Tension dhe të shtëna armësh, mbërrijnë dhe deputetë të tjerë të PD. Faqe 2
Qindra forca policie bllokojnë në Milot deputetin e PD dhe mbi 30 vetë të armatosur
Tension dhe të shtëna armësh, mbërrijnë dhe deputetë të tjerë të PD
Faqe 2
Tirana me këmbë hapur
NGA ANDI BEJTJA
Vizita e Presidentit Mejdani në Turqi, ku u nënshkruan dy marrëveshje dy palëshe, ishte më shumë një përpjekje e Presidencës shqiptare, për të “përkëdhelur huanin e Ballkanit”, pas disa flirtëve që qeveria shqiptare kishte bërë hapur me Greqinë, marrëdhëniet e së cilës me shtetin turk vazhdojnë të mbeten të acaruar. Por, Turqia e ka bërë të qartë se nuk e ndryshon politikën e saj ndaj Shqipërisë, pavarësisht nga marrëdhëniet e Tiranës.
Si gjithmonë, kur një zyrtar i lartë shqiptar viziton Turqinë, vizita nuk si të mos jetë e suksesshme. Turqia i fal Shqipërisë një pjesë të borxhit që ajo i kishte Bankës Turke, shfaq mbështetjen e saj për Korridorin 8 dhe tregoi gadishmërinë për rindërtimin e bazës së Pash Alimanit në Jug të vendit, gadishmëri e cila nuk mund të kalojë pa sembimin në Athinë. Gjithashtu, Presidenti turk shprehu mirëkuptimin për politikën e jashtme shqiptare dhe për çështjen e Kosovës, ndaj së cilës për shkak të lidhjeve historike shqiptaro-turke, Turqia është një nga partnerët më të fortë të saj. Ndërkohë, Presidenti Mejdani kërkoi maksimumin e mundshëm. Ai i bëri ofertën palës turke që të ndihmojë financiarisht segmentet të veçanta të autostradës Lindje-Perëndim.
Gjithçka në sipërfaqe dhe zyrtarisht duket mirë. Por një pjesë e shtypit turk dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë shprehur të pakënaqur me afrimin e madh dhe të menjëhershëm të Shqipërisë me Greqinë, duke shprehur habinë dhe njëkohësisht duke mos harruar të nënvizojnë se “Greqia është e fundit që mund të dëshirojë rindërtimin e Shqipërisë”. Greqia vazhdon të mbetet një problem sensitiv për Turqinë dhe Shqipëria i duhet të jetë e kujdesshme në politikën e saj, për të mos nxitur xhelozinë e asnjërës palë, por dhe politika e këmbëve të hapura ka rreziqet e veta.
Duket se Presidenca shqiptare po përpiqet të tregohet më e ngrohtë me Turqinë, ndërkohë që pak a shumë të njëjtën gjë po bën Kryeministria me Greqinë. E gjithë kjo politikë, qoftë dhe e pamenduar apo e pakoordinuar, duket se është efikase. “Lufta e korridoreve” në Ballkan midis Turqisë dhe Greqisë, pas pak kohësh do të ndihet dhe në territorin shqiptar. Greqia po bën çmos që të mos mbetet prapa Korridorit 8, me korridorin tjetër që do kalojë nga Jugu i Shqipërisë për në Veri të saj, deri në Serbi. Shqipërisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të jetë e hapur kundrejt dy boshteve dhe t’i bëjë oferta të dy palëve për financime të segmenteve të veçanta. Megjithatë rolin e “kokës politike”, Tirana zyrtare mund ta luajë vetëm në teori. Në praktikë aleancat dy palëshe historike mbeten aleanca, të cilat automatikisht ndikojnë në politikat e shteteve.
Nga e gjithë kjo panoramë, edhe pse në vizitën e Mejdani në Turqi merrnin pjesë dhe dy ministra të Nano, prapë mbetet në ajër pyetja? A ka një politikë të përbashkët, të rakorduar mirë midis Presidencës dhe Kryeministrisë? Këtë do ta tregojë koha, por duhet thënë se Presidenti dëshiron të “përkëdhelë” Turqinë atëherë kur duhet.
Azem Hajdari në një nga konfliktet e shumta me policinë
Foto ARMANDO BABANI
Azem Hajdari në një nga konfliktet e shumta me policinë. Foto ARMANDO BABANI
Grabitet banka e Tropojës
Zhd uken 300 milion lekë, nën pranga edhe drejtori i bankës. Forcat e RENEA mbërrijnë në vendngjarje
Sulm me maska në mesnatë. Arrestohen 5 vetë
Grabitet banka në Tropojë. Rreth 300 milion lekë kanë përfunduar në duart e maskave, pas një vjedhjeje spektakolare. I vetmi dëshmitar i vjedhjes ka qenë roja i lidhur me litar. Po dje, burime të ministrisë së Brendshme konfirmojnë arrestimin e pesë personave të dyshuar për vjedhjen e kësaj shume. Nën pranga është vënë edhe drejtori i bankës, i dyshuar edhe ky si bashkëpunëtor në grabitje.
F 2
Alimucaj akuzohet për shpifje ndaj Malajt
Nis procesi anti - VEFA
F 7
Ktheheshin nga shërbimi, përfundonin në rajon
Policia ndalon tre gazetarë
F 4
Këshilltari i kryeministrit deklaron fundin e piramidave
Pashko: S’ka para për kreditorët
F 19
Braktiset dogana për 12 orë, zhduken doganierët
Kap en 30 ton cigare
F 19
Shën Valentini në Tiranë, historia e vitit
Një çift dashuri për 24 orë
F 6
Reportazh, me njerëzit që fluturojnë në tokë
Shqiponjat në roje të njerëzve
F 16