16/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 dhjetor 1998

Majko: Të mos arrestohet Berisha

Pasnesër, ditën kur Berisha do të thirret në Prokurori si i pandehur mendohet të ketë trazira. Faqe 2 Kryeministri i jep urdhër të prerë policisë që të mos përdorë forcën ndaj liderit demokrat ditën e premte Majko: Të mos arrestohet Berisha Pasnesër, ditën kur Berisha do të thirret në Prokurori si i pandehur mendohet të ketë trazira Faqe 2

Jeta më e fortë se vdekja

NGA FATOS BAXHAKU kryeredaktor i TV Klan Vdekjes me vdekje. Kjo është parulla më e fundit që po dëgjohet jo vetëm në shtëpitë e thjeshta të shqiptarëve, të përfshira dhe të nxirosura nga dhuna e egër, por edhe në ambientet politike. Tashtë, pas shumë e shumë zhgënjimesh ka dalë në skenë një skemë e re: vetëm dënimi me vdekje e largon frikën nga jeta jonë e përditshme, përndryshe... Që vdekja është një bashkëudhëtare e vjetër e shqiptarëve, për këtë nuk ka nevojë që të dëshmojnë historianë, apo të tjerë njerëz të kënduar që vazhdojnë ende të “humbasin rrugën” nëpër librat e vjetëruar nga koha. Vdekja është shtruar këmbëkryq jo vetëm në vitet e “Shqipërisë demokratike”, ajo është një nga emrat më të përmendur të Shqipërisë në të gjithë historinë tonë. Si i bëhet që vdekja të fshihet nga faqja e dheut shqiptar? Si i bëhet që ajo të largohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarët e thjeshtë? Përgjigja e kësaj pyetjeje ka qenë dhe do të jetë një sakat politikë. Si çdo gjë në Shqipëri, edhe për raportin më të fortë, atë mes jetës dhe vdekjes, duhet të vendosin politikanët, pra njerëzit për të cilët kemi vendosur që të delegojmë një të drejtë të tillë, edhe nuk e dimë nëse e meritojnë apo jo. Pra a mund të vendosin këta njerëz për fatin tonë të ardhshëm? Politikanët janë të mendimit se duhet të vendosin. Ky është një profesion i tyre. Një palë prej tyre, krerët republikanë, kanë vendosur të luajnë fort me kartën e dënimit me vdekje. Sipas tyre, Godos, Mediu, dhe krerëve të tjerë republikanë, për zgjidhjen e çështjes më të madhe në Shqipëri, atë të kriminalitetit, ka vetëm një zgjidhje: Këshillimi [sic] me vdekje. Kush ka vrarë duhet të vdesë. Pra dënimi me vdekje, megjithëse parullat e shoqëruara me Europës së sotme duhet të vazhdojë ende të funksionojë në Shqipëri. Kupola më e rëndë politike, me një të lëvize të mënçur politike, me një lëvizje të mençur politike, (Vijon në faqen 3)

Studentët refuzojnë masat e qeverisë

Një student i grevës duke shkuar në ambulancë pas gjendjes së rënduar

Nesër fillon Festivali i Këngës në RTV Klosi poshtëron shtypin shqiptar

Skenografia e festivalit është shtruar me gazeta të shtypit shqiptar Në mënyrën më poshtëruese Ardian Klosi, i cili edhe ka ditë ndodhet drejtor i Përgjithshëm i RTV shqiptar, ka ideuar skenografinë e festivalit të këngës duke përdorur gazetat e të gjithë spektrit të medias të cilat do të jenë të shtruara për tokë dhe që do të shkelën nga këngëtarët, prezantuesit dhe orkestrantët. Kjo është një hakmarrje e Klosit ndaj shtypit, i cili e ka kritikuar për paaftësinë dhe eunuksinë e ideve të tij për televizionin që ai drejton. Histeria e drejtorit të përgjithshëm, e këtij njeriu donkishotesk to kohe tona, e këtij “intelektuali” që kur ishte në Gjermani ka botuar në gjermanisht një album i cili është mbushur me fotografitë e gjerman(k)ës së tij plot skena nga me të rëndomtat e këtij vendi të vuajtur, por plot dinjit(e) e dëshirë për t'u qytetëruar. Duke shfrytëzuar fuqinë e televizionit dhe skenën e festivalit drejtori Klosi mendon se do të shfryjë gjithë dufin e tij ndaj medias së shkruar, e cila mbetet një ndër arritjet më të vyera të këtij vendi viteve të pluralizmit, ndonëse shtypi ka bërë gabime që gjithsesi mund të korrigjohen. Ideja djallëzore për ta shtruar me gazeta skenën e festivalit dhe ku të gjithë të shkelin mbi to është fyese jo vetëm për gazetarin, por edhe për lexuesit e secilës gazetë, qoftë e majtë apo e djathtë, e pavarur apo gjysëm e pavarur. Do të ishte njëlloj sikur në skenë të hidheshin përtokë pikturat e Edi Ramës apo ndonjë libër i Ardian Klosit, që ndonëse të paarritura sa duhet përsëri meritojnë respekt dhe nuk mund të shkelen as nga këmbët e bukura të dy prezantuesve të festivalit. Hygerta Sakos dhe Inis Gjonit. Nëse organizatorët e festivalit nuk heqin dorë nga ideja djallëzore dhe fyese e skenografisë, atëherë gazeta “Koha Jonë” në shenjë proteste nuk do të pasqyrojë festivalin, duke u bërë thirrje edhe gazetave të tjera që të solidarizohen me një protestë të tillë që kërkon të ruajë dinjitetin e shtypit. Redaksia “KOHA JONË”

Politikanët rendi Ruçi pro dënimit me vdekje

Artikulli 6 duhet të ishte firmosur në fillim të këtij viti faqe 5

Projekt-buxheti Malaj kujton sulmet e Majkos

Replikat kthehen e Ministrit të Financave për mikro e makroekonominë faqe 7