19/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 nëntor 1998

Skandal/ Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pranon kërkesën e republikanëve, dyzohen komisionet e votimit

Rrezik anulimi i Kushtetutës Rrëmuje në komisione, Çano fajëson demokratët Faqe 3

Shqipëria tjetër

Dje edhe ata që nuk e njohin mugën që të çon në stadium apo që mbyllin televizorin kur jepet futboll, ishin brenda në një ngjarje të madhe. Futbollistët e kombëtares, Presidenti i Republikës, Kryeministri, politikanët e të gjitha ngjyrave, policët e thjeshtë, tifozët e zhurmshëm, bënë reklamën më të shkëlqyer të një vendi të qetësuar, të një Shqipërie ndryshe. Mjaftoi një ndeshje futbolli, që shqiptarët të tregoheshin më shumë se dinjitozë. Një shans që u shfrytëzua mrekullisht nga të gjithë bashkë dhe secili sipas mënyrës së vet. Të ashtuquajturit “njerëz të kallashnikovëve”, “zhurmëdhënjtë e pandreqshëm të këtij fundshekulli”, papritur u shfaqën si xhentëlmenë të vërtetë, që frakun e kishin zëvendësuar me flamuj kombëtarë. Papionët e politikanëve këtë herë ishin shndërruar në bluza kuqezi të kombëtares së Shqipërisë, të cilat Presidenti Meidani, Ministri i Kulturës dhe shumë të tjerë i mbanin veshur me shumë krenari. Dje, shqiptarët kënduan me zë të lartë himnin e tyre, në një rast të rrallë. “Flamuri i përbashkuar” oshëtimë krenari, pa ndjerë shqetësimin provincial se dikush do ta përqeshte nga pas, siç ka ndodhur fatkeqësisht më parë. Një simbol kombëtar, është objekt i çmuar dhe mbetet i vlerë, në një ditë që mund të konsiderohet vlera e madhe për të gjithë. Dje fqinjët tanë jugorë dhe bashkë me ta e gjithë bota, panë munda? në të shikonin një Shqipëri tjetër, shqiptarë të tjerë. Faqet e kronikave të tyre të zeza, mbushur me emra shqiptarësh, për një çast u dukën të përgënjeshtruara nga madhështia e koreografisë së “Qemal Stafës”. Kudo emigrant që jeton jashtë, në mënyrë të veçantë ata që punojnë në Greqi, sigurisht që thirrën me zë të lartë: Jemi shqiptarë. Ndoshta për herë të parë në jetën e tyre, njerëzit hallahxinjtë vendit të varfër në Ballkan, nuk patën frikë të përmendnin identitetin e tyre. Përkundrazi thirrën me zë të lartë se vinë nga Shqipëria. Nga kjo Shqipëri e mrekullueshme, valle e dinjitoze.

Shqipëria, çfarë dinjiteti!

Tifozë të lyër kuq e zi dje në “Qemal Stafa” Foto A.HYKA

Kryetari i SHIK hidhet në mbrojtje Klosi: Shkarkimi im nuk mund të merret me shaka

Kryetari i SHIK hidhet në mbrojtje Klosi: Shkarkimi im nuk mund të merret me shaka “Vazhdoj të drejtoj, nuk kam marrë asnjë komunikim nga Majko” Faqe 5 “Majko, nuk më ka komunikuar asnjë vendim të tij. Unë vazhdoj të drejtoj Shërbimin Informativ Kombëtar”. Shefi i shërbimit informativ të vendit, ende nuk është njoftuar nga kryeministri Majko për kërkesën e këtij të fundit për lirimin nga detyra. Ai nuk do të prononcohet lidhur me këtë problem, kur ende nuk ka parë të shkruar në një letër të bardhë asgjë zyrtare. Ai në të njëjtën kohë, nuk e vë fare në dyshim që Pandeli Majko të ketë kërkuar një gjë të tillë.

Tregu ushqimor: Çmenden çmimet e dimrit

Tregu ushqimor Çmenden çmimet e dimrit Ndryshime në tregjet e pakicës në të gjithë vendin faqe 14

Berat errësirë Sulmohet tensioni i lartë

Berat errësirë Sulmohet tensioni i lartë Shkaktohet një kilometër kabëll dhe izolatorët faqe 9

Meteori “Leonid” Mrekullia që zhgënjeu botën

Meteori “Leonid” Mrekullia që zhgënjeu botën Koha e keqe mbuloi shikimin e shiut të yjeve pas 30 vjetëve faqe 32

Skandal! Meta-Monika Do vijë vagona falas

Skandal! Meta-Monika Do vijë vagona falas Flet në prokurori dëshmitari i vetëm i marrëveshjes faqe 4