Koha Jonë
1 maj 1998
Marrëveshje Nano-Berisha
“Liderët e PS dhe PD mbajnë njëri- tjetrin në politikën shqiptare” — Faqe 3
“Liderët e PS dhe PD mbajnë njëri- tjetrin në politikën shqiptare”
Faqe 3
Fillimi i problemeve
NGA BLENDI FEVZIU
Seria e llambushkave jeshile në tabelën e parlamentit shqiptar i ka dhënë fund pardje në mbrëmje ankthit të ndryshimeve qeveritare. Por entuziazmi i kartonit jeshil dhe shampanja që derdhet në këto raste si oguri i mbarë, nuk kanë mundur ta ngjyrosin thelbin e problemit. Çdo njeri e ka të lehtë ta kuptojë se PO-ja e madhe që qeveria ka marrë dje, nuk është fundi i kalvarit, por fillimi i tij. Madje fillimi i një aventure më të lodhshme se sa ajo më të cilën u përball në fillim të gushtit të kaluar kabineti “Nano 3”.
Nëntë muaj më parë, Shqipëria dilte nga një krizë e gjerë, e shtrirë në të gjithë elementët e shoqërisë. Kalimi i kësaj krize dhe terapia për të cilën kishte nevojë vendi, u stimuluan në një masë të ndjeshme nga faktori ndërkombëtar. Po kështu, klasa e re politike vinte pa njolla biografike. Ajo kishte një kartelë qeverisjeje të bardhë, karshi defterit plot gabime trashanike të PD. Mungesa e gjatë e shtetit dhe të gjitha pasojat që rrjedhin prej saj e kishin lodhur popullsinë. Ardhja e një klase të re politike kishte mundësi që ta motivonte atë drejt një autostabiliteti, i cili si gjithmonë në raste të tilla, është psikologjik.
Nëntë muaj më pas, horizonti i kabinetit të ri nuk është aspak rozë. Rendi, i cilësuar një prioritet absolut nuk ka shkuar atje ku pritej nga të gjithë. Kostoja e jetesës ka regjistruar shifra të panjohura vitet e fundit, ndërsa gjithë jeta shqiptare në përgjithësi po bën hapa në vend. Kësaj tabloje gri, i duhet shtuar risku i një lufte në kufijtë veriorë dhe gjithë pasojat që rrjedhin prej saj. Sidomos ato që lidhen me investimet e huaja dhe ato vendase në përgjithësi.
Në këtë situatë plot pikëpyetje politike, kabineti i ri “Nano 4” duhet të zërë karriget e tij. Ministrat e rinj duhet të fillojnë punën seriozisht, duke e bindur këtë popull se nëse është e nevojshme të shtrëngojmë rripin për të kaluar krizën, le ta shtrëngojnë të parët ata vetë. Koha e përrallave kundër atyre që shkatërruan Shqipërinë, dhe kërkimi i shkaqeve të dështimit atje, ka marrë fund. Qeveria duhet të përcaktojë qartë objektivat e mandatit, për të arritur një bilanc realist në fund të tij. Një bilanc të cilin me transparencë të ketë mundësi ta bëjë shtypi dhe politika, për të shmangur problemet dhe komentet që ndryshimet e fundit përftuan me shumicë. Nëse qeverisja e ardhshme nuk vendos piketa të qarta dhe nuk respekton zbatimin e tyre me korrektësi, e ardhmja politike e mazhorancës do të jetë e dyshimtë.
Gjyakata: Alimucaj 15 ditë në burg
Ish presidenti i kompanisë VEFA, Alimucaj dje në gjykatën e Tiranës. Foto GENT SHKULLAKU
VEFA, hetime bankierëve
Në listë krerët e BKT. Shpërndan llogaritë e kompanisë
VEFA, hetime bankierëve
Zbulimi i prokurorëve. Vehbiu hoqi nga llogaritë e tij 140 milion USD. Veprimet u kryen pas arrestimit të bosëve të fondacioneve
Duket se shtatë të arrestuarit e VEFA-s, nuk do të jenë të vetëm gjatë hetimeve rreth këtij prokuroria ka nisur tre ditë më parë. Nga hetimet ka dalë se llogaritë e VEFA-s janë shpërndarë në muajin janar të vitit të kaluar dhe për këtë janë vënë nën hetim edhe ish krerët e Bankës Kombëtare Tregtare. Emrat e drejtuesve dhe përfaqësuesve të BKT, që gjatë vitit të kaluar, kanë mundësuar copëzimin e kapitalëve të kësaj kompanie, tashmë ndodhen në duart e grupit të hetimit.
F 6
Dush mbi ministrat e rinj
Në mbledhjen e qeverisë, Nano për punën e kabinetit — F 3
Në mbledhjen e qeverisë, Nano për punën e kabinetit
Dush mbi ministrat e rinj
F 3
“Nano 4”, njerëz të diskutueshëm
Partitë e koalicionit skeptikë për emrat e rinj — F 4
Partitë e koalicionit skeptikë për emrat e rinj
“Nano 4”, njerëz të diskutueshëm
F 4
NATO diskuton kërkesën e Nanos
Bruksel, mblidhen anëtarë e Paktit të Atlantikut për Kosovën — F 5
Bruksel, mblidhen anëtarë e Paktit të Atlantikut për Kosovën
NATO diskuton kërkesën e Nanos
F 5
Shkarkohet Mit’hat Havari
Et’he shkarkimi në të gjitha komisariatet Shefat e policisë në provim — F 9
Et’he shkarkimi në të gjitha komisariatet
Shefat e policisë në provim
F 6
Fundi i konfliktit. Dje vendimi i Kondit
Shkarkohet Mit’hat Havari
F 9
Rebelohen policët e Fierit
“Ne kapim kriminelët, gjykata i liron” — F 13
“Ne kapim kriminelët, gjykata i liron”
Rebelohen policët e Fierit
F 13
Si ç’inkurajohen investitorët seriozë
“Xhungla” e një tenderi mijëra dollarësh — F 21
“Xhungla” e një tenderi mijëra dollarësh
Si ç’inkurajohen investitorët seriozë
F 21