13/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 dhjetor 1998

Studentët: Duam kokën e Rukës

Lideri demokrat Berisha viziton të ngujuarit Faqe 4-5

Rruga ndryshe

NGA SOTIRAQ HRONI Nuk është e vështirë të kuptosh se lëvizjet greviste qoftë studentore apo të tjera veçanërisht në Shqipëri zhvillohen në një sfond origjinal politik, duke qenë njëkohësisht një pjesë normale e luftës politike të opozitës. Veçse, e gjitha kjo duhet parë në kushtet specifike që po kalon vendi dhe në backgroundin e politikës së jetës shqiptare. Çdo qeveri, nuk do të dëshironte një përballje me përfaqësues të një moshe delikate, që për shumë arsye shfrytëzon avantazhe nga mos- mosplotësimi objektiv i kërkesave të grevistëve. Aq më e rëndë bëhet situata kur një pjesë e lidershipit rinor është “majë e qartë” në objektivat e veta për të përfituar situata dhe paralelizma midis dhjetorëve që qëndrojnë në harkun e 8 vjetëve. Politikë kjo e lexueshme në faqet e gazetave partiake, e destinuar për konsum emocional dhe populist brenda vendit dhe pa asnjë kredibilitet në zyrat e kancelarive ndërkombëtare. Nuk ka dyshim, për çdo analist, që vendi ynë ka hyrë përfundimisht në rrugën e ngritjes së një demokracie të re perëndimore me gjithë dhimbjet e shumta të cilat fillimisht i atribuo-heshin izolimit komunist, ndërsa sot vetëm brapshtësisë së politikës. Nëse mbetemi vetëm në elementet thelbësore të situatës së krijuar, pra, në pamjen politike të problemit, është e sigurtë se kemi të bëjmë me një luftë politike të dështuar, që maksimalisht mund t’i japë sukseset e pjesshme opozitës në tronditjen apo detyrimin për lëvizje të sforcuara të qeverisë—por në raport me zhvillimet e përgjithshme, vetëm sa do të rrisë agoninë sociale në çdo cep të vendit, e njëkohësisht do të vërë në lëvizje ndërkombëtarët përpara objektivave të reja për të ndikuar në jetën tonë politike. Pas miratimit të kushtetutës, u krijuan të gjitha gjasat për një perceptim më optimist të jetës politike në vend, në se reciprokisht PD dhe PS, respektivisht do të nisnin dhe vazhdonin të jepnin sinjale ekuilibri. (Vijon në faqen 9)

Takim mbi një orë në presidencë Majko-Meidani, vendoset paqja për Klosin

Presidenca: Nuk duan të huajt; Kryeministria: Dosja jonë më e rëndë Faqe 3 Gjithçka ka ndodhur dje me çështjen Klosi, ngjan me një histori spiunazhi. Takime sekrete (ndoshta të survejuara nga SHIK) dhe shkresa pa kuptim kanë lëvizur nga kryeministria në presidencë dhe anasjelltas. Por, pas gjithë historisë së çuditshme, siç ndodh rëndom në veprimtaritë e spiunazhit nuk u kuptua asgjë, përveç faktit që Presidenti nuk ka dekretuar lirimin nga detyra të Klosit dhe nuk ka kthyer përgjigje negative.

Vlorë takim Kujtohet tragjedia e Otrantos

Rama: Shumë shpejt liberalizohen vizat faqe 32

Flet Ministri Koçi: Krimi me krah politik

Politikanët frymëzojnë bandat ordinere faqe 2

Procesi i Lucky Trafikantët mbeten enigëm

Dokumentet dhe firmat tregtare ishin të rreme faqe 13

Albpetrol ish Presidenti Bufi po shkatërron naftën

Deputeti Shuli jep shkakun e përjashtimit të tij faqe 15

Ministri i Arsimit Et’hem Ruka në një seancë parlamentare Foto A.RAMA Ministri i Arsimit Et’hem Ruka në një seancë parlamentare. Foto A.RAMA