12/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 maj 1998

Ministrat kundër Nanos

HAPEN LETRAT. Gjysma e qeveritarëve aktualë, në fraksionin e ri të PS Në listë edhe të sapoemëruar. Në krye të tyre një emër i madh surprizë Faqe 3 HAPEN LETRAT. Gjysma e qeveritarëve aktualë, në fraksionin e ri të PS Ministrat kundër Nanos Në listë edhe të sapoemëruar. Në krye të tyre një emër i madh surprizë Faqe 3

Rrethimi i Nanos

Më shumë se nga mosrespektimi i kontratës së bërë me shqiptarët para 29 qershorit, kryeministrit Nano rreziku duket se po i vjen nga një drejtim që ndoshta nuk do ta kishte menduar kurrë. Në mënyrë të papritur, lideri socialist, pushteti i të cilit në radhët e partisë së tij vlerësohej si i padiskutueshëm, aktualisht e shikon veten të rrethuar me kundërshtarë nga të gjitha drejtimet. Fillimisht kundër tij u krijua fronti i militantëve të partisë, të zhgënjyer nga përmimi i liderit të partisë në drejtim të tyre, pas marrjes së pushtetit. Pas kësaj, me përpjekjet për ta devijuar partinë nga pozicioni i saj si një forcë në mbrojtje të shtresave të paprivilegjuara, duke i imponuar si “bibël” programin e djathtë të qeverisë që kryeson, Nano krijoi një hendek të thellë edhe me bazën e partisë, e cila ndoshta ishte dhe kontingjenti më i prekur nga politikat ekonomike të qeverisë. Mënyra si veproi Nano në forumet e rëndësishme të partisë për të imponuar mendimin e tij tregoi qartë se ai ishte i ndërgjegjshëm që mbështetja e bazës kishte kaluar në favor të kundërshtarëve të tij. Në këtë rast kryeministri “modern” ka nënvleftësuar ndikimin e mendësive tradicionaliste edhe në politikë. Gjithshtu, edhe ndryshimet në qeveri, në vend që t’i a forconin atij poziten, duket se bëjnë efekt të kundërt. Ndërsa pritej largimi i disa prej ministrave aleatë, i emrave të lakuar shpesh për mosrealizimin e paaftësi, apo dhe për implikim në kontrabandë e veprime të tjera abuzive, në mënyrë fare të papritur, pa asnjë motivacion bindës shkarkohen figura të njohura të PS, disa prej të cilëve edhe me reputacion. Me këtë lideri socialist e shtoi kontingjentin e radhëve të kundërshtarëve të tij. Në fakt, disa prej të shkarkuarve, dikur mbështetës të zjarrtë të tij, tani janë shndërruar në kundërshtarë të rreptë. Ndryshta duke menduar ta neutralizonte krahun e kundërshtarëve të hershëm të tij në PS, Nano ndërroi në kabinetin aktual të kërkuar edhe disa prej eksponentëve “antimacoinistë”. Po nuk është ndonjë (udi që këta në një moment kyç, të kthejnë armët sërish kundër tij duke u bashkuar edhe një herë me miqtë e vjetër. Për më tepër, krijimi i një fronti të tillë të gjerë, “antiNano” brenda vathe të tij, mund të jetë me pasoja serioze po të kihet parasysh fakti se PS ndodhet në prag të fushatës së zgjedhjeve në parti. Në këtë rast ai ndjehet shumë më i rrezikuar sesa nga lufta politike e Berishës, e cila, deri para pak kohësh, më shumë i ka shërbyer sesa e ka dëmtuar. GAVROSH LEVONJA

Tritol mbi fëmijët e gazetares së KJ

Godina e redaksisë së gazetës “Koha Jonë” dje në 2 mars 1997

Tërmet në Ministrinë e Rendit

Lëvizin gjashtë zyrtarë të lartë të policisë Lista e ndryshimeve: Ikën Sokol Bare e Hasan Ahmetaj. Ilir Çano zëv/Ministër, Fadil Canaj Drejtor Rendi dhe Arben Ujka, kreu i Tiranës Publik. Drejtora drejtorish, shefa të lartë e deri tek drejtori i policisë së Tiranës do të lënë karriget. Disa prej tyre ngrihen në zyra të tjera të ministrisë, ndërsa të tjerët ende nuk dihet se ku do të përfundojnë. Ende nuk është mësuar lëvizja më e përfolur e javëve të fundit. Ndërsi është konfirmuar largimi i Sokol Bare nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ende nuk është mësuar se cili do ta zëvendësojë. F 6

Ftesë për Nanon në Oslo, nisin procedurat Socialistët në Internacionale F 5 Parlamenti me dy dhoma. Imami kundër Majkos Kushtetuta, çarje në koalicion F 5 Brenda një muaji qeveritarët do tregojnë xhepat Kontrolli Shtetit heton ministrat F 3 Kërkonte 1.5 milion lekë. Përdhunon në vendin e shenjtë Merret peng zyrtari i OSBE F 7 Prokuroria kërkon arrest pa afat Alimuçaj sot në Apel F 7 Nëna denoncon kunatin 20 vjeçar Seks me mbesën e mitur F 9 Kakavijë, për katër muaj janë ndaluar 400 Kufi, kapen edhe 70 kurdë F 11