15/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 dhjetor 1998

Lindin skuadrat antikrim

Këto skuadra kanë të drejtë të qëllojnë pa paralajmërim ndaj maskave. Faqe 2 Këto skuadra kanë të drejtë të qëllojnë pa paralajmërim ndaj maskave Faqe 2

Koha e vdekjes

Atëherë kur nuk e priste askush, ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut dhe 50 vjetorit të Kartës së Pa-ri, në një prononcim televiziv, Kryeministri Majko u shpreh hapur në favor të zbatimit të dënimit me vdekje. Jashtë kontekstit të komenteve të deklaratës ajo që bie në sy është ndryshimi i ndjeshëm i qëndrimit të vetë Majkos. Dihet se si pjesëtar i delegacionit shqiptar në KE dhe si një drejtues i lartë i PS, Kryeministri aktual ka qenë një ndër politikanët më aktivë kundër dënimit me vdekje. Një qëndrim të tillë ai ka mbajtur edhe gjatë hartimit të projektkushtetutës, duke këmbëngulur për mos përfshirjen e dënimit në tekstin themelor të shtetit. Atëherë pse ka ndryshuar qëndrimin Majko dhe a do të reflektohet ky qëndrim i ri në zbatimin e vendimeve të ngrira? Pas 75 ditësh në krye të qeverisë, lideri i ri i PS duhet ta ketë kuptuar se epoka e liberalizmit me krimin ka marrë fund. Idetë e Këshillit të Europës, sipas të cilit kriminelët duhet të edukohen dhe jo të ndëshkohen, nuk mund të gjejnë zbatim, për të mos thënë se ngjajnë qesharake në një truall si ky i yni. Po t’i referohesh shifrave të policisë, vetëm në Tiranë janë vrarë gjatë këtij viti 108 vetë dhe po në këtë bilanc numërohen mbi 6000 tentativa për vrasje, kërcënime jete dhe grabitje. Këto shifra të ashpra dhe mentaliteti i krijuar se jeta e njeriut nuk ka më asnjë vlerë, mund të frenohen vetëm duke zbatuar me ashpërsi këtë dënim ekstrem. Është e vërtetë se Shqipëria ka marrë një angazhim përpara KE në Qershor 1995 për të mos e zbatuar dënimin me vdekje dhe që nga kjo kohë të gjitha vendimet e marra janë ngrirë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse KE deklaron çdo ditë se në Shqipëri mungon stabiliteti dhe rendi në vend, duhet të pranojë edhe se në një vend ku ka 600 mijë armë në qarkullim dhe ku këto përdoren lehtësisht për të larë hesapet e rëndomta, dënimi me vdekje është i drejtë. Sa pak një aplikim i tij në vitin 1992, kur vëllezërit që kishin vrarë një familje u varën në mes të Fierit, dha rezultate të shpejta në uljen e kriminalitetit. Majko ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe në këtë rast duhet të jetë edhe më i vendosur. E ardhmja e të gjithë Shqipërisë varet nga siguria në vend dhe dënimi me vdekje është një element i domosdoshëm i kësaj sigurie.

Vefa, superkreditorët nën hetim

Koçi: PD pengon zbulimin e vrasësve të Hajdarit

“Vështirësitë kanë nisur që kur policia nuk u lejua të shohë vendngjarjen” Ministri i Rendit në interpelancë Faqe 3 Partia Demokratike pengon me qëllim punën për gjetjen e vrasësve të Hajdarit. Deklarimi është bërë dje në parlament nga Ministri i Rendit Peto Koçi në një interpelancë të kërkuar nga deputeti i pavarur Nikollë Lesi. Ministri foli për punën e bërë nga forcat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me organet e tjera për gjetjen e vrasësve, por tha se ka patur shumë pengesa nga liderët e PD-së. Ai konfirmoi se janë mbledhur disa të dhëna, por që do të bëhen publike në kohën dhe vendin e duhur.

Shqiptarët kanë nevojë për shembuj humanizmi

Thirrje e katër deputetëve drejtuar opinionit publik shqiptar Në një kohë kur shqiptarët po provojnë tragjedi, drama, vrasje, rrëmbime dhe kriminalitet të paparë; pikërisht kur kombi ynë po pëson një hemorragji të paparë njerëzore nëpërmjet braktisjes së vendit edhe për arsye të mënçipërme, një nënë e re nga Peqini i sjell kombit tonë pesë fëmijë. Na duket se Zoti, me këtë lindje të rrallë, kërkon të na bëjë të besojmë se geni ynë - i shqiptarëve - nuk mund të shuhet, por do të mbijetojë e lulëzojë pavarësisht nga vështirësitë e mëdha që po kalojmë... Por duke e ditur se sa e vështirë është rritja, edukimi dhe, në fund të fundit edhe ushqimi i pesë fëmijëve në këtë periudhë, si qytetarë të këtij vendi bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nxjerrë një vendim të posaçëm për familjen e kësaj nëne e, ndërkohë u lutemi deputetëve të të gjitha partive, biznesmenëve, shoqatave e fondacioneve të shumta në Shqipëri që të kontribuojnë jo për lëmoshë, por për humanizëm, që jeta e pesë fëmijëve e nënës dhe e gjithë kësaj familjeje të jetë e garantuar në paqen me një shtëpi e së shumti me garanci financiare. Shqiptarët kanë nevojë për shembuj të këtij humanizmi, për vepra që s’i kanë munguar kurrë edhe në kohëra më të vështira, si në kohën kur u shuan të shumtë rënnda, ndaj besojmë se kjo thirrje e jonë nuk do të bjerë në vesh të shurdhër. KICO BLELUSHI, GRANJO RUC[I?] NIKOLLË LESI, RAMADAN HASANI

Monedha e re e Kontinentit Euro e prezantuar dje në Berlin

Që mbrëmë krijohen “Patrullat Nacionale”. Do të ruajnë vetëm rrugët automobilistike

Greva e urisë

Qyteti i ndarë Studenti Ditët e ftohta në dy pjesët e kundërta të qytetës rebele faqe 32