Ndalohët djali i Berishës
Shkëlzen Berisha u shoqërua në polici dje paradite
“Bashkë me shokët bllokoi hyrjen e studentëve në fakultetin juridik” Faqe 2
Fati pa bujari
Fati nuk duket dhe aq bujar me Qeverinë Majko.
Një biznesmen i njohur në Tiranë që qe nisur të realizonte një takim pune në Elbasan është mbërthyer nga një bandë e armatosur pa kaluar 30 kilometra nga Kryeqyteti, duke e çuar në katër numrin e njerëzve të biznesit të madh të rënë në duart e krimit vitin e fundit. Pasiguria është kthyer në jetën e shqiptarëve dhe rrugët zbrazën tashmë shumë herë në mbrëmje. Dimri ka filluar më me ashpërsi se dy vitet e shkuara dhe energjia ndodhet në një fazë kritike. Politika po bëhet më e ashpër[?] dhe greva e studentëve nga një ngjarje pa shumë bujë, po fiton publicitet dhe vëmendje në media. Situata po agrav(o)het dhe nuk dihet se çfarë mund të sjellë e nesërmja. Si gjithmonë në raste të tilla, rëndimi i situatës politike provokon keqësim akoma më të madh të rendit në vend dhe shumë rrethe mbërthehen nga anarkia. Është e trishtë të bësh analizën e gjendjes ku ndodhemi, por më e trishtë e përpiqesh të kuptosh lëvizjet e atyre që pretendojnë të na nxjerrin nga kriza. Nga një krizë që po vazhdon prej kohësh dhe po bëhet pjesë e jetës sonë të përditshme. Socialistët akuzojnë Berishën, Berisha akuzon Majkon, duke krijuar një tablo absurde që gjeneron konflikt dhe që nuk dihet drejt në jetën tonë. Thuhet se rendi po vendoset, por shefat më të lartë të tij jo rrallë këshillojnë qytetarët: evitoni lëvizjet në orët e vona të natës. Studentët kërkojnë kushte më të mira, një krejt logjike, por nuk harrojnë të kërkojnë bursa që janë më të larta se rrogat e pedagogëve të tyre. Thuajse jetojnë në një tjetër vend, nuk vijnë nga po ato familje të vuajtura dhe nuk e shohin se në errësirë është zhytur pjesa më e madhe e lagjeve të tyre. Janë të gjithë aktorë të një teatri absurd dhe tragjik dhe përpiqen t’i ikin ta shohin dështimin dhe të përjetojnë vetes. Mallkojmë qeverinë dhe harrojmë se një e tillë e zgjedhur veçanërisht që drejton atë që ka kurajon të përballojë një krizë është më e vështirë. Jetojmë në po atë lagje dhe përtypim po atë trishtim të përditshëm. Fati nuk duket të na buzëqeshë. Fatit nuk duket të përkulet fare mirë. Fati nuk duket aspak bujar me shqiptarët.
Agjentura serbe, UDB, këmbëkryq në Tiranë
Studentë grevistë në Tiranë
Foto LEONARD FILOPATI
Agjentura serbe, UDB, këmbëkryq në Tiranë
Tirana është bërë pre e lojës së fqinjit verior, pra e agjenturës së saj, UDB. Fijet e agjenturës serbe, e cila, me sa duket ka derdhur miliona dollarë për shkatërrimin e këtij vendi, janë të shtrira në segmentet kyçe të shtetit shqiptar. Natyrisht që kjo është e rëndë dhe alarmuese edhe për qytetarin më të thjeshtë e jo më për shtetarin me të lartë. Në kohën kur po hidhen përditë në erë shtylla tensioni, kur vazhdon me ritëm tepër të lartë destabilizimi politik, edhe njeriu më naiv do të kuptonte se këtu është dora e gjatë e agjenturave, të cilat janë të interesuara për shkatërrimin e Shqipërisë. Deklarimi i para disa vjetëve në parlamentin serb nga një deputet se janë dhënë para të shumta për të destabilizuar Shqipërinë, duket se tashmë po provohet realisht. Pothuajse të gjithë segmentet e shtetit janë të paralizuara nga një dorë e padukshme, e cila krijon pështjellim dhe probleme që prej shumë kohësh. UDB është struktura më e interesuar për të thelluar konfliktin në Shqipëri, edhe pasi në këtë mënyrë për Kosovën do të ishte shumë e vështirë të arrinte të drejtat e saj.
Është detyrë e organeve të specializuara të shtetit shqiptar të pastrojnë jo vetëm Tiranën, por pothuajse të gjithë qytetet e Shqipërisë nga agjentët e UDB, të cilët përditë po vazhdojnë të punojnë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Dhe natyrisht që kundërzbulimi ynë duhet të jetë më veprues dhe të sqarojë disa pikëpyetje rreth disa zyrtarëve dhe politikanëve tanë që luajnë me ose pa dashje lojën serbe. Është e rëndë, por faktet dhe logjika e përditshme tregojnë se infiltrimi i UDB mund të ketë prekur njerëz të fuqishëm në Shqipëri. Shërbimi sekret shqiptar, SHIK, medoemos duhet të përdorë edhe ai metodën e infiltrimit brenda rrjetit kundërshtar për të zbuluar se deri ku shtrihen fijet e shërbimit serb në politikën shqiptare. Në këtë drejtim, siç përdorin serbët para për agjentët e tyre, dhe SHIK-ut t’i krijohen fonde për kundërzbulim. Në të kundërt ky vend do të jetë përherë pre e lojës së agjenturës serbe, por dhe jo vetëm serbe.
A. N.
Studentë grevistë në Tiranë. Foto LEONARD FILOPATI
Majko nuk ka shkelur ligjin
Klosi shpjegim
Majko nuk ka shkelur ligjin
Këshilltari juridik i kryeministrit argumenton vendimin
faqe 5