me sinqeritetin e shpirtit, ashtu siç foli Kadare pak ditë më parë dhe që për fat të keq, disa gazetarë e atrofizuan në “mohimin që i kishte bërë Zeusit”. Me 22 nëntor le të harrojmë edhe “Legjendën e Rozafës”.

Majko vë bast: 2-0 për Shqipërinë

Presidenti Meidani me ekipin kombëtar në Linzë përpara ndeshjes me Greqinë. Foto A.HYKA

Drejtori i tenderave dëshmon për Ilir Metën

I pari në hetim njeriu që anuloi tre herë tenderin e skandalit Skandali Meta-Monika. Heton prokuroria Faqe 4

“Nëse vijnë dy burra nga Ministria e Transportit ngjiti sipër” - i thotë kryeprokurorja e Tiranës, Dolores Velaj shërbimit të rojes ndërsa ngjitet në zyrë aty rreth orës 18.00. Në lidhje me skandalin Meta, ajo ka parashikuar të marrë deklarimet e dy drejtorëve të kësaj ministrie, Besnik Goxhaj dhe Ilia Cili. Goxhaj është drejtor i kontroll-revizionit, njeriu që ka anulluar tre herë tenderin “blerje vagonash të përdorur udhëtarësh”.

Hafizi, Ju lutemi fitoni!

Sot ndeshja ndërkombëtare e futbollit Shqipëri-Greqi Sot pas kaq shumë muajsh shqiptarët mund t’i largohen politikës dhe njerëzve që bluajnë politikën. Sot përqafësoja një e futbollit me shok- rinë Hafizi do të ndiqet nga qindra mijë shqiptarë, të cilët për dy orë do të mund t’i largohen stresit, zhurmës së kallashnikovëve, lodhjes së një kohë vend prodhohet vetëm politikë. Sot jemi të gjithë me mendje tek ju, futbollistët, të gjithë me ankth e dëshirë për fitore do t’ju mbështesim shpirtërisht, me gjithë forcën e zërave tanë. Ju lutem që sot pakten fitoni! Fitoni jo me shumë për renditjen në tabelën e klasifikimit, por për t’ju krijuar mundësinë basketbollkëtareve tuaj që të pakten sot të mund të gëzohen, të brohorasin, të shfryjnë nga gëzimi, pasi shtyra e shqiptarëve të jetojë edhe një ditë tjetër të këqija që e kanë mbu- luar këtë vend të bekuar e njëkohësisht të shkatërruar nga vetë ne, shqiptarët. Hafizi, Ju lutem, të paktën vetëm sot fitoni! Fitoni në emër të krenarisë kombëtare, fitoni në emër të atyre emigrantëve që enden rrugëve të botës nën mjerime e të huajve. Fitoni që të paktën të themi edhe ne se jemi dikushi në këtë pikë të globit që në kanë harruar, porse edhe jemi vet’harruar. Fitoni për ne dhe jo për vete, në mënyrë që bashkëkombasit tanë të shëtisin e të brohorasin njëherësh shqiptarë, fare panjohur e famëkeq. Kjo është lutje në emër të gjithë … edhe njëherë, fitoni!

Kryeministri thërret shefat e dy dësore të Shërbimit Informativ pa praninë e kryetarit/ “Nuk doja të luaja teatër”