70 studentë në grevë urie
Dhjetra të rinj protestojnë në Qytetin Studenti kundër qeverisë
Faqe 5
Solidaritet në luftë
NGA MARTIN LEKA
Një lajm sensacional ka mbushur faqet e gazetave dhe mediave të tjera elektronike. Një nënë e re nga Peqini, në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e parë, ka sjellë në jetë pesë engjëj. Duke vendosur ndoshta një rekord në Shqipërinë në fushën e lindjeve të rralla. Madje, rrjetet e internetit e të mjeteve të tjera të informimit edhe jashtë vendit, nën eklion “Albania”, kanë dhënë lajmin e rrallë, për të mos përfshirë këtu edhe rrjetet të tjera statistikore në fushën e mjekësisë që kanë mbushur formularët e tyre që për dhjetëra vite mbeten të bardhë...
Bashkë me lajmin sensacional, tok me pesë fëmijët më të rinj të Shqipërisë, kemi mundur të shohim edhe prindërit e tyre përmes këmbënguljes normale të gazetarëve. Kemi lexuar në shprehjet e tyre, njëkohësisht me gëzimin për lindjen e fëmijëve, edhe tronditjen psikologjike, normale në raste të tilla. Një çift të rinjsh, vetëm 26 vjeçarë, të dy të papunë, pa burime të ardhurash suplementare, me banim në një zonë jo fort të favorshme për burime të ardhurash, papritmas përballen me një gjendje të re sociale, ku gëzimi përzihet me tronditjen për të ardhmen e pesë fëmijëve. Një ngjarje e tillë kërkon një solidaritet njerëzor të jashtëzakonshëm. Shqiptarët, nga gjendja e tyre ruajnë një filozofi origjinale solidariteti. Legjenda jo fort e hershme “unë lajthi ndanë 12 burra”, tregon për unikalitetin shqiptar të cilit duhet t’i rikthehemi, për të shpëtuar pesë fëmijët e për të lehtësuar prindërit e tyre. Në botë ka plot shembuj ku qeveritë lidhin pension të posaçëm, japin shtëpi falas, punësojnë gra të tjera për shërbimin e fëmijëve, etj, etj. Një gjest i tillë mund ta bëntë edhe shteti ynë i varfër, pa ngjallur aspak xhelozinë e askujt, madje përkundrazi, duke ndjerë mirënjohjen e të gjithëve. Ndoshta më së pari duhet të hapet një numër llogarie e veçantë për rritjen e pesënjakëve. Le të pimë një kafe më pak...
Një dhuratë e Zotit na ka bërë që të gjithëve të harrojmë maskat, vrasjet, vjedhjet, trëmbëdhjet, shantazhet, fyerjet, grevat, politikanët. Ndoshta “on-kull” ynë tregon për fillimin e “kro-nikës së bardhë”...
Shkarkimi i Klosit, pritet kthimi i Meidanit
Presidenti Rexhep Meidani duke vizituar dje në Rila të Bullgarisë një manastir ortodoks
Foto REUTERS
Presidenti Rexhep Meidani duke vizituar dje në Rila të Bullgarisë një manastir ortodoks. Foto REUTERS
Rrëmbimi i të martës
Banda kërkon 200 milion për tregtarin Gazheli
Ende asnjë gjurmë për vendndodhjen e biznesmenit të njohur
Faqe 2
Kërkohen 200 milion lekë në këmbim të jetës së tregtarit Petrit Gazheli. Kjo është shuma që rrëmbyesi i kanë vënë si taksë familjes së Gazhelit në Tiranë, vetëm disa orë pasi atë e kishin marrë peng. Dhe burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, sqaron se Petrit Gazheli, zotërues i disa firmave biznesi në Tiranë, ka rënë pre e disa personave që për motiv kanë fitimin e miliona lekëve nëpërmjet metodës së pengjeve.
OKB përvjetor
Zgjidhet njeriu civil i vitit
Vjollca Meçe, shqiptarja që kontribuoi për civilizimin e shoqërisë
Faqe 32
Parlament seanca
Pro dhe kundër parave të fajdeve
Mungesa e deputetëve shtyn për të hënën punimet
Faqe 17
Telekom heqime
Mashtrim me kartat telefonike
Nuk janë të mbushura me aq sa tregojnë
Faqe 10
Grabitësit frikë
Komandot ndajnë rrogat
Në Tropojë helikopterë për pagat e buxhetorëve
Faqe 11