28/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 prill 1998

Komando serbe në Kukës

Kërcënojnë familjet shqiptare: Tregoni ku është UÇK! Faqe 5 TIRANË

Vonesat fatale

Komando serbe kanë shpërthyer vijën e kufirit dhe janë shfaqur në një nga fshatrat shqiptare. Lajmi i njoftuar dje, i mjegullt për të krijuar alarm dhe për të vënë në lëvizje politikën shqiptare, ka kaluar pa bujë. Partitë janë mbledhur në një takim ku janë përpjekur ta shtyjnë situatën për kapitalë të pavlefshme politike. Po dje, media botërore i ka rënë fort këmbanës së alarmit. Nga Portugalia deri në Brazil, gazetat më të mëdha, kanë pohuar me trishtim se diplomacia po humb edhe betejën e fundit, për të shmangur katastrofën në Ballkan. Po më të njëjtin impenjim, sipas agjensive të lajmeve, ministrat e Jashtëm të fuqive të mëdha, i kanë telefonuar deri natën vonë njëri-tjetrit. Të përcarë dhe të pavendosur, shumica e tyre nuk ka bërë gjë tjetër, veç ka ndjekur në ekranet e TV, masakrën e re serbe, vetëm 200 metra larg kufirit. Amenizmit ndërkombëtar i është përgjigjur Serbia. Gati 2/3 e ushtrisë federative është mobilizuar në përleshjet e fundit, mbështetur nga gjithë teknika e armatës jugosllave. Popullsia serbe në Kosovë është armatosur e pajisur me uniforma, ndërsa media, i bie papushim këmbanave të luftës, në një mënyrë të tillë, që arrin të realizojë pjesëmarrjen 75% në një referendum fantazëm. Diplomacia po punon edhe ajo me intensitet. Mbështetur nga Rusia dhe lobe të ndryshme ndërkombëtare, Jugosllavia po krijon përshkypjen se masakra e saj është thjesht luftë kundër terrorizmit. Ajo po përpiqet të implikojë edhe Shqipërinë, duke deklaruar përditë se kryengritësit kosovarë stërviten në territor shqiptar dhe prej këtej, hyjnë brenda kufijve federativë armatë dhe municione. Të thuash se UÇK armatoset dhe stërvitet në Shqipëri, është njëjollësi si të pranosh se shpjet apo vonë do t’i shpall luftë atij vendi. Por fatkeqësia është se në përpjekje të kësaj, politika shqiptare vazhdon e përgjumur. Manovra e disa forcave ushtarake në Kukës dhe kompletimi i spitalëve me shtretër për refugjatë, janë më shumë një lustër. Shqipëria duhet të veprojë shpejt, për të treguar se është e gatshme të përballojë çdo situatë dhe kjo jo vetëm në nivelin e deklaratave. Vendosja e gjendjes së gadishmërisë, mobilizimi i pjesshëm dhe armatosja e organizmës ushtarake i popullsisë në rajonin kufitar verior, duhet të jenë masat më emergjente. Ato duhet të ishin bërë përpara mbledhjes së kësaj radhe të Këshillit të Ministrave, për t’i treguar botës se Shqipëria ka vendosur të veprojë seriozisht dhe se nuk i trembet një konfrontimi të mundshëm. Vetë partisë, duhet të lënë fjalëkyq dhe të kenë më besim tek veprimi. Situatat e ndezura çlirjojnë energji të pabesueshme dhe serbët, më shumë se sa një herë gjatë këtij shekulli, e kanë provuar këtë nga armët tona. Në fund të fundit, plagët e hijtë të dhëmbë e të ngroh­ta, dhe me, më mirë se kushdo në Ballkan, e dimë se askush nuk të ndihmon, po nuk ndihmove më parë vetveten.

Regjimenti shqiptar i Artilerisë në Bicaj, Kukës. Foto GENT SHKULLAKU

Nexhmija tradhëtoi Enverin

Hysni Milloshi: Ne nuk jemi parti e krijuar në zyrat e Ramiz Alisë. Aty u krijuan PS, PD, PSD, etj Komunistët reagojnë pas deklaratave të vejushës “Partia Komuniste nuk u krijua në zyrat e Ramiz Alisë dhe të Nexhmije Hoxhës dhe nuk ka asnjë rendësi nëse ajo po na njeh apo jo”, tha për Agjensinë Telegrafike Shqiptare, Hysni Milloshi, duke shtuar se në këto zyra janë krijuar Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Social Demokrate dhe parti të tjera shqiptare pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri në dhjetorin e vitit 1990. F 2

Gardistët me diplomatikë

Hetim në ministri, kush i pajisi me pasaporta F 8

Jo ndryshime në polici

Teta takon vartësit: s’do bëhen spastrime F 9

Maskat vrasin oficerin

Futen brenda repartit, prokuroria nis hetimet F 9

Klandestinė për në Pire

Vlorë, në traget 180 me viza fallco F 13

Korçë, sulm dentistëve

Shkatërrohen në një natë shtatë klinika dentare F 10

Tre të vrarë nga Kallashi

Një 70-vjeçar vret gruan, nusen e djalit dhe veten F 11

Tritoli hedh në erë banesën

Bombë shoferit që punon për ambasadën e SHBA F 8

Një bandë e armatosur dhe e maskuar kalon kufirin. Shkëmbim zjarri me fshatarët