05/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 maj 1998

Islami sposton Finon

Nano i beson protokollin, stafin dhe administrimin e Qeverisë Faqe 3

Loja e fraksioneve

Nano duket se ka vendosur të mos u lërë as hapësirë dhe as kohë kundërshtarëve të tij në PS, ku edhe shikon rrezikun më të madh, përsa kohë që situata në gjirin e opozitës vazhdon të stabilizohet me ngadalësi. Diçka më shumë se 24 orë pasi Pëllumbi, njëri nga kritikët më të mëdhenj të liderit socialist, hodhi idenë e nevojës së fraksionit në parti, në mënyrë disi të papritur servirët një “aliazh” deri pak kohë më parë i paimagjinueshëm, Majko-Meta-Blushi, si një fraksion, i cili, sipas njoftimeve zyrtare simbolizon “krahun e ri në parti”. Në qoftë se nisemi nga historiku i socialistëve shqiptarë i këtyre viteve të fundit, duket disi e çuditshme që kjo trio të ketë gjetur gjuhën e përbashkët për të dalë si një zë i vetëm në PS, po të kihen parasysh mosmarrëveshjet e vazh- kihën parasysh mospërputhjet e vazhdueshme në relacionin Meta-Majko, të cilët kanë qenë vazhdimisht në krahët e kundërta gjatë ndeshjeve në gjirin e PS. Mjaftojnë të përmenden në këtë aspekt vetëm qëndrimet e kundërta lidhur me mocionin. Po, një nxitim i tillë për të nxjerrë në skenë “grupin e të rinjve” të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një përpjekje të Nanos për të siluruar që në embrion synimet e kundërshtarëve të tij për t’i u kundërvënë nëpërmjet krijimit të fraksioneve. Të paktën, me krijimin e “krahut të të rinjve”, i cili sigurisht do të etiketohej si përfaqësues i frymës “moderne”, “properëndimore”, fraksionet që mund të kishin si frymëzues Pellumbin, Brokajn, Agollin apo ndonjë tjetër, do të kishin më shumë gjasa të përfaqësonin “krahun e vjetër”, gjë që në një farë mënyre nënkupton lidhjet me pararardhësit e socialistëve. Njëkohësisht duke pasur edhe Metën, në “fraksionin e të rinjve”, i njohur deri pak më parë si kundërshtari kryesor i Nanos, ka shumë gjasa që në kampin e rivalëve të tij të krijohet një farë pështjellimi, i cili në fakt ka filluar që me marrjen e portofolit ministriale nga Hajdaraga, Angjeli apo ndonjë “antimocionist” tjetër. Po kjo “lojë me fraksionet” mund të jetë edhe një vazhdim i serialit me ndryshimet në qeveri në kuadrin për të larguar vëmendjen e opinionit nga problemet që presin zgjidhje. Të paktën deri tani nuk duken gjëkundi shpresa për një realizim qoftë edhe të pjesshëm të premtimeve të bëra një vit më parë. Për këtë arsye, Nano është i interesuar ta mbajë vëmendjen e opinionit larg këtyre problemeve që preokupojnë shqiptarët. Kështu, pas ezaurimit të kartës së “ndryshimeve në qeveri”, duket se po synohet tërheqja e vëmendjes me “zhvillimet” në gjirin e PS. Në këtë mënyrë, të paktën edhe për një farë kohe, njerëzve nuk do t’u shkojë ndërmend t’i kërkojnë llogari ekipit të ri qeveritar.

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të partisë

PD hap Dosjen e Zezë Vetëm PAD pro. Të tjerat kundër Fraksionet, jashtë partive PD hap Dosjen e Zezë F 3 Vetëm PAD pro. Të tjerat kundër Fraksionet, jashtë partive F 4 Dosja Alimucaj në gjykatë.

Kufi, 40 serbë hynë në Shqipëri

Vullnetarë serbë duke patrulluar në kufirin me Shqipërinë Foto REUTERS Vullnetarë serbë duke patrulluar në kufirin me Shqipërinë. Foto REUTERS

Fraksion Majko - Meta - Blushi

Sekretari i Përgjithshëm socialist nuk ka dijeni për lajmin zyrtar. Ky lloj grupimi nuk parashikohet në statut Nano jep përgëlimin për krahun e ri në PS “Pandeli Majko, Ben Blushi dhe Ilir Meta, kanë krijuar një krah në Partinë Socialiste”. Lajmi i dhënë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga agjencia zyrtare, ATSH, citon një burim të paidentifikuar në forumet e larta të PS. Po të nuk sqarohet se cili është qëllimi i krijimit të krahut të ri, a përfshihet kjo gjë në statutin e PS, kush është synimi i tij etj. Po i njëjti burim i ATSH, deklaron se për krijimin e këtij krahu ka dijeni edhe Kryeministri Nano, i cili është edhe kryetari i socialistëve.

NDRYSHIMI I MADH. Njeriut të “Pajtimit Kombëtar” do i hiqet edhe Komiteti Antikontrabandë

jashtë partive

F 4 Dosja Alimucaj në gjykatë. Shpif për Malajn Zbulohen pesë piramida të reja F 7 Po kthehej në shtëpi. Identifikohen vrasësit Atentat policit të kriminalës F 10 Shkonte në Greqi. Dyzet pasagjerëve i merrën 3 milion dhrahmi Maskat grabisin autobusin e Athinës F 6 Mijëra nxënës braktisin bangat për lopët Rikthehet analfabetizmi F 9 Operacion sekret i njerëzve që la prangat në Tiranë Kapet i arratisuri nga gjykata F 6