Intervistë e liderit të PD në shtypin italian. “Ja si erdhi Mafia në pushtet”
Italianët përgjigjen: “Ish Presidenti shqiptar, qesharak” Faqe 3
Intervistë e liderit të PD në shtypin italian. “Ja si erdhi Mafia në pushtet”
Berisha: Nano mafioz
Italianët përgjigjen: “Ish Presidenti shqiptar, qesharak”
Faqe 3
PD, jo vetëm e Berishës
Me vizitën që parashikohet të zhvillojë të shtunën në qytetin e Beratit, pas Gjirokastrës dhe Vlorës, lideri i PD, Berisha rrezon edhe një tabu tjetër, kur është fjala për jugun e Shqipërisë, të cilin gjatë fushatës elektorale të një viti më parë nuk mund ta shkelte.
Turnetë elektorale që po ndërmerr PD në qytetet e jugut, tani, në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale, me apo dhe pa Berishën tregojnë se partia më e madhe e opozitës ndodhet në një proces rikuperimi të pakthyeshëm. Ndryshe nga muajt e parë, kur në mungesë të argumentave propaganda e PD nuk ishte bindëse, tashmë qeveria e koalicionit të majtë i ka ofruar opozitës material të konsiderueshëm për ta kritikuar. Kjo ka bërë që ndjenjat e urrejtjes apo të pakënaqësisë në drejtim të PD, të davariten më shpejt nga ç’mendohej në një moment të parë. Po, ajo që të bie në sy këto kohët e fundit duke ndjekur këtë rritje të PD është se pak nga pak po zhvlerësohet ideja se kjo është parti e Berishës, se pa të eksistenca e saj nuk mund të kuptohet, etj. Njerëzit e rinj që ndodhen në krye të partisë pak nga pak po krijojnë personalitetin e tyre dhe natyrisht edhe “fansat” nga radhët e simpatizantëve. Mitingu i zhvilluar në Vlorë ishte treguesi më i mirë në këtë aspekt. Pollo dhe të tjerët me paraqitjen e tyre para elektoratit përditësl vlonjat treguan se nuk ishin më poshtë se “karizmatiku” Berisha edhe përsa i përket nxjerrjes së entuziazmit, pa bërë fjalë për forcën e argumentimit të ideve të tyre. Ndosh-ta duke shkuar në Berat, Berisha mund të ketë sjellim të rivlerësojë edhe një herë diferencat që ekzistojnë ndërmjet tij dhe bashkëpunëtorëve më të afërt, të cilët në Vlorë arritën një sukses të cilin ai, ndoshta mund t’ua ketë edhe zili. Megjithatë, eksperienca e Vlorës duhet të shërbejë që lideri i PD të lerë gjithnjë e më shumë hapësira për pjesën tjetër të lidershipit. Një gjë e tillë do t’i shërbente krijimit të një uniteti real në radhët e partisë dhe jo të imponuar. Veç kësaj, kjo, jo vetëm do të rriste efektivitetin e luftës politike të partisë, po nga ana tjetër do ta çlironte Berishën nga shqetësimi se sulmeve të kundërshtarëve qeverisë i kthej tani janë përqëndruar vetëm mbi të. Po zbritjet gjithnjë e më të shpeshta të PD në qytetet e jugut në një farë mënyre tregojnë se krahas saj po rritet dhe vetë shteti. Do të ishte gabim të injorohej roli i tij në zhvillimin normal të aktiviteteve të PD në ato zona ku disa muaj më parë edhe një aktivist i thjeshtë i saj mund t’i nënshtrohej linçimit.
NATO, Flota e Gjashtë në brigjet shqiptare
Një autoblindë serb duke patrulluar në kufirin me Shqipërinë. Foto REUTERS
Arrestohen dy të rinjtë nga Tirana
BENZ-i i Nanos në Kavajë
Superaksioni i policisë ndalon në stadiumin “Besa” autorët e vjedhjes së bujshme të makinës së kryeministrit
E hëna pasdite ka qenë momenti final që coi në pranga autorët e kësaj vjedhjeje të bujshme. Astrit Mustafa 24 vjeç dhe Elvis Çomi 22 vjeç, që të dy banues të Tiranës, tashmë janë kontigjentë i Policisë. Hetimet paraprake të bëra nga Policia Hetimore e Kavajës rezultojnë se Mustafa dhe Çomi kanë pranuar se janë autorët e vjedhjes së “Benz”-it. Pasi u bënë veprimet paraprake, të dy të rinjtë nga Tirana u shoqëruan për në Tiranë. F 13
Kritikohet bojkoti i ish kryeministrit në parlament
Deputetët e PD kryqëzojnë Meksin
F 2
“Atentatorët mund të jenë arratisur me skaf”
Nano ngushellon gazetaren e “KJ”
F 2
Vizitë top sekret e grupit të hetuesve nga Roma
Antimafia italiane “ilegale” në Tiranë
F 6
Luftë bërrylash në ministrinë e Rendit Publik
Poker shefash në polici
F 6
Gjykata e arreston. Maniaku ishte analfabet
“Kam ngacmuar seksualisht mbesën”
F 7
Pas mjekimit në stomak rikthehet në Durrës
Zani në spitalin e burgut
F 9
Uzina blihet 7 milion lekë dhe shitet 370 mijë USD