PS kundër Qeverisë
Kastr(i)ot Islami, njerëz i emërimeve në polici. Ruci: Kush shkarëkoi komisarin e Gjirokastrës? Emërohen gjeneralët e Berishës
Faqe 3
Përse jemi këtu?!
Nga FRROK ÇUPI
Po ku të ishim? Të ishim aty ku është sot Italia, ku është Sllovenia, ku është Greqia, Austria; apo aty ku na e premtoat mbrëmshshëm, në Zvicër?! Atje as jemi e as mund të jemi, për arsye se jemi këtu; ose për arsye se na lënë këtu. Gjendja jonë është e trishtueshme, aq më keq pse edhe çfarë kishim brenda konceptit tonë “familje shtetërore shqiptare”, na e shkatërroni pushteti që perëndoi dy herë, një herë me 9 Mars dhe përfundimisht me 29 Qershor 1997.
Tani jemi këtu ku jemi. Këtu do të qëndrojmë? Më parë duhen bërë dy pyetje të tjera:
E para, a e kemi bërë tërë analizën pse jemi këtu? Apo kemi hamuar?! Në momentin kur dolëm nga kriza që po na varroste, thuajse u betuam se “do të falim, por nuk do të harrojmë”. Për fat të keq kemi filluar të harrojmë. Po të vazhdojmë harresën, atëherë “delet e zeza” do të hyjnë në tufën e bardhë dhe pas pak nuk do të dimë cili është ujku e cili therori. Dhe pak më vonë, fatkeqësisht, do të na përsëritet tragjedia e kaluar.
E dyta pyetje është: Ndodhemi këtu për të heshtur apo për të funksionuar në dobi të ndryshimit?! Klasa dhe grupimi i ri politik, të ardhur nga lufta që gjakosi e dogji Shqipërinë, kanë shpallosur vullnetin për të përdorur energjitë më të dobishme për të bërë mirësinë. Por për të qenë të qartë e të sinqertë që nga vetvetja, që të gjithë, qeverisës apo opozitarë, ndodhen para “portës së Djallit” dhe mëmërisë: “Po ky, na ka zënë rrugën, shikoni çfarë bën!”. “Ç’është kjo, valle? Natyrshëm, kudo, ndodhet një e keqe për secilin krah e për secilin shtet. Por asnjëherë, kur e keqja është e vetmuar, nuk mund të zërë rrugën e të gjithëve. Ndërsa këtu po ndodh e kundërta, edhe pse jemi të gjithë në anën përballë se Keqes, Njëshi i vetmuar ka zënë portën. Atëherë përse jemi ne këtu?
Në kohën kur të gjithë zgjohemi kundër së Keqes, e keqja nuk shfaqet. Dilema është shumë e thjeshtë: Ose të gjithë me të mirën dhe e keqja nuk është më, ose është e keqja dhe të gjithë të tjerët nuk e dinë pse janë. Mbasi kështu si shtrohet tani, duke shumë tragjike, por kjo është reale, fatkeqësisht.
Mes nesh tani rrjedh së bashku një e mirë dhe një e keqe: E mira është bashkimi i të gjithëve. Adhurimi nuk është përkrah Presidentit të rrëzuar, edhe pse për fat të mirë secili ranë pikpamjen e tij politike. Një bashkim i tillë masiv kundër së keqes së paharruar, është dukuria më pozitive e shqiptarëve... Ndërsa e keqja që përkrah është domosdoshmëria për të përqafuar shumicën votuese. Qeverisja aktuale ka me vete shumicën absolute të votës, sikurse ka edhe obligimin për ta përfaqësuar pushtetin e saj. A është e vështirë kjo gjë?! Sigurisht, po. Por a është e domosdoshme për t’u bërë? Përsëri, sigurisht po. Tani i vështirë i qeverisjes post-krizë është që të përballojë dhe shërojë pasojat, por ndërkohë edhe detyra e veçantë e saj kjo është. Njerëzit po përballojnë evokacione të mëdha, vetëm me qëllimin për të demonstruar të keqen që e solli vendin në këtë situatë. Në qoftëse jo, atëherë pse do të ishim këtu. Por askush më keq, në qoftëse e keqja zë rrugën e të gjithëve, pse jemi këtu, përse?!
Terrorizmi, dora e Mafias ndërkombëtare
Kryeministri Nano dhe Ministri i Brendshëm Ceka në 85 vjetorin e policisë
foto: G. Shkullaku
Kryeministri Nano dhe Ministri i Brendshëm Ceka në 85 vjetorin e policisë. foto: G. Shkullaku
FRESH i nxjerr bojën PS
Në gjashtë vjetorin e themelimit, arritëhijet e pozitës
Në përvjetorin e të rinjve socialistë mungojnë disa ministra. Presidentin Meidani e përfaqëson e bija. Ish kryetari Majko, largohet nga festa
Një shije jo të mirë në festën e mbrëmshme, la edhe mungesa e ish Sekretarit të Përgjithshëm të socialistëve, e aktualisht Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani. Mungesën e tij të madhe, u mundua ta amortizonte harqja e së bijës, pjesëmarrëse aktive në koktej. Gjithashtu në këtë takim, nuk ishte prezent Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle, por dhe shumë deputetë të mazhorancës. Mjaft antikomunistë, ishin nga më aktivët në koktejin e mbrëmshëm, ndërsa shumë ish-drejtues të eurosocialistëve, qëndronin si jetimë.
F 3
Hapen kartat. Në mbledhjen e mbrëmshme të grupit parlamentar, rebelohen deputetët socialistë. Legjisi i “pandehur”
Linden: Nuk ka demokraci jashtë Kuvendit
KE: PD rikthim në Parlament
F 5
Brojka: Krimi po synon të çënojë institucionet publike
Kryebashkiakët kundër terrorizmit
F 4
Tregtia e armëve - Çfarë ka për të thënë ish-ministri ?
Zhbalali: Po më ngacmuan do flas
F 2
Unioni Studentor kërkon zgjedhjen e rektorit dhe Senatit
Studentët e Shkodrës në grevë
F 10
Gati të shfryhet superballona e kontrabandës së cigareve
Anija “Demon” mund të lirohet
F 10