Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë, 14 Shkurt 1998

Malaj: Berisha ne gjyq

Kyetari i PD: Viktimat e Otrantos janë mbytur nga Malaj, Brokaj e Gjinushi “Me të vdekurit nuk luhet. Tani do të veprojë ligji” Faqe 3 Disa Ngjela para ligjit NGA ARBEN HASANI E përhumbur prej dokumenteve dhe fakturave të rëndomta, zhurmës së makinave dhe erës së djersës pa arritur tregojë se ç’pritej prej saj, nën sekretarinë e kabinetit të ministrit të Brendshëm Ilirjan Musli, më shumë se pushka, Mës. Dn[?] rrin[?] me njërin vesh nga korridori për të dëgjuar të fundit pas telefonatave dhe me tjetrin nga piskama e kancelares për t’i futur apo jo në paradhomë, për shembull, shefin e SHIK-ut N. Klosi e tjetrin me fletërrufenë e “7-ve” e me 2.000 opozitarë [sic] e me dosje të zverdhura e afera me shtetin, apo peticionet e emigrantëve apo amaneti apo përçarja e pronës apo ankesa apo madje… Të paktën kështu shijohej ajo, ndërsa me një gjysmë buzëqeshje hapi derën për të thënë “Zotëria po ju pret”. Kur ne hyjmë, ministri i Financave Arben Malaj ishte i qetë e i ulur para një tavoline me konferencë me shkrim. Me xhaketën e zbërthyer, i mbështetur në karrige dhe duke lëvizur lapsin mes gishtërinjve, Malaj nisi të flasë pa hyrë në formalitete. Pas bisedës me korrespondentin tonë ai deklaron se padi për shpifje do të ngrejë ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha. Arsyeja janë akuzat e fundit që ai bëri ndaj qeverisë duke e bërë atë përgjegjëse për tragjedinë e Otrantos. Akuzat që bëri para publikut dhe kombit, nuk janë vetëm monstruoze. Sipas ministrit, ato janë shpifje të një njeriu që po përpiqet të manipulojë opinionin publik e t’i ikë përgjegjësive për deformimet e shumta që mori ai pushteti i tij. Duke i quajtur vendimet e gjykatave gjermane, italiane e shqiptare për mbytjen e Otrantos, “provokim amerikan”, ai ka bërë një aventurë të re politike dhe morale që tashmë nuk mund të mbetet pa ndëshkim. “Që prej datës 12 mars 1997 sindikimi i ngjarjeve dhe i dokumenteve tregon se qeveria e sotme nuk ka asnjë faj në tragjedinë e Otrantos. Mbytja e anijes ‘Kateri i Radës’ dhe vdekja e njerëzve të pafajshëm është ngjarje e rëndë që nuk mund të përdoret si armë politike. Të thuash se viktimat janë mbytur nga Malaj, Brokaj e Gjinushi, është jo vetëm një mashtrim, por një vepër që bie ndesh me çdo normë njerëzore dhe ligjore”, u shpreh ai. Berisha sipas tij ka tejkaluar çdo kufi njerëzor e politik. “Ai edhe kurlet[?] këtu si të dojë, por përpara mund të shkatërrojë familje, të luajë me dhimbjen, të krijojë përçarje dhe të nxisë urrejtje. Me të vdekurit nuk luhet. Tani duhet të veprojë ligji”. Pas kësaj ministri shpjegon se nga strukturat e ministrisë së tij është mbledhur i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për procesin gjyqësor. “Çdo deklaratë e bërë prej zotit Berisha është dokumentuar. Përfshi këtu edhe intervistat e tij për mediat e huaja, konferencat e shtypit, deklarimet publike dhe tekstet e shkruara. Ka ardhur koha që shpifja të paguajë një çmim”. Ai nuk pranoi të komentojë më tej për çështje politike, por la të kuptohet se në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime të tjera edhe lidhur me kallëzime të reja ndaj ish-drejtuesve të lartë të shtetit. Foto BLEND SOTA
Fatos Nano Sali Berisha Brokaj Gjinushi Arben Hasani Otranto Gjermane Italiane Shqiptare

Droga shqiptare mbyt Greqinë

Relacion në ministri: “frenoni trafikun e drogës” Alarmi i shërbimit sekret grek: Çdo ditë çmim 1.000 kilogram nga brigjet e Vlorës dhe Sarandës “Një sasi e konsiderueshme e drogës marokene shkarkohet dy herë në javë në brigjet e Sarandës dhe më pas dërgohet me anë të skafeve. Shtimi i anijeve nga Shqipëria ka sjellë alarm në ministritë e ndryshme. Pas një bregdeti me kaos të tillë, me rrëmbime dhe tragete pa kontroll në detin Jon, po shfaqet një lidhje mafioze mes shqiptarëve dhe marokenëve”. Kështu fillon raporti i policisë greke dërguar ministrisë së Rendit në Athinë. Në raport akuzohen të paktën tri rrugë që ndiqen nga droga e nisur nga Shqipëria për në Greqi. Sipas raportit, droga vjen në brigjet shqiptare me peshkarexha nga Afrika Veriore. Më pas ajo niset me skafe në ishujt grekë ose me mjete të tjera të vogla. Raporti shpreh shqetësim të madh për rritjen e trafikut në Vlorë dhe Sarandë. Sipas burimeve të rezervuara, shërbimet greke kërkojnë bashkëpunim më të madh me palën shqiptare. Ndërkohë paralajmërohet se, nëse nuk merren masa, Greqia do të forcojë kontrollin detar dhe do të kërkojë asistencë ndërkombëtare për bllokimin e linjave të trafikut. F 2
Greqi Vlorë Sarandë Athinë Shqipëri

Shefi i Shërbimit Sekret më krye të Teatrit

Turan, Dien, Sileat e komisaritatreve Turan, Dien, Sileat e komisaritateve F 4

Tirane, Diten Shtatë e komisarialteve

Pas shkarkimeve financiare ndryshon ligji F 7
Tiranë

ME 1 MARS KOHA JONË

Çdo ditë me 32 faqe ME 1 MARS KOHA JONË Çdo ditë me 32 faqe Çmimi: 50 lekë

Partitë mbeten pa biznese

Nje burre nudo, protestë kundër faljeve Nje burrë nudo, protestë kundër faljeve F 5

Lakurqi mbi kalin e Skënderbeut

Çlinton[?] komisariala, Malkanen[?] dypërca klan[qeshtë?] F 2
Skënderbeut

Specialet zbresin në Kavajë

Çifonet[?] komisariale, Malkanen dypërça klan[qeshtë?] F 8
Kavajë