06/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 mars 1998

Arrestohet Alimucaj

Pas padisë së firmës së huaj dhe kërkesës së prokurorëve, Gjykata vendos

Kreu i VEFA-s nuk mund të largohet nga Shqipëria

Faqe 7

Kosova bashkon shqiptarët

Ngjarjet e fundit në Kosovë, pa dyshim që do të kishin ndikimin e tyre edhe në Shqipëri. Mekanizmat e shtetit tashmë ndodhen në një lëvizje të pandërprerë për të përballuar çdo lloj situate që mund të krijohet si pasojë e zhvillimeve përtej kufirit. Kështu, me gjithë problemet e vështira, të njohura për këdo, shteti shqiptar po merr të gjitha masat e nevojshme, duke parashikuar gjithçka. Po ajo që tërheq vëmendjen e gjithë opinionit shqiptar ishte gjetja e gjuhës së përbashkët ndërmjet forcave politike kundërshtare në mbrojtje të pjesës së kombit që ndodhet jashtë kufijve politikë. Së pari, PD, pas pesë muajsh bojkoti vendosi të rikthehet në parlament, madje pa pritur miratimin e Këshillit Kombëtar. Pra, PD hodhi dhe hapi për të cilin kishte kishtë shpërfilluar deri dhe këshillat e sugjerimet e miqve të mëdhenj evropianë. Në këtë aspekt, Kosova doli më e fortë edhe se Evropa. Hyrja e PD në parlament në këtë moment, mund të merret si shembulli i parë për t’i treguar botës se politikanëve shqiptarë nuk u mungojnë aftësitë për të gjetur rrugët e bashkëpunimit kur vihen në lojë interesat kombëtare. Veç kësaj, aktorët kryesorë të politikës shqiptare, sot në sheshin “Skënderbej”, të cilin deri dje e shfrytëzonin për të lëshuar rrufe mbi njëri-tjetrin, do të ndodhen përkrah, këtë radhë për të mbrojtur një kauzë të përbashkët. Deri dje, nga shumica e politikanëve tanë përsëritej shpesh se “do të veprojmë si një komb”, por duke u ndodhur përballë luftës politike të paprinciptë, deri dhe të ndyrë, pakkush mund të besonte në sinqeritetin dhe suksesin e sloganit të mësipërm. Por sot, duke parë socialistët pranë demokratëve, qoftë tek shqiptarët, sidomos përtej kufirit, por edhe tek faktori i jashtëm ngjallë një një shpresë se një frymë e re mund të fryjë tani e tutje në politikën shqiptare. Dhe, lidhur me këtë mund të thuhet se edhe Kosova i ka bërë Shqipërisë ndoshta shërbimin më të madh. Megjithatë nuk ka si të mos vijë keq për gjithë gjithë këtë kohë të humbur. Përse duhej ndërmarrë një hap i tillë vetëm pasi tan-ke serbe do të qëllonin mbi shtëpitë e fshatarëve të Drenicës? Shqipëria ka pasur dhe ka probleme të tilla jetike, që për nga rëndësia nuk janë më pak se ky i Kosovës, zgjidhja e të cilëve nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e të gjithëve. Sigurisht, edhe viti i mbrapshtë, 1997, nuk do të kishte qenë i tillë në rast se politikanët shqiptarë do të kishin gjetur forcë për të qenë atëherë përkrah njëri-tjetrit, si sot në sheshin “Skënderbej”.

Kosova, PS dhe PD bashkë në shesh

F 3 Dje në Prishtinë mbi një mijë gra e vajza protestuan kundër dhunës serbe. Foto REUTERS

Nano, gjysëm diktator

Kryeministri e humbet humorin kur pi dhe e ka pothuajse të pamundur të mundojë pa kritikuar kolegët e tij në publik Raporti nga Londra për konfliktin President-Kryeministër “Për sa i përket Finos së shkurtër e gjithnjë e më të majmë, detyra e tij si zëvendës i Nanos është e garantuar. Ekziston një farë dyshimi se ai është bërë krye-guardator. Ekziston një farë dyshimi se ai është bërë kryepërgjegjës për të gjitha.” Teksti vazhdon: “... ndihmon kolegët e tij me pak fat në shpenzimet e tyre të mëdha. Roli i tij zyrtar është kufizuar në pritjen e delegacioneve lokale dhe ... raportin e Rinasit për të përcjellë ... Nanon në shtjelljet e tij të shumta jashtë shtetit.” F 5

Lajme në faqe të tjera

Dje seancë sekrete, Ceka e Brokaj para deputetëve Berisha hyn në Parlament F 3 Demaci deklaron: Vetëm UÇK mund të na mbrojë Sulm në Kosovë 20 të vrarë F 2 Urdhëra nga Tirana për zonat kufitare Hapni shtëpitë për kosovarët F 6 “Kishte nxjerrë sekretin” për “Koha Jonë” Majko e heq nga puna F 3 Rregullimi i ministrisë, fiton sekretari qeverisë Pushtetarët e tenderave F 9 Kavajë, klandestinët tregojnë aventurën Na sulmuan italianët F 10 Berat, fakte të reja nga masakra e Urës Implikohen krerët e PD F 11