17/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 shkurt 1998

Pas ngjarjeve në Milot, interpelancë urgjente në Parlament e ministrit të Brendshëm

“Terror me para serbe

Grup special për hetimet. Sot 14 të ndaluarit përpara gjyqit. Faqe 2-3 Grup special për hetimet. Sot 14 të ndaluarit përpara gjyqit Faqe 2-3

Imuniteti i Hajdarit

NGA ALFRED PEZA Në 48 orët e fundit, shqiptarët kanë mbajtur veshët ngritur për të mësuar masat e shtetit ndaj shkaktarëve të ngjarjes më të rëndë të ndodhur këtë vit në vend. Deputeti i PD dhe lideri i lëvizjes së Dhjetorit ’90, Azem Hajdari, qëndroi në fundjavë i rrethuar përreth 12 orë nga qindra forca policore në të hyrë të rrethit të Laçit. Bashkë me të ndodheshin shumë persona të tjerë, 14 prej të cilëve pas qëndrës ndaj urdhërave për kontroll makinash, tashmë ndodhen nën pranga. Nga përplasja e deklaratave diametralisht të kundërta për ngjarjen, ndërmjet policisë dhe PD, dje pritej që Parlamenti dhe Qeveria të mbanin qëndrimin për autorët e vërtetë të ngjarjes së rëndë. Nano ka preferuar që përgjegjësinë e mbledhjes së kabinetit t’ia delegonte Finos, ndërsa Çeka pak para ... Ceka pak para raportimit në Kuvend, të takonte kreun e grupit parlamentar të PS, Pandeli Majko. Është hera e dytë, brenda një muaji, që në zonën Shkodër-Laç të ndodhin konfrontime tepër të rënda ndërmjet grupesh prej 20 vetësh të armatosur dhe shtetit. Në mesin e janarit, u mbajt 25 orë peng Prefekti i Shkodrës me pretendime që nuk mbahen më mend. Ndërsa në fundjavë, skena është përsëritur, kur 20 persona të tjerë kanë mbajtur peng forcat e rendit në gëzismën veriore të vendit. Është hera e dytë, që besimi i njerëzve në forcën e shtetit, në luftën kundër krimit, është tronditur shumë seriozisht. Ata ma shumë se deklarata, i besojnë fakteve, provave dhe qetësisë së tyre. Kur dhanë votën kundër qeverisjes së keqe të PD dhe Berishës, shqiptarët nuk votuan për “integrimin”, “evropianizimin” apo “ndryshimin e mentalitetit të tyre 555 vjeçar”. Me këtë le të merren studiuesit. Qeveria e votuar “në mënyrë plebishitare”, duhet t’u tregojë qytetarëve çdo ditë, se di të ringrejë shtetin e rrënuar, duke zbatuar ligjet e saj njëlloj për të gjithë. Nëse 20 vetë janë aq të zotë sa të mbajnë peng shtetin, drejtuesi i kësaj makine, duhet t’ia dorëzojë çelësat një shoferi më të zotë. Mediani, Nano dhe Gjinushi, më të mëdhenjtë e pushtetareve të vendit, kanë biseduar dje në zyrat e Presidencës për rreth tre orë. Sekreti i bisedës do të zbardhet gjatë ditëve në vazhdim, nga vëzhguesit që do të ndërmarrin legjislativi dhe ekzekutivi i shtetit. Ceka në Parlament nuk e ka përmendur pozicionin e Hajdarit në lidhje me ngjarjen e Laçit, ndërsa Prokuroria është mjaftuar me deklarimin se “ende nuk ka prova”. Hajdari është në krye të 14 personave që ndodhen në burg, ndërsa PS ka deklaruar se “nëse ka prova, do kërkojmë heqjen e imunitetit të tij”. Lideri i PD Berisha, ia hoqi Azem Hajdarit imunitetin e deputetit disa vite më parë, pasi ai qëlloi me pistoletë një person nga administrata e partisë e partie. Ministria e Brendshme ka deklaruar deri tani, se Hajdari dy ditë më parë, qëlloi me pistoletë vetë shtetin. Shteti tani ose duhet të vendosë liderin e tij në vend ose duhet t’i kthejë largun lideri i PD dhe t’i kërkojë falje publike për gjithçka ndodhi. E drejta nuk mund të përfundojë në të dy anët njëkohësisht.

Mblidhet trojka në Presidencë

Nano, Meidani dhe Gjinushi tre orë takim F 5

Kërkuan të na eliminonin

Dje akuza të Berishës dhe Hajdarit për incidentet F 5

Imuniteti i Azem Hajdarit, Prokuroria: S’kemi prova

Faqe 2 Azem Hajdari dhe Sali Berisha dje në konferencë shtypi. Foto GENT SHKULLAKU

Gjirokastër, tritol Bashkisë

Asnjë i arrestuar për atentatet. PS: Këto janë vepra të njerëzve që ndodhen në eskortat e PD Dje në orët e para të mëngjesit, shpërthim në qytet Ka qenë ora rreth 3.45 minuta e mëngjesit të ditës së djeshme, kur një shpërthim i ndodhur në themelin e Bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, ka tronditur qytetin e për një moment ka ndezur flakë gjithë hapësirën ajrore. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Luan Hajdaraga tha se “Këto veprime në Gjirokastër janë ndërmarrë nga njerëz që janë të inkriminuar në kontrabandë klandestinish, karburantesh, droge dhe, që sot ndodhen qytetërisht në eskortat e PD”. F 9

Spiunë edhe në krye të Rendit

Të tjerë “të papastër” nga Komisionin Bezhnani F 7

Alarmi i bankave edhe në Jug

Policia në gatishmëri luftarake në mjaft qytete F 4

VEFA: Kam para për kreditorët

Alimucaj replikon me këshilltarin e kryeministrit F 13

Policia, përsëri ndryshime

Ikin krerët blu në Tropojë, Lezhë e Tiranë F 4

E Martë 17 Shkurt 1998

Të tjerë “të papastër”

nga Komisionin Bezhani