Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 9 Maj 1998

Vlorë, tension nga PD

Drejtori i Policisë: Fikën nga konfrontimet. Nuk garantonim tubimin Faqe 3 Nga Miro Mifol Sot, për herë të tretë në Vlorë e rreth saj, parashikohej një manifestim kundër qeverisë nga mbështetësit e Partisë Demokratike nën drejtimin e kryetarit të saj, ish-presidentit Sali Berisha. Siç ka ndodhur para e pas tubimeve të tjera, policia organizuan një sërë masash, por dhe deklaratash se janë të pafuqishëm të garantojnë sigurinë për këtë lloj demonstrate. Vlora gjatë gjithë javës ndodhej para një shtimi opozitar, nga persona non grata, për veprime banditeske e antishqiptare ndaj kombit e vendit. Tensioni dhe revolta e indinjata në qytet i tejkaloi arrdhjet e tyre. Veçanërisht reagonin e indinjohej qyteti i Vlorës kundër ardhjes atje të atij që u bë sinonim i shkatërrimeve e i gjëmës në ish-kryeqendrën e naftës. Për ironi, zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike u shprehën se veprimet e tyre në jug e në veçanti në Vlorë e bëjnë për të mbledhur partinë, po dhe për të demaskuar qeverinë e sotme ndaj krizave e anarkisë që ajo po përjeton e ndodhet. Mirëpo kjo frymë po hynte në shtegun e ngjarjeve të marsit, vetë kjo frymë lëre të kuptohet qartë nga një deklarim që i bënte gazetës sonë zëdhënësi i PD-së, Ferdinand Xhaferraj. Kësaj here për të zbutur përfundimisht protestat me armë derisa krejt të mbarojë qeveria e Fatos Nanos. Duke parë një ditë më parë, në lëvizje të vrullshme e kryesisht në qytetin e Vlorës, drejtues e anëtarë të opozitës, forcat policore ndërmorën një sërë masash rreth së premtes. Jo vetëm kaq, por për të kaluar në disa plane, për të ndalur e zbutur turmat që do bashkoheshin gjatë ditës së shtunë në Vlorë u vu edhe postblloku që mblidhte kartat e taksave të të gjithë atyre që me makina merrnin rrugën nga jugu për në Vlorë. Edhe tani, në këtë prag para një dite të vështirë për të gjithë e në mënyrë të veçantë për rendin e të qetësinë publike, Këshilli i Ministrave i bëri thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike të mos organizojnë e të mos marrin pjesë në tubime e veprimtari që nxisin dhunë e trazira. Duke e cilësuar një situatë të tillë si një tentativë për destabilizim dhe sfidë ndaj shtetit ligjor, Këshilli i Ministrave theksoi se ato akte janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet shqiptare. Me një deklaratë, Drejtoria e Rendit Publik të Vlorës ka bërë të ditur se nga e premtja duke marrë shkas prej prirjes së saj dhe nga veprimet e saj për të prishur rendin dhe qetësinë publike në qytetin e Vlorës, është ndaluar hyrja në qytetin e Vlorës e ish-kryetarit të degës së PD, Vasil Bedin. Ende tani, për të ndaluar më tepër hyrjen në Vlorë të deputetëve të opozitës dhe të eksponentëve të saj që nxisin trazira e paqëndrueshmëri, është bllokuar hyrja kryesore e qytetit me postblloqe. Për të bllokuar hyrjen në Vlorë gjatë ditës së shtunë dhe për të penguar hyrjen e forcave të opozitës së kryesuar nga ish-presidenti Berisha, policia e rendit dhe shërbimi informativ janë vënë në gadishmëri të plotë. Ndërkaq, forcat policore kanë filluar që prej paradites së djeshme, të shoqërojnë e kontrollojnë automjete e autobusë nga Tirana në mënyrë të veçantë. Ende tani, autoritetet policore i bëjnë të qartë të gjithë qytetarëve vlonjatë se, sipas tyre, simpatizantët e opozitës nuk do të futen dot në qytet gjatë ditës së shtunë për manifestimin, ndonëse ky i fundit ishte deklaruar për të enjten, por më pas nga organizatorët është shtyrë për ditën e sotme. Refuzojnë z. 7.7 milionë dollarë fitime në vit; Renditemi të parët në botë për të ardhurat nga numri i popullsisë Azem Hajdari në konferencën për shtyp pas ngjarjes së të hënës së fundit
Miro Mifol Sali Berisha Ferdinand Xhaferraj Fatos Nano Vasil Bedi Vlorë Tiranë

Gano: O makinen e Nanos, ose...

Kreu i policisë ultimat[um?] varëse për “vjedhjen” Kreu i policisë ultimatum vartëse për “vjedhjen” Gano: O makinën e Nanos, ose... F 7
Gano Nano