Mbi 40 socialistë drejt veprimit ekstrem. Pritet takimi me Kryeministrin Nano
"Të largohen nga drejtimi i partisë, krerët lokalë. Edhe ata nepotizëm si PD"
Mbi 40 socialistë drejt veprimit ekstrem. Pritet takimi me Kryeministrin Nano
Vlorë, PS në grevë urie
"Të largohen nga drejtimi i partisë, krerët lokalë. Edhe ata nepotizëm si PD"
Faqe 3
Berisha si Penelopa
Me t’u larguar trojka evropiane, Berisha, në njërin nga mitingjet e tij rutinë u shpreh në favor të mbrojtjes së opcioneve të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, opcione këto të kundërshtuara kategorikisht nga parlamentarët evropianë.
Po duhej të kalonin jo më shumë se tri ditë që lideri i PD-së, të pranonte publikisht kthimin e partisë së tij në parlament si dhe pjesëmarrjen në procesin e hartimit të kushtetutës. Gjithashtu, dy ditë më parë, kryesia e PD-së bëri dhe një hap tjetër duke i sugjeruar këshillit kombëtar të rishikonte vendimin e marrë kohë më parë si pasojë e të cilit ajo qëndroi muaj të tërë jashtë parlamentit. Po, dje, në kohën që në opinion u krijua bindja se hyrja e PD-së në parlament ishte fakt i kryer, dje, Berisha, ndërsa shprehte mbështetjen për qëndrimet e trojkës i bëri të njohur opinion- opinionit se ka kërkuar që të gjitha degët e PD-së të angazhohen në krijimin e kushteve për të realizuar opcionin e qeverisë teknike, gjë që normalisht duhet të pasohet nga zgjedhjet e parakohshme. Kuptohet se në këtë mënyrë, lideri demokrat, nga njëra anë kërkon të përgjumë faktorin e jashtëm ndërsa brenda nuk dëshëron të humbasë kohë për t’i shkurtuar ditët qeverisë së koalicionit. Një qëndrim i tillë i dyfishtë i Berishës në rast se do të bëhej në mënyrë disi të sofistikuar, mund të konsiderohej normal, pasi një politikan duhet të jetë i përgatitur për të gjitha variantet e mundshme që mund t’i paraqiten në të ardhmen. Nuk duhet harruar se Berisha është një politikan që e përdor me sukses befasinë, por tani, duke qenë pa pushtet, pothuajse është i privuar nga një armë e tillë. Veç të tjerash, duke mbajtur gjallë idenë e qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të reja, Dr. Berisha, synon që në gjirin e partisë së tij të ruhet fryma luftëtare dhe militantizmi, të cilat i bëjnë të efektshme mjetet e preferuara të tij të luftës politike. Po, duke vazhduar t’u bëjë fushatë për qeverinë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kryetari i PD-së në një farë mënyre kërkon të ruajë të pacënuar personalitetin e tij pas kthesës spektakolare që mori për ta kthyer partinë në parlament. Në fakt, nga mënyra si po operon ai për të përmbushur angazhimin e trojkës, të kujton “pëllumbin e Penelopës”. Nuk është çudi që në këtë shkrim kombëtar, Berisha të lehtë idenë e plegjerimit të këtij problemi edhe nëpërmjet degët e partisë së tij për të “respektuar normat demokratike”. Sidoqoftë edhe nëse një ditë Berisha do të ulet në sallën e parlamentit, kjo nuk do të thotë se ai do të rrijë urtë.
Malaj, padi kundër Alimuçës: Më fyeu
Kushtetuesja pranoi kërkesën për emërimet në pushtetin lokal
Bροjka fiton gjyqin kundër Meksit
F 5
“Po sabotohemi, ndërhyni”. Nano e Meidani thërrasin Legjisin
“Po sabotohemi, ndërhyni”.
Nano e Meidani thërrasin Legjisin
Siemens alarmon qeverinë shqiptare
F 2
Presidenti takon Sekretarin e Përgjithshëm, Kofi Anan
Meidani: OKB
Kučovë, dy pranga për masakër?
Prokurori firmos: Ndalohet komandanti i postës dhe tankisti
Kučovë, dy pranga për masakër?
Superaksion për ngjarjen ku u vranë 9 persona, gershorin e kaluar. Akuza: Vepra terroriste dhe pjesëmarrje në banda
Burime të Prokurorisë pohojnë se në këtë ngjarje janë implikuar 30 persona, ndërmjet tyre 10 ushtarakë që kishin lidhje me dy banda, me atë të Urës Vajgurore dhe të Kuçovës. Do të merren në pyetje gjatë kësaj periudhe 150 persona dhe mendohet se përfundimet e hetimit do të zgjasin rreth 3 muaj. Në këtë ngjarje vazhdojnë këto burime, janë të implikuara dhe segmente të tjera të shtetit. F 9
Presidenti i Kompanisë VEFA, Vehbi Alimuçaj i paditur dje në prokurorinë e Tiranës Foto BLEND ÇOTA
SË SHPEJTI
BOTË JONË me 32 faqe
OKB, gjithnjë në Shqipëri
F 4
Vendimi i papritur i anëtarit të gjykatës Alfred Karamuço
Gjykata Kushtetuese: Vetëpezullohet gjyqtari
F 4
Dokumenta sekrete në ministrinë e Brendshme
Terrorizmi, alarmi që më 1994
F 2
Shehu, Gazidede e Zhulali në listën e përgjegjësve
Ngjela mbyll dosjen e ’97
F 7
SË SHPEJTI
BOTË JONË
me 32 faqe