SKANDALE FINANCIARE, Prokuroria nis çështjen penale pas denoncimit të Kontrollit të Shtetit
Bashkë me ish kryeministrin edhe dy ministra të PD
Faqe 7
Kush është ligji
NGA ANDI BEJTJA Largimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, nga detyra, ka ashpërsuar edhe ndryshimi i strukturës. Demokratët kanë deklaruar se nëqoftëse nuk rishikohet nga parlamenti mandati i ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të njohin asnjë mandat tjetër të parlamentit aktual dhe gjithashtu nuk do të njohin as qeverinë dhe as institucionet e tjera të shtetit. Për demokratët dhe disa nga aleatët e tyre të vegjël, Gjata vazhdon të mbetet kryetar. Gjithashtu, çështja Gjata po komplikon dhe punën për hartimin e Kushtetutës, e cila është parashikuar nga autoritetet të aplikohet në Shqipëri brenda këtij viti. Demokratët thanë se do të rishikojnë qëndrimin e tyre dhe në Komisionin e punës për hartimin e Kushtetutës. Deklaratat e ashpra të liderit demokrat, Sali Berisha dhe kërcënimet e tij për mos njohjen e institucioneve të shtetit premtojnë për një perspektivë akoma më të zymtë të jetës politike por dhe të jetës qytetare në përgjithësi. Këto kërcënime shqiptarët nuk i kanë dëgjuar vetëm në rastin e largimit të kryetarit Gjata, por kohë më parë, madje përpara se socialistët me aleatët e tyre të vinin në pushtet. Megjithatë, çështja Gjata është shkaku më i madh ku mund të kapet i mbyturi Berisha. Largimi i kryetarit të një Gjykate Kushtetuese është një ngjarje që nuk mund të kalojë kaq në çdo vend të botës dhe është nën lenten e gjithë institucioneve demokratike ndërkombëtare. Duhet thënë se largimi i Gjatës nga detyra ishte tendencioz nga ana e mazhorancës, por jo i pajustifikueshëm. Dosja që paraqiti Behzani nuk ishte thjesht një dosje filmash me spiunë, por një dosje e mbushur me fakte tronditëse. Por nga ana tjetër nuk është rastësi që Behzani e fillon punën e tij të parë serioze pikërisht me Gjatën. Socialistët e morën pushtetin duke pasur akoma njerëzit e besuar të Berishës në të gjitha institucionet kryesore. Sypeshërore Gjata dhe besnikë të tjerë të Berishës i kishin vënë shkopinj në rrotat e parlamentit të sapozgjedhur shqiptar. Për kryetarin e parlamentit Gjinushi, kjo ishte një kohë që duhej prerë me kohë. Por prerja ndodhi. A ishte prerja e kokës e argumentuar ligjërisht? Si gjithmonë në të tilla raste në Shqipërinë nuk ka një ligj, por dy: ligji i PD dhe ai i PS. Ligji i PD është se vetëm Gjatën e Kushtetutës mund ta vendosin anëtarët dhe kryetari i saj, duke qenë kështu e imunizuar nga çdo institucion tjetër në Shqipëri. Ndërsa ligji i PS e mazhorancës thotë se parlamenti ka të drejtë të shqyrtojë mandatin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Një qytetar i thjeshtë që nuk i di këto përmendesh, kë ligj duhet të besojë? Rezultati vjen ashtu si pritej. Ai që është me PD, beson ligjin e PD dhe ai që është me PS, beson ligjin e PS. Konfrontimi i dy forcave politike sjell dhe konfliktin e elektoratit dhe nuk është aspak çudi që të shtohet dhe Shqipëria të plaket dhe të rrudhet dita-ditës. Dikush duhet të na mësojë se cili është ligji, ai i vërteti.
Vritet një shqiptar
Kosovë, serbët hapin zjarr mbi protestuesit
F 2
Të shkarkohet Spartak Ngjela
Komisioni i hetimeve, socialistët kërkojnë
F 5 Kalojnë në Komision 16 nenet e para Kushtetuta nis pa PD F 3 Lëkundet shtëpitë e liderëve lokalë Vlorë, dinamit në pallat F 13 Gjykatërët, të armatosur nga Bashkim Gazidede Gjonaj me 6 kallashë F 6 Joshte fëmijët me kaseta pornografike Në kërkim të përdhunuesit F 7
Kalojnë në Komision
Apeli: Nehat Kulla tani i pafajshëm
. Page 6
Nehat Kulla, i cili mori dje pafajësinë nga Gjykata e Apelit
Policia lufton me bandën
Vritet një grabitës, ndërsa tjetri merr tre plumba në këmbë. Plagoset edhe një polic
Berat, shkëmbim i egër zjarri pranë qytetit
. Policia ka shkëmbyer zjarr me një bandë grabitësish në rrugën nacionale Kutalli-Rërëz. Bilanci tragjik flet për një të plagosur nga uniformat blu, ndërsa nga pala kundërshtare një i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Viktimat në fakt janë strehuar afër një banese. Policia pasi ka identifikuar vendin e strehimit ka ndaluar dy persona, të cilët kanë qenë të kërkuar dhe më parë. F 11