03/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 dhjetor 1998

Dje erdhi në jetë pasardhësi i liderit të dhjetorit ’90. E ëma, Fatmira: “Unë le të vdes, jo fëmija”

Lindi Azem Hajdari

Operacion i suksesshëm që mbaron pas 45 minutash. Faqe 32

Lufta me kohën

NGA GAVROSH LEVONJA Ka shenja që tregojnë se aktiviteti i diplomacisë amerikane lidhur me gjetjen e zgjidhjes për krizën në Kosovë pritet të intensifikohet gjatë këtyre ditëve. Madje, nuk është çudi të ndodhemi përballë ndonjë zhvillimi spektakolar pas përfundimit të misionit të të dërguarit amerikan Hill, në Beograd dhe Prishtinë. Pavarësisht nga niveli ende i pakënaqshëm, nuk mund të mohohet se pas marrëveshjes Hollbruk-Millosheviç edhe me një shikim të përciptë, vihet re se diçka ka ndryshuar. Konkretisht, luftimet që deri pak muaj më parë zhvilloheshin në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës, duke përfshirë filluar të lëvizë në planin politik. Ndërsa mbi autoritetet serbe ka bërë efektin e tij presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar dhe pesha e sanksioneve, për liderët e UÇK-së është bërë e qartë se duke preferuar variantin e luftës do të humbisnin mbështetjen nga jashtë, në radhë të parë nga SHBA. Në këto kushte, si shqiptarët ashtu dhe autoritetet serbe nuk ndodhen më në pozicionet e mëparshme duke pasë lëshuar pak nga opcionet e tyre fillestare. Nga njëra anë, propozim plani i paraqitur nga Beogradi, ndonëse me synimin për ta trajtuar problemin “në kuadër të Serbisë”, kishte disa elementë pozitivë. Pa dyshim, suprima më e madhe në këtë aspekt ishte deklarimi i përfaqësuesve politik të UÇK-së, Adem Demaçi, se fundi e pranon një zgjedhje të përkohshme, të ndryshme nga pavarësia, për të cilën luftëtarët e saj u detyruan të rrëmbenin armët. Mirëpo, angazhimi i palëve në procesin paqësor, edhe pse minimal, ka dhënë disa fryte. Konkretisht, vetëm duke u ndeshur me vështirë e të dyja palëve, amerikanët nuk kanë munguar t’i bëjnë modifikime projektit të tyre, të paraqitur rreth një muaj më parë. Dhe një situatë e tillë, amerikanët, si protagonisë të paqëtimit të Ballkanit nuk mund të lënë pa shfrytëzuar në mënyrë që gjërat të fillojnë të ecin më shpejt. Po, kryesorja, që gjë e ka treguar edhe eksperienca e kohëve të fundit, është se po të frenohët diplomacia, aksioni politik në përgjithësi, siç ndodh, e marrin armët. Në fakt nuk mungojnë dhe zëra mbi mundësinë e një rifillimi të luftimeve me ardhjen e pranverës. Pikërisht për të shmangur një gjë të tillë, e cila do të çonte gjithçka në pikën zero, amerikanët në këtë luftë me kohën, do të hedhin në lojë të gjitha kartat për gjetjen e një zgjidhjeje qoftë edhe të përkohshme, natyrisht, jo të përsosur.

Prishen ekuilibret politike Deputetët e pastrehë kërcënojnë Skënder Gjinushin

“Ndiqe çështjen në qeveri ose mocion mosbesimi” Faqe 3 Deputetët e pastrehë rebelohen. Dje në parlament është rikthyer edhe njëherë debati për strehimin e deputetëve që ende banojnë nëpër dhoma konviktesh, apo në shtëpi me qera. Termat kanë qenë të forta dhe u paralajmërua se do të kërkohej deri edhe mocion mosbesimi për Kryesinë e Parlamentit nëse nuk zgjidhej kjo çështje. Dhe Gjinushi e mori seriozisht, por përjashtohet mundësia që ai të detyrohet të lerë karrigen me shumicën e votave të socialistëve.

Zjarfikëse pas djegies së fabrikës së Coca-Cola dje në Tiranë. Foto GENT SHKULLAKU

Digjet fabrika e Coca-Colës

Hill Kosova Zgjidhja politike e vetmja

“Përpjekjet për t’u imponuar me armë kanë dështuar” faqe 8

Greva studentëve Presidenti me studentët e PD

“Ata kishin ardhur me një mendim dhe qëndrim fiks” faqe 4

Buxheti 1999 Angjeli e Malaj përballë

Ministri: Do të pasurohemi nga kufiri faqe 5