18/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 mars 1998

Mitingjet, PD në gjyq

Dje Prokuroria nis çështjen penale për grumbullimet e paligjshme në kryeqytet. Merret i pandehur Ridvan Bode. Rrezikon tre vjet burg. Faqe 7 Dje Prokuroria nis çështjen penale për grumbullimet e paligjshme në kryeqytet Mitingjet, PD në gjyq Merret i pandehur Ridvan Bode. Rrezikon tre vjet burg Faqe 7

Bloza e shtëpisë

Nga Frrok Çupi Në alegorinë e blozës po ndodh një fatkeqësi e përgjithshme: Këtu, në këtë vend të quajtur Shqipëri, ka disa njerëz që i vunë zjarrin “shtëpisë” dhe tani po thërrasin botën që të shikojë vetëm “blozën”. Të paktën të ishin aq të vëmendshëm sa të tregonin pjesët e padegura prej vetë atyre! Ose të paktën të ishin aq pak atdhetarë sa të tregonin ndonjë pjesë të vendit që ka shpëtuar i panxirë. - Ja shikoni miq, shikoni si nxíhet vendi!- thërrasin këta nëpër tribuna e nëpër gazeta. Ka ky vend njerëz të tillë që i thërrasin Botës “mos investoni, mos sillni asgjë, as bukë për të vegjlit, as ilaçe mos sillni...” Të gjithë kanë të drejtë të mendojnë: Vallë çfarë ka ndodhur me këtë vend?! Më e thjeshta ka ndodhur: E keqja vërtitet në një cikël vicioz dhe amplifikohet brenda nesh. Po pse? 1. Kaluam një periudhë të gjatë “mrekullie”, pa asgjë të keqe. Në kohën kur dolëm nga izolacioni, vumë re se jashtë kafazit të ndritur kishte mjaft blozë. Të etur për të parë skena ndryshe e të ndaluara, iu turrëm së keqes. Disa njerëz shihnin të etur për të treguar të keqen, ndërsa disa të tjerë shihnin të etur për ta shkaktuar të keqen. Të dyja palët, për një periudhë të shkurtër, arritën në pikën e përbashkët estetike. 2. Disa të tjerë nuk pushuan. Këta janë më të vonuarit. Gjatë periudhës së izolacionit, këta ishin ushtarët e fundit të skalionit të Hoxhës; ndërsa tani dhe kanë dalë të parët, si njerëz publikë. Këta kanë në duar edhe derën, edhe parti politike. Pa identitet, endur nëpër koop-erativat bujqësore si bujq dhe letrarë të dalluar, që këndonin simfoninë e plehut në arë. Në të njëjtin pozicion edhe sot: Njerëzit i këndonin plehut, tani e shikojnë si “pleh” tërë hapësirën njerëzore dhe natyrore shqiptare. Kështu edhe e këndojnë nëpër gazeta e nëpër tribuna. Vetëm vrasje, dhunime, vrasje “kuçmurrane”. Është mëkati më i madh që t’i rrëmbesh shoqërisë mjetet e përdorimit publik dhe të mos jesh i zoti të shikosh të gjithë vlerën. 3. Dhe më në fund vjen “qytetaria” e së keqes. Kjo ngatërrohet shpesh me non-konformizmin. Për fat të mirë ka shumë shoqëria shqiptare ka pjesën e vet kritike ndaj qeverive. Por nuk është normale, sikurse ndodh tek ne, që politika që shkatërroi vendin kërkon të duket moderne e “nonkonformiste” vetëm që të mbulojë krimin e vet. Aq sa nuk është normale që qeverisja shpesh i shikon pas, topit të rrumbullakët nga politika e errët. “Ngrirë” presideni i rrëzuar dhe thërrët për grevë; për disa fushtë të plepave... për të gjatin apo për të shkurtin e “drejtësisë” dhe në fund i thërr-rit Europës që të mos ia hedhë sytë këtij vendi. Edhe të tjerë i drejtohen kësaj vendndejge. Qeveria dhe shoqëria nuk ka përse rrëmbehen andej nga shfaqen ëmbëlsi; janë ndarë punët: Disa i rrinë afër oxhakut dhe blozës, disa të tjerë marrin rrugën e punëve të përparuar. Shoqëria e qeverisur e ka punën këndej.

Meidani: Bravo PD

Presidenti përshëndet vendimin e Berishës. F 5 Presidenti përshëndet vendimin e Berishës Meidani: Bravo PD F 5

Komisioni Ngjela kundër Qeverisë

Po pengohen hetimet për ngjarjet e marsit. F 3 Po pengohen hetimet për ngjarjet e marsit Komisioni Ngjela kundër Qeverisë F 3 Tragjedia e Otrantos, akuza për italianët Ministri Andreata mbron Sibilën F 13 Tjetër aksident i rëndë, rrëshqet Skoda me trupa Mirditë, tre të vdekur F 11 Ndryshime të tjera të drejtuesve të rendit Ilije dyshimi për emërimet F 9 Kraštë, sulmi i depove nisin hetimet pas 1 viti Rishfaqen jugosllavët F 10 KOTA JONË Organizon në Athinë më 11 dhe 12 Prill spektaklin e madh për emigrantët shqiptarë

SHBA, me armë kundër Serbisë

Faqe. 2 Një luftëtar i maskuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrethinat e Drenicës foto Reuters

Zbulohet bazë trafikantësh

Kapen armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme droge. Përfundojnë në pranga tre të rinj Aksion i policisë në disa shtëpi të Tiranës Zbulohen dy shtëpi trafikantësh në kryeqytet. Plot 15 kilogram cannabis, dy automatikë, dhe tre pistoleta, janë kapur dje pasditë vonë nga komisariati numër tre i policisë, ndërkohë që tre të rinj, pronarë të mallrave, janë vënë menjëherë nën pranga. Burime të policisë bëjnë të ditur se kishte kohë që agjentët e krimeve ishin vënë në gjurmë të njerëzve që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.