ALARM I PRESIDENTIT- Mbledhje e jashtëzakonshme me krerët e policisë, ushtrisë dhe shërbimeve sekrete
Meidani: Krimi po na sfidon
Zhdoganimi zero. Tani ushtri speciale për të luftuar kontrabandën Faqe 5
Zhdoganimi zero. Tani ushtri speciale për të luftuar kontrabandën
Faqe 5
Diplomacia në ngërç
NGA ANDI BETTJA Për shkak të divergencave të djeshme në Grupin e Kontaktit Kosova mbetet akoma jetime. Ndërsa Rusia vazhdon të jetë “Nëna e Madhe” për Serbinë, SHBA nuk mundi të bëhej dje e tillë për Kosovën. Katër vendet Europiane mbajtën një qëndrim disi neutral, duke insistuar që të mos shtoheshin sanksionet e tjera, Rusia kundër, duke e cilësuar si gjithmonë Kosovën çështje të brendshme të Serbisë, Amerika pro aksioneve suplementare dhe rezultati: katër javë të tjera kohë Millosheviçit derisa të fillojë një dialog kuptimplotë dhe pa kushte me sh- shqiptarët. Duket se marrëveshja e arësimit e nënshkruar disa ditë më parë midis autoriteteve serbe dhe përfaqësuesve të shqiptarëve ka qenë një karem i vërtetë i Millosheviçit ndaj Grupit të Kontaktit dhe Komunitetit Ndërkombëtar në përgjithësi. Nuk është hera e parë që Millosheviçi ia del të sfidojë politikën ndërkombëtare me lojëra të tilla, duke plotësuar minimumin e mundshëm të kërkesave dhe duke dëshmuar se i njeh shumë mirë konjukturat ndërkombëtare. Madje, si për të mos mjaftuar kjo ai bëri dhe një sfidë të hapur ushtarake dje kur dërgoi sërish trupat për të shkatërruar dhe djegur fshatrat e Kosovës si dhe kur emëroi Sheshelin në postin e zv/ Kryeministrit të Serbisë. Ndërkohë dhe kryeministri shqiptar Fatos Nano, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme dhe përpara se të nisej për në Bon kishte deklaruar se do të kërkonte “maksimalen e mundshme brenda Federatës Jugosllave”, nuk bëri gjë tjetër veçse pranoi në heshtje deklaratën përfundimtare të Grupit. Ajo çka ndodhi dje në Bon nuk është veçse një zvarritje e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Lënia në fuqi e sanksioneve të vendosura në 9 mars në Londër nuk të çon askund. Koha ka treguar se embargo nuk jep rezultat. Të dhënat e fundit, se Rusia ka furnizuar dhjetorin e fundit me helikopterë dhe raketa tokë-ajër Serbinë, janë një kërcënim jo vetëm për Kosovën, por dhe për vetë fatin e Marrëveshjes së Dejtonit. Millosheviçi po e shpërfill edhe njëherë SHBA dhe Europën, dhe siç duket nëqoftëse nuk do të ketë interesa të tjera më të mëdha, Kosova ka gjasa të mur-set shumë lehtë.
Policia nxjerr grevistët e VEFA
Qindra forca policore të Tiranës, u angazhuan në operacion për nxjerrjen nga selia qendrore e VEFA, grevistët e urisë. Gjithçka ka filluar mbrëmë rreth orës 21.00, kur filloi bllokimi i kryqëzimeve që të çonin në Sheshin “Avni Rustemi”. Kanë qenë policët e katër komisariateve të policisë, repartit “Shqiponja”, forcave speciale, SHIK, pjesëmarrësit në superoperacion. Në orën 23.30, Kryetari i Shoqatës së parave të humbura në fajde, Mis’thret Saiti, deklaroi për “KJ” se “grevistët e VEFA, po nxirren dhunshëm nga greva”. Dy ditë më parë ishte zhvilluar një takim ndërmjet grevistëve që ndodhën të ngujuar prej një muaji dhe qeverisë me ndërmjetësimin e OSBE. U nënshkrua një deklaratë ku kreditorët pra-
Fotografi e pjesshme, pa tekst të lexueshëm brenda zonës së dukshme.
Armët, prokurorët në Kinë
MEIKO- Pas Meksit e Zhulalit, në listë krerët e bankave
Armët, prokurorët në Kinë
Zgjerohet skandali i 7.7 milion dollarëve. Hetime në Pekin. Zhduket misteriozisht kontrata
Prokurorët shqiptarë do të zbarkojnë në Kinë. Pas publikimit të të dhënave mbi skandalin financiar në ushtri që lidhtë me firmën e saj MEIKO, prokurorët shqiptarë do të marrin rrugën deri në Pekin, për mësuar se deri ku janë shtrirë rrënjët e këtij skandali. Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte folur për një kontratë të lidhur me ushtrinë e Kinës për importe armësh, të cilat nuk dihen nëse kanë mbërritur apo jo.
Berisha është i sëmurë
më parë ishte zhvilluar një takim ndërmjet grevistëve që ndodhen OSBE. U nënshkrua një deklaratë ku kreditorët pranojnë palë në procesin e transparencës, të cilën më pas grevistët e kundërshtuan. OSBE e kritikoi këtë veprim, duke i dhënë të drejtë qeverisë. Pas kësaj, në mesnatën e mbrëmshme, sipas Ministrisë së Brendshme, “grevistët u nxorën nga ambientet e ngujimit pa incidente”.
Prej dy ditësh mungon në selinë e PD
Berisha është i sëmurë
F 5
Përfundon raporti i ekspertëve financiarë
T. Shehu, gati flakja nga PD
F 5
Kush është byroja politike e kryeministrit
Nano, këshilltarët dhe ... ministrat
F 3
Në 24 orë rikthehen mbi 500 emigrantë
Greqia finis operacionin Fshesa
Presidenti Rexhep Meidani detyrohet të mbledhë dje krerët e antikontrabandës