03/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 maj 1998

Nano: Meta, tani largohu

Lideri PS kërkon “pronësinë” mbi FRESSH: “Duhet ndryshuar fytyra” Faqe 3 Takim i tensionuar. Kryetari PS tre orë në zyrë me Majkon dhe kreun e të rinjve socialistë

Fajdet në mjergull

As arrestimi i Vehbi Alimuçës, nuk ka mundur të shpërndajë mjegullën mbi të vërtetën e piramidave financiare. Megjithëse në fushatën e fundit elektorale, socialistët ishin të bindur se kompani huamarrëse ishin thjeshtë mashtrues të toleruar nga pushteti i Berishës, u deshën plot 10 muaj që të bëhej arrestimi i parë. Arsyet e kësaj vonese mbeten mister, po të kemi parasysh se para dy muajsh, zv/ kryeministri Bashkim Fino deklaroi para parlamentit se të gjitha kompanitë huamarrëse ishin mashtruese piramidale. Konkluzionet e Finos i kanë kushtuar shqiptarëve 1.2 miliard dollarë, ndërsa Bankës Botërore 3.5 milion të milionë të tjera vetëm për hetime ndërkombëtare. Edhe këto fatura, megjithëse u deklaruan nga nga numri 2 i qeverisë para parlamentit, për prokurorët u dukën jo tepër bindëse, teksa e vonuan edhe me 60 ditë prerjen e fletë arrestit për Alimuçën. Për faraonët e piramidave të tjera ende nuk dihet asgjë, përveç faktit që janë të lirë dhe që jetojnë me paratë e shqiptarëve të vjedhur. Akoma më i papritur rezultoi vendimi i gjykatës për “bosin” e VEFA; vetëm 15 ditë burg. Është e vështirë të kuptosh nëse kangjellat me graso të Vefës i kanë kapur me dorë prokurorët, gjykatësit, politikanët apo të gjithë sëbashku. Por mijërat e kreditorëve nuk duan dhe nuk mund të hyjnë në arsye time të holla. Ata kujtojnë deklaratën e ish kreut të opozitës për kthimin e parave (sot kryeministër) dhe nuk duan të dinë nëse pengesë bëhet presidenti, parlamenti apo drejtësia. Elektorati votat ia jep drejtpërdrejtë partive dhe jo prokurorëve, gjykatësve apo presidentit. Ndaj partisë që i morri votat dhe erdhi në pushtet i takon të zgjidhë raporte të atilla me pjesët e tjera të shtetit, në funksion të mbajtjes së premtimeve që e sollën në pushtet. Burime brenda kryeministrisë, shprehen se transparencën e Nanos po e pengojnë njerëzit që ai ngjiti me veten në pushtet. Shumë prej vëllezërve të rinj, për vetën e tyre kanë mbaruar punë me piramidat, pasi gjatë 10 muajve të fundit i kanë tërhequr paratë për vete dhe të afërmit e tyre. Ky grup i vogël njerëzish, duke shfrytëzuar pushtetin, tejkaloi dhe premtimin e Nanos në Vlorë për rikthimin e parave në maksimumin e mundshëm, duke futur nëpër xhepa maksimumin e maksimumeve. Kur shqiptarët e thjeshtë të kompensohen vetëm me 15-20% të kapitaleve që futën nëpër piramida, publikimi i listave të pushtetarëve që u vetkompensuan me 100% do ishte një zgjidhëm i madh. Deri atëherë, ndoshta zgjedhjet do të trokasin përsëri.

Në PS, lindin fraksionet

Pëllumbi: Të zyrtarizohet mendimi oponent kundër Nanos F 3

Tragjedi në Otranto, vdesin katër vetë

Përplasje e dy skafeve, edhe gjashtë të plagosur F 11

Sekuestrohet arkiva e VEFA

Bllokohen nga policia qindra dosje, kompjutera dhe disketa. Prokuroria, gjykatës së Apelit: Alimucaj përgjithmonë në qeli Vendimi i prokurorisë. Ekspertët 6 orë në selinë e kompanisë Policia sekuestroi të gjithë dokumentacionin e kompanisë VEFA. Përmes një aksioni 5 orësh gjatë mesnatës së kaluar, qindra policë, makina me sirena, e mjete të tjera të Drejtorisë së Tiranës, kanë zbatuar urdhërin e sapo firmosur të prokurorëve të grupit të hetimeve për çështjen “VEFA”. Dokumenta financiare, dosje, fatura, kontrata, kompjutera, e deri tek disketat sekrete, janë marrë përmbremë vonë nga selia e zyrave të kompanisë dhe janë grumbulluar vonë në ambientet e policisë, për t'u nënshtruar veprimeve hetimore. Ushtarët shqiptarë, zbulojnë grykat e topit në kufirin verior. Foto ARMANDO BABANI

Shqipëria, ushtarë me rrogë në kufi

Ushtarët shqiptarë, zbulojnë grykat e topit në kufirin verior. Foto ARMANDO BABANI

Tragjedi në Otranto, vdesin katër vetë F 11 Dosja e 3 korrikut. Mbreti rrezikon dënimin me vdekje Leka Zogu mbërin në gjykatë F 8 Greqi, deri tani rreth 130 mijë shqiptarë me kartë Legalizimi, deri me 31 maj F 15 Në delegacionin e komunistëve edhe Hysni Milloshi 1 Maj, Nexhmije Hoxha në Bruksel F 16 Gati projektligji për firmat mashtruese Ja si do shiten piramidat F 21 Jetojnë në baraka, ndërrojnë Italinë e viteve 2000 “Shkodra e re”, getoja e Milanos