08/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 maj 1998

PS, ora e provës

Si pasojë e situatës së krijuar në gjirin e PS, ekzistenca e një fraksioni në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është bërë një domosdoshmëri. Madje, momenti i tanishëm mund të thuhet se është ideal që lëvizja fraksioniste të fitojë terren me shpejtësi. Duke pasur parasysh se pas pak javësh zhvillohen zgjedhjet në parti, ideatorët e fraksionit kanë rastin të shfrytëzojnë fushatën e zgjedhjeve për të shpallur idetë e tyre duke shfrytëzuar pakënaqësinë e krijuar në bazë si pasojë e hapave të Nanos për spostimin e partisë djathtas. Në të vërtetë, trazirat embrionale të fraksionit në PS u shfaqën që me kundërshtimin e idesë së shprehur nga Nano se “programi i qeverisë duhet të jetë bibël për partinë”. Politikat ekonomike me karakter të djathtë që po zbaton qeveria e drejtuar nga Nano, duke mos u përputhur me karakterin e PS, si mbrojtëse e shtresave të paprivilegjuara kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe në bazën e PS, e cila ashtu si pjesa më e madhe e popullit po vuan pasojat zbatimit të politikave të tilla ekonomike. Për këtë arsye, fraksionistët natyrisht duke luajtur me kartën e politikave sociale, ka shumë gjasa ta vënë në pozitë shumë të vështirë liderin e partisë. Për më tepër, kundërshtarët e Nanos kanë rastin të shfrytëzojnë edhe shkeljet statutore të bëra prej tij në përpjekje për të imponuar vijën e djathtë në parti pa përmendur mënyrat e kooptimit të njerëzve nga jashtë që nuk i kishte lidhur asgjë me partinë. Dhe, tani duke i servirur atij idenë e fraksionit, Pëllumbi dhe të tjerët kanë rastin të vënë në provë sinqeritetin e sloganeve të Nanos për “evropianizimin”, apo “demokratizimin” e partisë. Mënyra si do të reagojë ai ndaj fraksionit të kundërshtarëve të tij do të jetë “guri i provës” në këtë drejtim. Fakti që dalja hapur me idenë e fraksionit bëhet në prag të zgjedhjeve, ka shumë mundësi të komprometojë synimet e paralajmëruara të Nanos për të ndryshuar kreun lokal të PS. Nga ana tjetër, “bujaria” me aleatët e koalicionit lidhur me ndarjen e posteve përbën një tjetër motiv që baza e PS të anojë më tepër nga fraksioni “antiNano”. Në këtë aspekt nuk mund të mos ndikojë edhe shkarkimi i ministrave socialistë, disa prej të cilëve nuk janë pa ndikim në radhët e partisë. Po, ekzistenca e një fraksioni “të majtë” në gjirin e PS, ka rëndësi të madhe në një aspekt tjetër. Tani, pas legalizimit të Partisë Komuniste, ka gjasa të mëdha që pjesa e socialistëve që nuk pajtohen me politikat djathtas të Nanos dhe grupit të tij, të trokasin në dyert e partisë së Milloshit dhe Hasanit. Prandaj, një fraksion i pozicionuar majtas, në pozitat tradicionale të PS do të shërbente si një digë për të ...

Revoltat, zhduken urdhërat e Berishës

Sali Berisha dihet e revolteve antifajde në ambientet e Presidencës Foto GENT SHKULLAKU

Maniaku i bën foto nudo

Studentja e përdhunuar rrëfen aventurën tragjike Maniaku i bën foto nudo Pas aktit seksual shtazarak, shkrep 14 herë aparatin fotografik mbi trupin e 20 vjeçares lakuriq Ajo tashmë mban mbi shpinë fajalen “e përdhunuar”. Studente, 20 vjeç dhe për më tepër simpatike, gërmat më fatale për një vajzë normale “seks me dhunë”, do ta ndjekin, si hije, ndoshta për tërë jetën. Dhe si për të mos u mjaftuar me përdhunimin, maniaku, i kënaqur me prenë e tij lakuriqe, ka mundur të shkrepë plot 14 herë aparatin fotografik drejt nudos. F 7

Berisha: Nuk shkoj në Vlorë

Në vend të tij Pollo, Hajdari dhe Bode F 2

Nano: Brokaj kthe makinës e marrë

Shpërthen konflikt i ri presidencë-kryeministri F 4

Fino: Të ikurit s’janë të ndershëm

Zv.kryeministri: “Tashmë Nanon e zëvendëson Islami” F 4

NATO, manovra në Shqipëri

Qeveria: Kërkesa për trupat, minutën e fundit F 5

Zhduken 30 vajza nga familjet

Alarmi mbërrin në polici, nuk janë në asnjë shtet F 7

Krimi trondit policinë

Maskat në ofensivë. Mbledhje urgjente në Ministri F 8

“Ngjela”, Berisha të plasin të hënën

Gjinushi kërkon raportin final javën e ardhshme F 2

SFIDA E MADHE. Ish nënkryetari i PS zbulon të fshehtën: Kemi gati strukturën

Grupimi anti-Nano, në Kryesi: “Kemi mbështetje të gjerë në vend” Faqe 3