10/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 mars 1998

Gënjeshtrat e Finos

Liderët tanë vuajnë nga sindroma e rëndë e komunizmit Faqe 16

Ofertë për armiqësi

NGA ENTON ABILEKAJ Kur Bashkim Fino erdhi një vit më parë nga periferia në qendrën e politikës shqiptare, dukej si një gonxhe e trendafilit të kuq socialist që do të shpërthente mes barutit dhe si rrjedhim do të vëshkej herët. Askush nuk e pa si një lider jetëgjatë e për më tepër si një lider që do të arrinte lulëzimin deri në pre-potencë. Por pikërisht pardje, pa e festuar ende përvjetorin e kombëtarizimit të emrit të tij, i prekur nga një shkrim i një buletini të huaj, ai tregoi kthesat e prepotentit me bashkëkombasit e tij dhe pikërisht duke ironizuar vuajtjet që njerëz idealistë dhe antikomform-istë hoqën në vitet e diktaturës komuniste. Shkrimi i “Eastern Europe Newsletter” që akuzonte qeverisjen, shoqërohej nga një editorial i “KJ” që shpresonte se të akuzuarit do të gjenin një mënyrë demokratike për t’u përgjigjur, jo vetëm akuzave të buletinit londinez, por edhe akuzave të tjera që janë bërë. Por në vend të kësaj, qeverisja u përgjigj me armiqësi dhe nuk sqaroi asnjë retush akuzave. Pa dyshim që Finos nuk do t’i shkonte ndër mend ta bënte një gjë të tillë nëse nuk do të ishte kritikuar prej Lubonjës, por nuk do ta bënte një gjë të tillë edhe nëse nuk do të ndiënte euforinë e një politikani amator për pushtetin. Kjo eufori që 5-6 vjet më parë zuri pushtetarët e Partisë Demokratike, pasoi të gjithë armiqësinë me mendimin e kundërt, të gjithë polarizimin e politikës dhe si rrjedhim edhe shkatërrimin e Shqipërisë. Kjo eufori po kaqvirret në zyrat e qeverisjes së re, duke paralajmëruar rikthimin në faëjsi. Asnjë mendim oponent, i bërë nga njerëz konstruktivë nuk është pranuar deri tani nga qeverisja e re, por pardje një eksponent i Qeverisë paralajmëroi fundin e indiferencës dhe fillimin e luftës me oponentët. Këtu fillon rreziku. Indiferenca e deritanishme e qeverisjes konsiderohej pozitive vetëm sepse krahasohej me qëndrimin armiqësor të paradashikove. Mendimet ndryshe dhe propozimet ndryshe hidheshin në shtyp, prisnin përkrahjen e Qeverisë dhe riktheheshin në harresë. Pushteti nuk bënte kërcënate, por të paktën nuk revoltohej. Por pikërisht pardje u shfaq rreziku nëpërmjet gojës së njeriut që një vit më parë u ofrua për Pajtimin. Njeriu që i erdhi politikës nga ajri, i kërkoi publikisht të heshtë njeriut që i erdhi publicistikës nga rruga më torturose e tokës. Kjo ishte hera e parë dhe shi rrjedhim më e vështira. Tani asnjë qeveritar nuk do ta ketë të vështirë të kërkojë që shtypi të mbyllë gojën. Këtu fillon rreziku.

Për Sllobon, 10 ditë afat

Dje në Londër, Grupi i Kontaktit: Embargo ndaj Serbisë Për Sllobon, 10 ditë afat Rusia akuzon qeverinë shqiptare. Shtetet e tjera vendosin: Bllokim total për serbët në armë, para dhe viza Evropa vë kushte për Jugosllavinë. “Nëse forcat serbe nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga shqiptarët në Kosovë dhe nuk ndërpriten operacionet e përgjakshme, atëherë do të ngrihen të gjitha fondet e Jugosllavia jashtë kufijve të saj. Gjithashtu u parashikua dhe mundësia e një rishikimi për të gjitha kreditë e miratuara më parë në dobi të saj. Sanksionet u miratuan dje në Londër. F 5 Ushtarë shqiptarë gjatë stërvitjes në Divizionin e Kukësit Foto REUTERS

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD Në Parlament pas 5 muajsh F 2 Miratohet rregullorja e re e Kryeministrisë Stop hyrjeve në qeveri F 3 Tritoli te VEVE, përcaktohen pistat Terrorizëm dhe rivalitet F 7 Në hetime policët e Prefekturës Si u mor peng Prefekti F 6 Akuza korrupsioni për pushtetarët e Fierit Tenderat që vjedhin shtetin F 9 Pro dhe kundër për partinë e Enverit Opozita: Jo komunistëve F 4 Shkodër, nuk evit uan trazirat e shkurtit Pezullohen njerëzit e SHIK F 10