19/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 shkurt 1998

Kërkohet koka e Hajdarit

Mbërrin në Parlament kërkesa e për heqjen e imunitetit, sot votojnë deputetët Prokurori: “Ka qenë në krye të grupit të armatosur” Faqe 2

Hajdari, pranga letre

NGA SOKOL BALLA Dje në televizion zyrtar kryeprokurori Arben Rakipi ka deklaruar kërkesën e institucionit të tij drejtuar parlamentit shqiptar, për heqjen e imunitetit të deputetit Azem Hajdari. Duke zgjidhur në një farë mënyre enigmën që mbizotëronte në ambientet e medias dhe të opinionit publik për fatin e deputetit “të pabindur” dhe super-eskortës prej mëse 14 vjetash. Në fakt askush nuk kishte dyshim se një gjë e tillë duhet të ndodhte, por kur do të ndodhte. Për Azem Hajdarin nuk është ky rasti i parë që i hiqet imuniteti, pasi një gjë të tillë kishte vendosur rreth 5 vjet më parë për të edhe parlamenti i Berishës. Por ndërsa atëherë gjithçka u zgjidh në pak orë, për të rihapur një imunitet - që ndërkohë ishte vetërefuzuar nga Hajdari - u desh që Prokurori i Përgjithshëm të zhvillonte një rreth të mbyllur takimesh, që nisën me Nanon dhe vazhduan me Meidanin. Ndërkohë që thuhet që vetë Nano në këtë takim kishte ardhur pas një bisede koke më kokë me një nga diplomatët kryesorë në Tiranë. Por sot ajo që gjithçka duket se mendojnë, është se politika edhe një herë ka vendosur mbi strukturat e sistemit të drejtësisë. Proçesi “Hajdari”, ashtu si edhe parapardhësit e tij, rrezikon përfundimisht të transformohet në një gjyq politik. Gjithçka do të ishte ndryshe nëse që të hënën, të ndaluarit do të mbroheshin për masën e tyre të arrest-it dhe kërkesa e Rakipit nuk do të shkonte në duart e Gjykatësit ditën e mërkurë, por të martën, atëherë kur me procedurë normale dhe me logjikë, kjo gjë do të ndodhte. Kështu u bëntë qëllimi kryesor i punës së institucionit të Prokurorisë: të hetojnë mbi të vërtetën dhe vetëm mbi të vërtetën e incidentit të Milotit. Rakipi edhe nëse e ka pa-arë këtë qëllim të mirë, pas takimeve me figura kryesore të vendit ka gabuar, nëse s’e ka zbuluar, si minimum e ka paragjykuar pavarësinë e institucionit të Prokurorisë. Në vendet e tij me kredë e pozitës, mesa duket e vendosur edhe fati i metëshëm i Azem Hajdarit. Në të gjitha rastet, përfundimi i këtij procesi ka rrezikun e madh që të mos jetë i besueshëm. Nëse Hajdari do të shpallet i pafajshëm, baza e PS-së që ka mesak duket se është, nuk pa vendimin e prokurorisë, do të nënkuptojë e pakënaqur dhe nëse dënohet, do të shpërthejë pakënaqësinë ndaj liderit dhe do të zemër të butë. Ndërsa opozita do të ... (pjesa tjetër e tekstit është pjesërisht e palexueshme)

Bosnie, ofic(er)et naziskinë kundër ushtarëve shqiptarë

Bosnie, oficeret naziskinë kundër ushtarëve shqiptarë Vazhdojnë të rejat nga “Fronti Bezhani” Gjatë manovrave të trupave paqeruajtëse në Bizë. Foto GENT SHKULLAKU

Tre spiunë në Televizion

Gjinushi: Agjenti i Drejtësisë para deputetëve. Ceka: Të papastrit në ministri janë disa oficerë Vazhdojnë të rejat nga “Fronti Bezhani” Tre spiunë në Televizion Gjinushi: Agjenti i Drejtësisë para deputetëve. Ceka: Të papastrit në ministri janë disa oficerë Kryetari i Komisionit të Verifikimit të Figurave, Bezhani e kundërshton si të pavërtetë, përhapjen e lajmit dhe sidomos burimin e prejardhjes, ATSH-së. “Sipas meje, keqkuptimet dhe tajtimi i bërë dje në organet e shtypit, të cilat përdorën për burim ATSH-në, më duket jo i drejtë dhe tepër tendencioz” e mbylli prononcimin e tij avokati, i cili kërkon nga media, të mos abuzojë me fjalët e tij, e aq më tepër me punën e komisionit, që ai kryeson. F 24

Azem Hajdari i përgjigjet akuzave “Nuk ka fakte kundër meje”

F 3

Me 185 vota pro, senati jep “OK” Sazani në duart e italianëve

Me 185 vota pro, senati jep “OK” Sazani në duart e italianëve F 4

Shërbimi i NATO dhe ai italian. afirmojnë UDB ka gisht në trazirat

Shërbimi i NATO dhe ai italian. afirmojnë UDB ka gisht në trazirat F 7

Pas vendimit për masën e sigurisë ndaj 14-shes Prokuroria kundër gjykatës

Pas vendimit për masën e sigurisë ndaj 14-shes Prokuroria kundër gjykatës F 6

Gorrica “ha” dhe koka të tjera Korçë, ikën dhe kryedoganieri

Gorrica “ha” dhe koka të tjera Korçë, ikën dhe kryedoganieri F 9

Miratohet ligji për RTV private, qeveria jashtë Parlamentit ndër frekuencat

Miratohet ligji për RTV private, qeveria jashtë Parlamenti ndan frekuencat F 5