Një pjesë e ministrave të kabinetit Majko nuk e përtypin buxhetin Faqe 5
Një pjesë e ministrave të kabinetit Majko nuk e përtypin buxhetin
Faqe 5
Shpresa ’99
NGA ENTON ABILEKAJ
Dje në parlament shkëlqeu ylli i kthimit të PD-së. Ylli Vejsiu, anëtari më i bindur i kryesisë, shkeli vendimin e Konferencës së PD-së dhe hyri në institucionin e bashkëpunimit të pozitës me opozitën. Kështu më parë se ç’pritje Partia Demokratike dha sinjalin e kthimit në parlament, duke siguruar të gjithë se viti 1999 do të jetë më i qetë. Dhe ndoshta do të jetë vërtet kështu.
Po të jetë kështu atëherë shqiptarët do të heqin dorë nga shpenzimi i kohës me politikë dhe do të kërkojnë gjëra të tjera. Do t’i largohen inatit për sherr në politikë dhe do të ndajnë më shumë se u mungojnë ditat, se nuk po gjejnë punë dhe se nuk po mbushet buxheti i Shtetit që reflekton në buxhetin e secilës familje. Me një fjalë jeta do të bëhet ekonomike dhe ndoshta këtu do të fillojë ndryshimi i shumëpritur.
Nëse PD-ja e ka marrë seriozisht hyrjen në parlament dhe qetësimin e politikës, atëherë do të ketë mundësi për ta thithur të gjithë elektoratin që do të fillojë të merret me pakënaqësinë ndaj qeverisë. Nëse Berisha dhe PD-ja nuk do të insistojnë me të gjitha mënyrat për të shkëputur sa më shpejt në zgjedhje, viti 2001, do t’i gjejë ata me shumë më tepër pasues, duke patur parasysh që votat shqiptare janë më shumë vota pakënaqësie se vota përkrahjeje. Dhe nëse PD ndryshon dhe krijon besimin e një force politike që i takon tryezave dhe jo shesheve, nuk diskutohet që do të jetë më e kënaqura nga gabimet e qeverisë socialiste, të cilat deri tani nuk kanë qenë të pakta.
Por është e vështirë të ndodhë kështu. Sepse askush nuk mund ta parashikojë Berishën, por për më tepër askush nuk mund ta parashikojë ç’mund të sjellë zhgënjimi i atyre që e ndodhen deri tani Berishën në rrugën të cilën ai e ka ndjekur që nga fillimi i karrierës politike. Por ata pak mijë vetë që e ndjekin deri në fund, e fundit nuk mund të rreshtin së kërkuari rrugëtimin me çdo kusht të qeverisë dhe vazhdimin e një së ashpër, deri në rikthimin e tyre në funksionin shumëpremtues që kanë patur në kohën e pushtetit të PD-së. Pikërisht këtu Berisha do të luajë për të mos humbur, por nuk dihet nëse do t’i arrijë të ndryshojë atë pjesë të bazës për të cilën vetë është kujdesur t’u çojë në ekstrem.
Parlamenti shqiptar: NATO në Kosovë
Shqiptarë duke u lutur gjatë një ceremonie myslimane varrimi të një anëtari të UÇK, vrarë gjatë luftimeve me serbët. Foto REUTERS
Vejsiu i PD hyn në parlament
Shkel vendimin e Këshillit Kombëtar dhe caktohet nënkryetar i komisionit të festës Faqe 5
Festimet e përvjetorit të KE pretekst për kthimin e opozitës
Shkel vendimin e Këshillit Kombëtar dhe caktohet nënkryetar i komisionit të festës
Faqe 5
PD më afër Parlamentit. Kjo ka ndodhur dje kur një prej anëtarëve të kryesisë së kësaj partie dhe deputet në Parlamentin shqiptar tashmë është bërë anëtar i një komisioni parlamentar që do të organizojë veprimtaritë festive për 50 vjetorin e krijimit të Këshillit të Evropës. Burime të Kryesisë së parlamentit tregojnë se Ylli Vejsiu ka hyrë dje në ambientet e kryesisë dhe ka marrë pjesë në krijimin e këtij komisioni të parlamentit.
Biznesmeni Gazheli në shtëpi
Shefi i komisariatit nr.4 Pirin Ndreu drejtues i operacionit spektakolar të policisë
Mbrëmë vonë lirohet pengu nga banditët
Me më fund është në shtëpinë e tij biznesmeni me emrin Petrit Gazheli, i cili u rrëmbye më datë 9 Dhjetor të këtij viti në Krrabë nga persona të armatosur. Që atë ditë komisariati nr. 4 i policisë në shef kolonel Pirin Ndreu po kërkonte pistat e mundshme të rrëmbimit. Me në fund, mbrëmë vonë, i rrëmbyeri trokiti në shtëpinë e tij, ku e prisnin njerëzit e dashur të familjes, të cilëve u ishte copëtuar zemra prej disa ditësh, ndërsa shpresa nuk i kishte braktisur. Puna operative e komisariatit nr.4 bëri që i mbërthyeri të mos mbetej në listat e policisë si i kërkuari i fundit, ndonëse policisë i duhet tashmë të hetojë për pista të tjera të rrëmbimeve që kanë tronditur opinionin publik. Kolonel Ndreu, i cili shquhet për aftësinë dhe kurajon në luftën kundër krimit, nuk pranoi të prononcohej për “KJ”, pasi sipas rregullit, të drejtën për informimin e mediave e ka zyra e shtypit të ministrisë së Rendit Publik.
Skandal në bar “Pergola” në Tiranë
Zana Çela kërcënon drejtorin e TV, Mazi
Dje në mes të klientëve gazetarë në bar “Pergola” në qendër të Tiranës Zana Çela, punonjëse në RTV, ka kërcënuar drejtorin aktual të TV EDuart Mazi se “do të vrasë, se edhe dy ditë ketë ke shansin të jetosh”, etj. Pas kësaj zv.drejtoresha, e papagëzuar ende, ka lemeritur gjithë bar “Pergola”, duke përmendur emra të ndryshëm, të cilët do të bëjnë vrasjen e Mazit. Acariimi i Çelës me Mazin vjen fill pas kthimit të kandidaturës së saj për postin e zv.drejtoreshës së TV e propozuar nga drejtor i Përgjithshëm Ardian Klosi. Tashmë është e njohur nga opinioni publik kaosi që ka mbërthyer radiotelevizionin shqiptar pas ardhjes në krye të institucionit të Klosit. Atmosfera më institucionin më të madh të informimit publik është e rënduar, aq sa njerëzit janë ndarë në grupe, thashetheme e armiqësore. E gjitha kjo rëndon mbi cilësinë e informacionit që përcjell tek publiku TV shqiptar.
Në parlament ministri i Financave tregon dhëmbët ndaj shkelësve të ligjit dhe flet për një politikë shtrënguese ndaj kontrabandistëve