19/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 dhjetor 1998

Majko pushton PS

“Objektivat e Qeverisë do të bëhen edhe objektivat e partisë” Faqe 3

Dëshnimi i paskushtetutës

NGA ENTON ABILEKAJ Ishte e qartë dhe u vërtetua që fillimi i jetës kushtetuese nuk do të sillte ndryshime në politikën shqiptare. Vetëm pak ditë nga bërja e vendit me kushtetutë, një grup njerëzish pjesërisht, studentë e pjesërisht nga radhët e guvave të PD-së u bënë iniciatorë të një greve urie. Pretendonin se nuk kishin të lidhje me politikën, por një pjesë e tyre ishin anëtarë të PD-së që në vitin ’92. Sidoqoftë pas një lufte të madhe, qeveria që e kishte marrë aq seriozisht grevën e urisë së studentëve, e kuptoi që ishte në kurth. Dhe përsëri Berisha ishte autor i lëvizjes që iu dekonspirua me një javë vonesë. Është përsëri Berisha shkaktari i një shkeljeje kushtetuese të kryeministrit Majko. Kryetari i PD-së e detyroi Majkon të urdhëronte policinë që të mos çohej me forcë për t’u hequr një njeri i deklaruar ligjërisht i pandehur me emrin Sali Berisha. Kreu i ekzekutivit e shkeli kushtetutën duke ndërhyrë në sistemin gjyqësor, por nuk do ta bënte këtë nëse nuk do të ishte Berisha në opozitë. Jo vetëm sepse nuk do të gjendej përballë një të pandehuri, por edhe sepse do të trembej shumë nga opozita. Por Majko gaboi me qejf ashtu siç gabon çdo ditë çdo qeveritar aktual. Qeveritë socialiste kanë gabuar aq shumë sa është vënë në dyshim aftësia qeverisëse e Partisë Socialiste, por ekzistenca e Berishës ka kushtëzuar çdo faktkeqësi që vjen nga qeverisja. Nuk ka ndryshuar asgjë pas kushtetutës. Në ankth prej zgjedhjes të reja, ose një qeverie e fortë. Zhgënjimi është i qartë nga qeveria Majko, por jo më i madh se frika nga Berisha. Dhe i vërteti problem është largimi i gogolit nga politika, që të vijë momenti për të synkuar qeverisjen. Pas grevës së studentëve, nuk mbetet më asnjë alibi për të dyshuar nëse është Berisha faktori i destabilizimit në Shqipëri. Dhe nuk mbetet më asnjë dyshim që duke larguar nga politika. Lufta në Irak, që e ka larguar paksa vëmendjen e Botës ndaj Shqipërisë, mund të jetë momenti më i mirë që Drejtësia të veprojë pa u ndikuar nga presion politik, me të jashtëm dhe i brendshëm. Që më pas të fillojë e ardhmja dhe shqiptarët e mos privohen më nga e drejta për të v...kyçuar qeverinë e tyre dhe për të votuar për atë që duan.

Berisha refuzon Prokurorinë, policia nuk vepron

Komando serbe futen në Tropojë

Për një orë kanë qëlluar në drejtim të fshatit Zherkë Gjashtë ushtarakë kanë hyrë në fshat . Serbët futen në brendësi të territorit shqiptar dhe qëllojnë me armë zjarri. Gjashtë ushtarë jugosllavë, të përforcuar nga pravaja më reth 30 forca të tjera, kanë mundur të futen në tokën shqiptare - në fakt nuk kanë hasur në asnjë rezistencë - dhe kanë hapur zjarr në drejtim të një fshati më të afërt kufitar të Tropojës. Pala kufitare shqiptare ka kërkuar urgjent realizimin e një takimi me palën jugosllave për sqarimin e ngjarjes në kufi, por kjo nuk është realizuar. Faqe 10

Ridvan Bode viziton grevistët

Greva studentësh Ridvan Bode viziton grevistët PD mbështet hapur urinë e studentëve faqe 5

Gjy kata: Vrasësi agjent i SHIK-ut

1 i pandehuri: Punova për interesa të shtetit Lirorët autori Gjykata: Vrasësi agjent i SHIK-ut I pandehuri: Punova për interesa të shtetit faqe 32

Biznesmenët e huaj pastrojnë para

Investim Shqipëri Biznesmenët e huaj pastrojnë para Nga Europa vijnë sinjalet: Verifikoni shoqëritë tona faqe 9

Drogë në shkolla, policia kap autorët

Drogë arrestim Drogë në shkolla, policia kap autorët Një grup i njohur prej tre personash arrestohen në flagrancë faqe 2

Berisha në një nga mitingjet e paligjshme. Foto LEONARD FILOPATI

Të martën do të lexoni ciklin “PLATFORMË PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE”

Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë