Furtunë në dogana
Atë që nuk e bën Fatos Nano e realizoi dje kryeministri aktual
Plaga iri hapur
NGA ENTON ABILEKAJ
U hap puga me e madhe e Shtetit. Doganierët po takojnë tregjeve, koha kur ai do të nxjerrë gjobat e radhës. Studim i doganave shqiptare me strukturat e vëna në punë me 7 mijë doganierë e shpërnguljet e shtabit të kontrabandës, do të përmbysë një industri të tërë. Doganierët e qeverisë dhe të opozitës nuk do të kenë më asnjë shans për tu pasuruar nga kjo administratë. Dje pas rreth ngjyrë shkarkimeve të para me urdhër të kryeministrit, administrata tatimore ka hyrë në një epokë të re të korrupsionit të ulur. Sipas urdhrit të qeverisë së drejtuar nga Pandeli Majko, 50 doganierë të implikuar në kontrabandë janë larguar nga të gjitha pikat doganore. Një urdhër i tillë do të prekte dhjetëra shefa e doganierë të vegjël nëse shkëputja do të ishte e tillë. Në shkarkim, dy prej tyre kanë qenë në burg ose të akuzuar për veprimtari të paligjshme prej 7-8 vitesh. Në qoftë se shkarkimet e para të qeverisë së re ishin të parashikuara, dje më në fund është dhënë numri i të larguarve dhe emrat, të firmosur edhe nga numri dy i qeverisë - ministër i Financave Anastas Angjeli. Në qoftë se qeveria e Fatos Nanos nuk e zhduku kurrë fenomenin e kontrabandës dhe bëri heqe të kompromisit mes qeverisë dhe botës së hapur të saj, qeveria e re duket se ka ndërmend të vërë dorë tek sëmundja. Doganat janë një nga gropat e zeza të shtetit shqiptar. Ne se pavarësisht ndryshimit të shumicës në qeveri, administrata e doganave nuk lëvizte, të djathtët mbanin shpresë dhe mbronin disa njerëz të tyre; ndërsa socialistët dërgonin sinjale jete e vazhdimësie për të tjerët. Ky bashkëpunim i heshtur ka bërë që vetem ndërrimi i qeverisë të prekë administratën e doganave të korruptuar, që drejtohet që prej epokës së SHIK-ut nga Fatos Klosi. Mospastrimi i doganave është një nga shkaqet e heshtura të rrëzimit të qeverisë Nano. Miliona dollarë hyjnë dhe dalin përmes një porte ku jepet edhe fitimi nga kontrabanda. Të paktën pas 7 muajsh administrata tatimore është reformuar, por kjo nuk do të ndodhë me heqjen e kryesorit të saj. Asnjë padi nuk është ngritur nga kryeministri aktual kundër shefit të SHIK-ut dhe ministrit të Financave, që tashmë është zëvendësuar. Ata janë përgjegjësit e vetëm të një makinerie grabitëse të drejtuar nga qeveria. Një qeveri që lëviz dhe prek këtë plagë, ka mundësi të prekë edhe plagë të tjera. Ky precedent i parë ka vlera të reja. Shteti shqiptar mund të qeveriset pa pazaret e errëta, por kjo varet edhe nga vendosmëria e njerëzve që e drejtojnë. 4 N
Ministri i Financave Angjeli dje, duke bërë prezantimin e drejtorit të ri të doganave Adrian Maçi. Foto ARMANDO BABANI