29/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 janar 1998

Ekskluzive e kryeadministratorit të “Deloitte & Touche”: Kompania asnjëherë nuk ka nxjerrë fitim

VEFA ka vetëm 7 milion USD

Zvogëlohen depozitat bankare, firma humb çdo muaj 200 mijë dollarë. Nuk mund të shlyejë kreditorët Faqe 13

Beteja e dosjeve

Në një kohë që opinioni e kishte përqendruar vëmendjen tek problemet më jetike që flutuan ngushtë me të ardhmen e vendit, në mënyrë krejt të papritur shpërthen skandali i “një njollosurve”. Që prej sanksionimit të ligjit të “pastërtisë së figurave” rreth dy vjet më parë, politikanët që kishin “mëkatuar” gjatë periudhës së regjimit komunist penali-zoheshin në vijimësi të ndeshjeve elektorale. Duke pasur parasysh këtë, kushdo kishte të drejtë të mendonte se ligji “antigjenocid” apo ai i “verifikimit të figurave” ishin hartuar më të vetmin qëllim që të përjashtoheshin nga garat elektorale kundërshtarët politikë të Berishës. Kjo përforcohej më tej po të kihej parasysh mënyra e krijimit dhe funksionimit të komisionit i cili bënte radioskopinë e atyre që dëshëronin të bëheshin aktorë të skenës politike shqiptare, komision ky që njihej me emrin “komisioni Mezini”. Kështu, qoftë nga kriteret prej të cilave udhëhiqej ky komision, po edhe nga synimi për të goditur në mënyrë të pamëshirshme kundërshtarët e Berishës, ishte e kuptueshme që “mëkatarët” që ndodheshin në gjirin e PD-së ishin të imunizuar nga ligjet e mësipërme. Një tendencë e tillë binte edhe më shumë në sy kur persona të veshur me funksione gjatë regjimit komunist vazhdonin të qëndronin në krye të institucioneve të rëndësishme edhe nën pushtetin e Berishës, në kohën që penalizoheshin individë të cilët shpesh nuk ishin objekt i asnjë prej ligjeve në fjalë. Rrëzimi i një numri të madh vendimesh të komisionit “Mezini”, nga Gjykata e Kasacionit para zgjedhjeve të 29 qershorit, si dhe dhënia e pafajësisë për njerëzit e ish-politbyrosë duke përfshirë edhe R. Alinë, flet shumë qartë për këtë. Po, me ardhjen e juristit të njohur Bezhani në krye të komisionit të verifikimit të figurave, mund të thuhet se mori fund edhe manipulimi i tij për qëllime politike. Ndryshe nga eksperienca e mëparshme, komisioni i kryesuar nga njeriu i dënuar nga regjimi i Hoxhës dhe avokati i viktimave të 2 prillit, në vend të kandidatëve për deputetë, po kalon në sitën e tij pushtetarët aktualë. Më e rëndësishmja në këtë aspekt, duke u bazuar në faktet e publikuara tani së fundi, është zbulimi i njerëzve të zullumeve të bujaja në funksione të rëndësishme, gjë për të cilën Berisha nuk merakosej. Ndërsa fakti që Bezhani ka qenë në gjyqtarë njeriu nga kleri e drejtësi që e emëruar prej Parlamentit dhe nga “Këshilli i Ministrave tregon se një gjë të tillë nga Këshilli i Ministrave tregon se juristi “disident” nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me politikanë. GAVROSH LEVONJA

Dosjet, do verifikohen Berisha dhe Hajdari

Kryetari i Komisionit të verifikimit të figurave Nafiz Bezhani gjatë punës Foto BLEND ÇOTA

Sulmohen depot e ushtrisë

Uniformat blu e të gjelberta mbrojnë Kalimashin Në Kukës katër orë luftë në mesnatë ndërmjet banditëve dhe forcave të shtetit. Nisin hetimet Luftë në Kalimash të Kukësit. Mbrëmë rreth orës 22.00 persona të armatosur kanë sulmuar depot e armatimit të Divizionit të Këmbësorisë në Kalimash të Kukësit, rreth 20 kilometra në perëndim të këtij qyteti. Rreth 10 persona të armatosur kanë hapur zjarr me armë automatike në drejtim të vendrojeve të depove me fishekë gjurmëlënës. Menjëherë rojet nënoficer efektiv, i janë përgjigjur me zjarr sulmit të banditëve, duke përdorur dhe granatat e dorës. F 9

Deputeti Hasani përgatit vizitën në Kubë

“Komunistët shqiptarë do takojnë Kastron” F 4

Qindra policë rrethojnë fshatin Sukth

Kapet vrasësi i tregtarit italian F 2

Turistët e grevës kandidat për Guines

Biologët: Si jetohet 25 ditë pa ushqim?! F 2

Shoqata e konsumatorëve: Ankohen qytetarët

Mish gomari në restorante F 11

Grup prokurorësh do hetojnë krimin e organizuar

Në Shqipëri lind antimafia F 7

Seanca në parlament, me dyer të mbyllura

Komisioni Ngjela, gati raporti F 5-24

KOHA JONË

I uron gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar festën e BAJRAMIT TË MADH