Në kryesinë e PS shtohen zërat e atyre që kundërshtojnë kryeministrin
“Të çlirohemi nga diktati dhe manipulimet pas kulisave” (Faqe 3)
Mos prekni Mafian
NGA FRROK ÇUPI
Kaloni këndej, zoti qytetar; kaloni këndej se po fle Ajo! “Policia” që ruan Zonjen Mafia ka dy anë të trurit: Anën që ka kuptuar se përbindëshi nuk duhet zgjuar; dhe pjesën e vetë trurit që mendon se Mafia vërtet po fle.
Por ajo bën sikur fle. Sepse në fakt po vepron përditë edhe në vendin tonë të varfër. Ajo është duke futur mallra të çmuara kontrabandë pa i paguar shtetit asnjë gjë. Evidencat tregojnë se vetëm 11 tonë cigare janë regjistruar në dogana këtë periudhë, kur janë ndezur mbi 400 tonë cigare mbi këtë vend që tymos nga goja njerëzore dhe nga plagët e tokës. Mafia jep “leje” për ndërtimet pa leje, degdis njerëzit përtej kufijve me skafe e me këmbë; organizon terror; ndërton kioska dhe hotele ku “piqen” të gjitha punët e shtetit mes gangsterëve dhe “kamarierëve”; bën plane në zyra imunitare se si të këpusin kokat e atyre që nuk i binden dhe më në fund i bën lesheli institucionet e shtetit. Këto i kanë dhënë shtetit dy pamje:
Pamja e parë është pasurimi i një pakice të tmerrësisht të pakët që e ka marrë pushtetin si fëmija topin e leckës dhe po ikën larg nga fusha e lojës. Kjo pakicë ende nuk ka mundur të dominojë gjithë kolonat e shtetit, por i bindet Mafies. Në revoltën popullore të pranverës së kaluar, Mafia ndërkombëtare u tremb tmerrësisht për disa ditë, por kur u ngrit Qeveria e Pajtimit dhe Mafia vëzhgoi listat e “nëpunësve të vegjël”, ajo u gëzua po aq tmerrësisht: “Fituam, janë njerëzit tanë përsëri”. Përse ata janë edhe sot. Pasurimi prej Mafias mund të rrezikojë shtetin, sepse këta që mbushin xhepat sot, nesër mund të jenë problem sepse përdorin paratë për të ngulur pushtetin mafioz. Bota ka filluar të flasë sikur pas pushtetit të gangsterëve po shikohet që vjen Mafia.
Pamja e dytë që ka marrë shteti është varfërimi i tij i skajshëm. As rrugë, as dritë, as spital, as çmendinë, as kontroll mbi mallrat dhe mbi asgjë. Ka mijëra njerëz që nuk mund të ecin nëpër qytetet, fëmijëve sepse nuk kanë bukë për darkë. Droga dhe prostitucioni, konflikti ekonomik e social e helmojnë Shqipërinë që “zhurma” të bëhet nga ana tjetër e strofkës ku fle.
Megjithatë është mirë që të mos bëjmë zë, të mos e mërzisim Mafian. Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër, sepse e pësojmë keq. Mafia është më e fortë se sa zëri ynë. Po të kishim instrumente shtetërore me vete, atëherë mund të thonim ndonjë fjalë. Por... Mbasi ky është kulmi i dëshpërimit dhe i falimentit. Ose mund të jetë edhe kulmi i mosdurimit. Kam shpresë se një ditë do ta kuptojë-troninë time. “Mos e zgjoni Mafian”, se ndryshe do të më suljet keqas, kështu që po përflet nëpër zyrat e larta pse po e bezdis së shumë me fjalë e mija në shtyp.
Serbët 200 metra afër
Mblidhet urgjentisht Këshilli i Mbrojtjes. SHBA deklarojnë: “Do të veprojmë ndryshe nga Grupi i Kontaktit”
Gjendja në kufi - Nga i dërguari ynë në Kukës
Situata në kufirin verior të vendit dje paraqitej jo thjesht alarmuese, por edhe e frikshme. Rreth orës 14.20 në pikën kufitare të Tropojës, e quajtur Qafa e Prushit, afër 5 km larg kufirit, sipas informacioneve shqiptare, kishin zharkuar pesë ila me ushtarë serbë, të tanke, tre shkisha dhe të tjera makina të blinduara. Ndërsa në orën 19.20, në zyrën e gjeneralit të divizionit të Kukësit, një telefon nga kufiri lajmëroi se trupat serbe e kishin zvogëluar hapësirën që i ndante nga vija kufitare shqiptare, duke e çuar në më pak se 200 metra.
F 4-5
Një ushtar shqiptar në kufi duke vëzhguar pjesën serbe. Foto REUTERS
Die. foto përpara selisë qeveritare
Nis punën “Nano 4”
F 2
Zgjedhjet lokale, PSD: Kandidatë të përbashkët
Edhe Gjinushi kundër PS
F 2
Pas dorëheqjes, Rama dekretohet ministër
Dade, akuza ndaj shefit
F 3
Piramidat, ja ç’ndodhi gjatë qeverisë së time
Meksi flet për fajdet
F 6
Nuk mund të arrestohet, do përgjigjen prindërit
Kapet vrasësi 12-vjeçar
F 13
Policia e pafuqishme, dëshmitë janë të rreme
Kontrabanda, duhen prova
F 7
Nuk paguanjë taksat, ankím në Prokurori
Shteti, padia private
F 6