23/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 dhjetor 1998

SHBA: Berisha në parlament

“Kemi shpresë se në vitin e fundit të shekullit të XX-të, PD do të jetë aktive në parlament” Faqe 3 “Kemi shpresë se në vitin e fundit të shekullit të XX-të, PD do të jetë aktive në parlament” Faqe 3 Presidenti amerikan Klinton dhe bashkëshortja e tij Hillari duke gatuar Foto REUTERS

Gji puth PD me PS

NGA FATOS BAXHAKU Gji nuk është veçse një bjondë që këndon sipas një mënyre të saj të veçantë. Kur ajo këndoi një vit më parë një këngë që kishte të bënte me xixën apo me xixëllonjat - ndonëse shumëkujt i mbeti në mend motivi i muzikës së kënduar prej saj - nihilistët, kritizerët, e gjithë tufa e njerëzve që kanë më për zemër të gjykojnë punën e tjetrit se sa të tyren, nuk ngurruan që të merrnin pjesë në një garë kritike. Ndryshe nga ajo që pritej Gili vazhdoi t’i këndojë “xixave”, apo gjërave të tjera të ngjashme dhe nuk hezitoi të marrë pjesë edhe një herë në garën më të rëndësishme të këngës në krejt vendin. Ndonëse nuk ka marrë ndonjë çmim në tribunën e shumëdiskutuar të Fest ’98, këngëtarja bjonde mund të krenohet që të hënën në darkë, se një ide që ajo kishte shprehur në muzikë, tashmë është realitet. “Le të puhe(n), le të puhen, socialiste e demokratë...”, ky lejtmotiv, posa është shuar në skenën e festivalit, është dëgjuar, apo më mirë është realizuar, vetëm disa metra më larg, në Hotel “Rogner”, ku socialistë e demokratë janë pu(h)tur, jo më të vërtetë sigurisht, por në mënyrën më të veçantë që mund të pritej. Socialiste e demokratë të hënën në darkë janë pu(h)tur vërtetë politikisht pas shumë e shumë kohë inatesh, grindjesh dhe skandalesh që kanë quar jo pak herë në përplasje që nuk i duhen më këtij vendi, që edhe pa inatet e tyre, pra të klasës së re politike, e ka tashmë të mbushur kupën e verës, me veten dhe me të tjerët. Sikur Gili të mos kishte zgjedhur këtë temë, askush nuk do të kishte mundësi që ta cilësonte sot, “futuesen” e çmimit të parë të politikës, por tashmë që dy palët e politikës shqiptare, duket sikur deri në kërcëllitjen e kallashëve dhe të mjeteve të tjera të frikshme dalin tani si kampionët e paqes, Gili dua ta ketë ndonjë ndjenjë. “A nuk e thashë unë para tyre se shqiptarët duhet të pajtohen”, duhet të ketë pyetur ajo veten. Tani që Berisha dhe Majko u “pu(h)en” le mos ta ndjejë veten edhe aq heroinë, mbase më shumë më vjen keq për Gili, këngëtarja e thjeshtë që vazhdoi të këndojë refrenin e saj: “Le të don le të puhen...”

Sindikatat, piramida e fundit mashtruese

Shpërthen skandali/ Raporti i Kontrollit në Parlament Sindikatat, piramida e fundit mashtruese Kontrolli i Shtetit propozon shpronësimin e aristokracisë Faqe 10 Ç’do të bëhet me sindikatat shqiptare? Kjo çështje tashmë është shtruar për zgjidhje në Këshillin e Ministrave dhe në sallën e deputetëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit prej muajsh ka punuar në hipotekat, në arkivat e vetë sindikatave, në gjykata dhe në ndërmarrjen që kanë kooperuar me sindikatat. Dhe e gjitha ç’është zbuluar është një konglomerat mashtrimesh e abuzimesh. Nuk i lë mangut asgjë asaj që kanë bërë edhe firmat e fondacionet piramidale.

91.6% e shqiptarëve dakort me takimin Majko-Berisha

Mbrëmë sondazh i radio “KOHA” në valët 98.1 MHz Mbrëmë radio “KOHA”, e cila transmeton në valët e FM 98.1 MHz, organizoi një sondazh me telefonata direkte. Pyetja ishte “Ç’mendoni për takimin Majko-Berisha dhe a besoni në vazhdimin e dialogut?”. Numri i telefonuesve ishte 180 persona nga të cilët 165 telefonues u shprehën pozitivisht në lidhje me takimin e kryeministrit dhe liderit të opozitës, ndërsa 15 të tjerë ishin kundër. Pra del se 91.6 % e telefonuesve mendojnë se takimi mes Majkos dhe Berishës duhet bërë dhe shpresonin së gjërat do të ecin në rrugë të mbarë, ndonëse kishte edhe rezerva në raport me kryetarin e PD-së. Kështu 8.4 % deklaruan se janë kundër takimit dhe nuk ko-Berisha. Në një farë mënyre opinioni publik është pro dialogut mes pozitës dhe opozitës, ndërsa një pjesë e krerëve politike nuk janë krejtësisht dakort.

Departamenti i Shtetit përshëndet takimin Majko-Berisha: “Hapi i parë për të kërkuar integrim europian”

Njoftim

Dega e Financës së “Koha Jonë” shpall tenderin për blerjen e një gjeneratori elektrik automatik, me silenciator, me minimumi 20 kw (me naftë) dhe që të montohet në redaksi brenda pesë ditësh. Të interesuarit të kontaktojnë çdo ditë pranë “Koha Jonë” nga ora 9°-20°