Pas nxjerrjes nga Kabineti, Kryekëshilltari ekonomik spostohet nga konferenca e Selanikut. Faqe 2
Pas nxjerrjes nga Kabineti, Kryekëshilltari ekonomik spostohet nga konferenca e Selanikut
Faqe 2
Ankthi “Vlora” mbaroi
NGA EMIN BARÇI
Vlora dhe PD dje arritën fitore historike. Për PD mbaroi dhe ëndrra e keqe me emrin e kryeqytetit të revolatave kundër tyre. Ndërsa Vlora fitoi vetveten, duke treguar se ka vendosur të jetojë të sotmen. Pikërisht dje vlonjatët treguan se kanë arritur të stabilizojnë raportet mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, në mënyrë dialektike.
Pas provës me sukses që bënë dje Pollo, Topalli, Hajdari, edhe Berisha duket se i ka të hapura portat e qytetit të protestave antipresidenciale. PD përfundimisht, pas një riti, shënon me ngjyrë blu, të gjithë territorin e vendit në hartën e saj politike. Vetëm dhjetra vetë që gjuanin me gurë militantët demokratë, ishin pak për të thënë se Vlora e urren tashmë PD. Ashtu sikundër 800 pjesëmarrësit në miting (një pjesë e mirë të importuar nga rrethet e tjera) nuk mund të simbolizojnë ndonjë dashuri të ringjallur vlonjate ndaj opozitës së sotme. Tani që PD shkeli në Vlorë, mund të bëhen pyetje dhe hipoteza nga më të ndryshmet. Ndoshta Vlora ka harruar se piramidat, skafet, prostitutat dhe droga filluan në atë qytet dhe me bekimin e Berishës. Ndoshta vlonjatët kanë harruar se prej fenomeneve të mësipërme u vra Artur Rustemi, u derdhën kundër gjithë qytetit SHIK-u dhe forcat speciale. Duket sikur nuk bëjnë më përshytyje konfrontuese kujtimet mbi Zanin e Gaxhain, të mbyturit e Orant(os) dhe të vrarët në rrugën e skelës. Por ka edhe një logjikë tjetër; Vlora dje vendosi të jetojë të sotmen. Menefregizmi qytetar që rezultoi dje, tregon se hallet e të sotmes janë më jetike se kujtimet apo hakmarrja ndaj së djeshmes. Kursimet e gropës piramidale, mungesa e theksuar e vendeve të punës, çmimet që rriten më shpejt se të ardhurat, e ardhmja që diskutohet vetëm në tryeza para kamerave televizive, zëvendësojnë vajet hakmarrjendjellëse të varreve me ulërimat e stomakut bosh dhe mornicat e trupit të veshur.
Vlora dje i tregoi pushtetit të sotëm se bigrafitë politike (sado të zeza qenkan) i përdorin vetëm politikanët kundër njëri-tjetrit, ndërsa populli kërkon zgjidhje për momentin dhe të ardhmen. Futja e PD në Vlorë, natyrisht nuk do të thotë vota për Berishën, ndërsa nga ana tjetër është një apel (ose protestë pasive) ndaj koalicionit qeveritar që punët të mos i krahasojnë me katarahun e pushtetit të përmbysur, por me nevojat dhe aspiratat e njerëzve.
OSBE fut PD në qytetin e Vlorës
Gratë e Vlorës para autokolonës së makinave të PD në urën e Mifolit. Foto GENT SHKULLAKU
Terroristë islamikë në Shqipëri
Policia i ka identifikuar, por nuk kapen
Rreth 1800 të huaj, të dyshuar si kriminelë, jetojnë këtu. Ndërsa 300 të tjerë hyjnë dhe dalin. Meren me terrorizëm e drogë
Rreth 1800 të huaj, të dyshuar si kriminelë, jetojnë këtu. Ndërsa 300 të tjerë hyjnë dhe dalin
Meren me terrorizëm e drogë
Rreth 300 shtetas të huaj që hyjnë e dalin lirshëm i përkasin kontigjentit të implikuar me akte terroriste dhe me trafikun e drogës jashtë dhe brenda kufirit tonë. Janë rreth 1800 persona të dyshuar nga policia të cilëve nuk iu dihet asnjë adresë e vërtetë, nga ku 35 përqind e tyre i përkasin vendeve islamike. Për rreth 300 personat, policia shqiptare, me ndihmën e të dhënave nga policitë e huaja, ka mësuar se janë autorë të implikuar në akte terroriste dhe me trafikun e madh të drogës këtu.
F 8
RAMIZALIA, ekskluzivisht për “Koha Jonë”
NATO në Shqipëri, vari i Kosovës
F 4-5
Superaksioni i policisë: Shtatë në qeli për BENZ-in e Nanos
Mes tyre edhe vjedhësi
F 7
Superaksioni i policisë:
Mes tyre edhe vjedhësi
Shtatë në qeli për BENZ-in e Nanos
F 7
Ministri i Rendit Teta, intervista e parë në shtyp